New York, 6 shtator 2019: (Me rastin e 22-vjetorit të largimit nga kjo jetë) – Këto muajt e fundit kur shoh në ekranet televizive gjithë ato demonstrata dhe protesta në Hong Kong më kujohet Nëna Tereze.Gjatë takimit të fundit në qershor të vitit 1997 Nëna Tereze një pjesë të madhe të kohës foli për mundësitë e themelimit të disa misioneve të saj bëmirëse në Kinë. Ajo ishte shumë entuziaste se pas Marrëveshjës midis Hong Kongut dhe Kinës, do të hapë misione të tjera në Kinë. Nënë Tereza tha se këtë Marrëveshje do ta nënshkruajnë: Hon Kongu, Kina dhe Britania e Madhe, për arsye se Hong Kongu kishte qënë koloni britanike për pothuajse një shekull e gjysmë. Një përqëndrim aq i vemendshëm i Nënës Tereze për Kinën për mua ishte diçka e tepërt, pavarësisht se ajo kishte shumë të drejtë. E ndërrova temën e bisedës duke kaluar tek Shqipëria dhe problemet shqiptare. Ajo e përfilli menjëhërë deshirën time. Dhoma e saj e pritjes ishte shumë e thjeshtë. Aty kishte një tavolinë dhe katër karrika prej druri. Në murin e e dhomëpritjes kishte hartatat e të gjitha kontineteve. Kudo që vepronin misionet e Nënës Tereze ishte ngulur nga një gjylpërë. Ato gjylpëra ishin vendosur në qytetet: Pejë,Shkup,Tiranë,Shkodër, Durrrës, Elbasan,Korçë dhe Pukë. Në qershor të vitit 1997, Shqipëria ishte përfëshirë në një krizë të madhe politike, Me 13 mars të vitit 1997 i kisha dërguar Nënës Tereze një telegram në Indi për t’ia bërë të ditur se atdheu i saj Shqiëria ishte në rrezik. Gjatë bisedës Nënë Tereza tha se ishte në dijeni për krizën poltike në Shqipëri dhe në udhë e sipër nga India për në Shtetet e Bashkuara Nënë Tereze kishte kërkuar të ndalej në Shqipëi për të biseduar me udhëheqësit e atij vendi për mundësinë e një marrëveshje për paqë dhe mirëkuptim. Por mjekët nuk e kishin lejuar, ngase nuk ishte mirë me shëndet. Ajo ishte shumë e shqetësuar për mundësinë e shpërthimit të një anarkie në Shqipëri. Bile në atë moment ndërsa po bisedonim për Shqipërinë, motra Nirmala Joshi ndërhyri në bisedën tonë. Ajo tha se në Pukë,rebelët shqiptarë kishin plaçkitur misionin e tyre bëmirës. Nëna Tereze nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë çështje, por vetëm tha këto gjëra ndodhin në anarki. Nëna Tereze bisedoi me mua me zë të ulët për kujdesin dhe interesimin që kishte treguar për Shqipërisë dhe popullin shqiptar. Ajo tha se kurdoherë ishte takuar me udhëheqësit e lartë botërorë kishte biseduar për shqiptarët dhe problemet e tyre. Në mënyrë të veçantë përmendi Papa Gjon Palin e Dytë. Ajo tha se Papa Gjon Palin e Dytë e kishte ftuar për të marrë pjesë në meshën solemne që kishte celebruar në Shkodër gjatë vizitës së tij me 25 prilli të vitit 1993. Papa Gjon Pali i Dytë i kishte telefonuar Nënë Tereze në Kalkutë për të qënë e pranishme në Shqipëri atë ditë. Ajo tha se qeveria shqiptare e kishte ftuar gjithashtu për vizitën e Papës Gjon Palit të Dytë. Nëna Tereze tha se ky Papë e nderonte edhe më shumë popullin shqiptar për nderimet dhe respektin që kishte për të.
Këto vitet e fundit njerëzimi po përjeton mbase ditët më të vështra të historisë,qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Numri i refugjatëvë është më i madh se asnjëhërë në historinë e njerëzimit. Numri i tyre ka arritur në 70 milionë veta. Sot më shumë se kurrë po vazhdon gjenocidi, dhuna e vrasjet në shumë vënde të botës, bile edhe në vendet e përparuara qytetarët e lirë dhe të pafajshëm janë në shënjestër të terrorizmave të brëndshme dhe të jashtme. Urrejtjet fetare dhe etnike janë të dukshme kudo. Nëna Tereze ishte kundër kërtyre fenomeneve antinjerëzore. Ajo kishte luftuar varfërinë më shumë se askush tjetër në botë. Një pjesë e madhe e këtyre llahtarive po ndodhin vitet e fundit.
Komisioni i Nobelit i kishte dhënë Çmimin Nobel për Paqë por me vonesë,ngase misioni i saj kishte qënë më shumë humanitar dhe bëmirës.Nobeli nuk jepte çmime për veprimatari të tilla. Biografi anglez i Nënës Tereze Malcolm Muggeridge i kishte dërguar Komitetit të Nobelit lutjen për Çmimin Nobel për Paqë qysh në mesin e viteve 70. Nëna Tereze dhe Presidenti amerikan Jimmy Carter kishin qënë kandidatët final të Nobelit për vitin1979. Më në fund ata kishin vendosur që çmimi i atij viti t’i jepej Nënës Tereze. Ajo kishte punuar shumë edhe për paqë në botë. Por politika kishte bërë punën e vet, duke ua dhënë këtë çmim shumë personaliteteve të mbrapshta me një të kaluar kriminale. Nëna Tereze kishte vizituar shumë vende komuniste dhe kishte biseduar me shumë personalietete politike të atyre vendeve. Në vitin 1985 Nëna Tereze ishte takuar në Pekin me kryetarin e Kinës Ten Xiaoping. Ai e kishte pritur mirë dhe kishin biseduar gjërsisht për mundësinë e hapjeve të misioneve bëmirëse në disa qytete të Kinës. Djali i Ten Xiaopinit vuante nga një lloj paralize. Nëna Tereze i kishte thënë babait Ten se ajo do t’i lutej Zotit për shëndetin e tij, edhe pse ata ishin komunistë dhe ateistë. Ata kishin fituar një përshtypje të mirë për sjelljet dhe lutjet e Nënës Tereze. Kështu kishte vepruar Nëna Tereze edhe me udhëheqësin e Kubës Fidel Kastro. Nëna Tereze ishte shumë e qetë dhe e dashur me diktatorët qofshin të majtë ose të djathtë. Ata e ndjenin mirë veten në praninë e saj dhe nuk ndjenin asnjë lloj kërcënimi. Presidenti diktator i Shqipërisë Ramiz Alia kishte thënë se kurrë në jetë nuk ishte ndjerë aq mirë si gjatë takimit me Nënën Tereze. Ai i kishte thënë një miku të tij besnik që atë moment kur ishte takuar me Nënën Tereze ishte ndjerë si fëmijë, dhe se në trupin e tij në atë çast ishte paralizuar çdo qelizë politike. Ajo kishte një përvojë të madhe nga luftërat dhe mosmarrëveshjet midis Indisë dhe Pakistanit,pastaj mosmarrëveshjet e Indisë me Bangladeshin. Nënë Tereza kishte përjetuar në Kalkutë krizën e refugjatëve nga Pakistani. Asnjë personalitet në botë nuk kishte më shumë përvojë me krizat më të ndryshme të botës. Ajo merrte pjesë fizikisht në frontet e luftës, siç ishte rasti i luftimeve midis forcave izraelite dhe palestineze në Bejrut në gushtin e vitit 1982. Forcat ajrore izraelite kishin sulmuar qytetin dhe një spital ku gjendeshin më shumë se 100 libanezë dher palestinezë të prekur nga smundjet mendore. Një pjesë e madhe e tyre e kishte braktisur spitalin,duke u përhapur nëpër rrugët e Bejrutit,ndërsa një pjesë tjetër ishin ngujruar në atë spital të shkatrruar nga bombarimet. Ajo me tri motra të saj kishin kaluar nëpër breshërin e të shtënave të palëve ndërluftues dhe kishin arritur në atë spital. Në rrugë e sipër për në vëndin e ngjarjes Nëna Tereze kishte biseduar me udhëhqësin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës Jaser Arafat. Ajo kishte kërkuar prej tij në mënyrë kategorike të ndalonte luftimet që të arrihej një armëpushim. Ajo kishte qëne shume e ashper me Jaser Arafatin.Lajmet ndërkombëtare njoftonin gjithë ditën për heroizmin e saj nëpër rrugët e përgjakshme të atij qyteti të rrënuar. Kështu kishte vepruar Nëna Tereze edhe në Luftën e Irakut në vitin 1991. Gjatë periudhës së bombardimeve Nëna Tereze gjëndej në Bagdad duke mbledhur dhe strehuar fëmijët e plagosur dhe jetim. Kurdo dhe kudo kishte kriza për shpërthimin e luftërave Nëna Tereze ndërhynte tek autoritetet më të larta të vendeve që mund t’i parandalonin ato kriza. Nëna Tereze kishte lidhje të përzëmërta me autoritetet më të larta të Kombeve të Bashkuara,kështu që ndërhynte pa vonesë tek Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Organizate Botërore, pastaj tek Selia e Shejtë dhe pranë Shtëpisë së Bardhë.Pas takimeve të Nënës Tereze me diktatorët komunist shumë nga ato vende pranuan misionet e saj bëmirëse duke filluar edhe hapjen e institucioneve fetare. Kështu kishte ndodhur edhe me Shqipërinë. Edhe Kuba pas vizitës së Nënës Tereze filloi ndryshime në mbështetje të lirisë fetare dhe shoqërore.Edhe diktatorët e djathtë ishin shumë të sjellshëm me Nënën Tereze. Diktatori Saleh i Jemenit i kishte krijuar kushte të favorshme për hapjen e misioneve të saj bëmirëse në Jemen. Nëna Tereze ndërhynte edhe në vende ku kishte katastrofa natyrore. Ajo u gjet menjëhrë në tërmetin që kishte goditur qytetin Jerevan të Armenisë. Nëna Tereze kishte shkuar edhe në Çernobil të Bashkimit Sovjetik pas shpërthimit atomik në atë qëndër bërthamore. Nënë Tereza shkonte menjëhërë në vendin e ngjarjes për ndihma urgjente. Ajo kishte themeluar misionet e saj pothuajse në të gjitha vendet e botes, bile në rajonet më të pazhvilluara dhe më të prapambetura. Përveç shërbimeve të mëdha Nënë Tereza gjithë kohën i lutej Zotit për shpëtimin e popullit në ato kriza. Zonja shumë e njohur amerikane Susan Conroy në librin e saj “Duke u lutur me Nënën Tereze”(Praying with Mother Tersa) thotë: “Ndërsa lufta po vazhdonte në Lindjen e Mesme një ditë, Nëna Tereze po bisedonte me ne. Ajo tha diçka që nuk mund ta harroj kurrë. Duhet të fluturojmë me aeroplan përmbi Lindjen e Mesme, dhe duke shikuar poshtë tokën do të lutemi për paqë në ato vende. Unë qëndrova pranë saj në heshtje të mahnitshme, duke e shikuar drejpërsëdrejti në sy. Solemnisht dhe sinqerisht ajo tha përseri. Të fluturojmë mbi Lindjen e Mesme, duke shikuar poshtë tokën dhe duke u lutur për paqë në këtë vend. Misioni i fluturimit tonë përmbi Lindjen e Mesme ishte një mision engjullorë, kështu e kuptova unë thotë zonja Conroy. Dashuria nuk ka kufijë,ajo duhet të jetë e lirë të shkojë kudo në botë. Unë e kuptova se ky ishte një mision paqeje. Nëna Tereze shikonte poshtë dhe lutej me gjithë sinqeritetin e shpirtit te saj për ato vende të shkatrruara nga luftërat. Kurrë në jetë nuk kisha dëgjuar për një mission të tillë. Lutjet e saj ishin të natyrshme ngase dilnin prej gojës së një shëjtreshe të gjallë. Ky është kujtimi im më i paharrueshëm dhe më i bukur me Nënën Tereze. Në këtë rast Zoti bëri mrekulli dhe brenda dy ditësh lufta mori fund”.
Nëna Tereze ishte krijesa njerëzore më e përsosur e të gjitha kohërave. Askush nuk mund të krahasohet me Nënën Tereze. Ajo veproi në të gjitha vëndet e botës. Themeloi misione edhe në fshatrat më të mbrapambetura të Indonezisë, të Afrikës dhe Amerikës Qëndore e Jugore. Në vendin më të pasur të botës në Shtetet e Bashkuara themeloi 78 shtëpi bëmirëse. Për Nënën Tereze nuk ekzistonin kufijtë fetar,rracialë, etnikë ose klasorë. Ajo i nderonte të gjithë njësoj. Punoi rrafsh 70 vjetesh për të mirën e njerëzimit. Mirësit e saj ishin universale. Në këtë epokë krizash e turbullirash të mëdha Nëna Tereze do të ishte një ndihmë urgjente e veçantë për njerëzimin,sidomos për refugjatët,për të vrarët dhe të plagosurit në luftëra ose katastrofa natyrore. Ajo ishte nëna e të mjerëve dhe e të shtypurve nga diktaturat e majta ose të djathta. Nëna Tereze nuk kishte respekt për të pasurit që nuk ndihëmojnë të varfërit. Me shpirtin e saj të shejtë, Nëna Tereze sikur të ishte gjallë do t’i kishte ndaluar ose parandaluar shumë kriza në botë. Ato ditët e mortit të saj para 22 vjetësh shumë përsonalitete botërore paralajmronin humbjen e madhe që do të pësojë njerëzimi pas mortit të saj. Nënës Tereze i kishte dhënë Zoti fuqi mbinatyrore për lutje dhe ndërhyrje perpara autoriteteve më të larta të botës. Para një çerek shekulli bëhëj pyetja; “Kush është njeriu që mund të flasë me Zotin”? Përgjigja ishte: “Vetëm Nëna Tereze mund të bisedojë me Krijuesin e Qiellit e të Dheut”. Këto dekadat e fundit kemi parë shumë ceremoni shëjtërimesh, po shëjtërimi i saj ishte shëjtërimi më i merituar nga të gjitha ato. Nënë Tereza ishte shejtëreshë e gjallë, që ishte rasti i parë në historinë e njerëzimit. Ishte gruaja më trimëreshë e shekullit. Ajo kishte thënë se nuk do të qëndrojë shumë kohë në parajsë ,sepse të varfërit e kësaj toke kanë nevojë për ndihmën e saj. Ato vepra nuk i bëri për t’u vendosur në parajsë, i bëri për të mirën e të mjerëve. Nënë Tereza ishte më shumë se shejtëreshë, ajo ishte profete. Nëna Tereze ishte nëna e gjithë njerëzimit. Ajo e nderoi gjininë femërore më shumë se asnjë grua tjetër gjatë gjithë historisë. Ajo e nderoi edhe rracën arbërore dhe duhet të jemi kryelartë që ishte bija dhe motra jonë. Me 5 shtator u mbushën 22 vjet qysh se shkoi në amshim. Ajo kishte thënë që do të kthehet përsëri në mesin tonë! Qindra miliona të mjerë,të sëmurë,të plagosur dhe të varfër kërkojnë ndihmën e saj.
Nënë Tereze lutu për ne,lutu për njerëzimin dhe popullin tënd shqiptar.