Tetovë, 25 nëntor 2019: Shqiptarët në Maqedoni, në çdo formë dhe me çdo mjet duhet ta ruajnë, mbrojnë dhe forcojnë identitetin e tyre kombëtar, përballë ndikimeve të fuqishme nga jashtë, të përkrahura dhe përhapura nga brenda përmes grupimeve politike dhe fetare në shërbim të këtyre politikave antikombëtare.
Partneriteti dhe vasaliteti janë dy gjëra të ndryshme, sidomos në politikë dhe qeverisje, por këtë dallim nuk e kanë bërë asnjëherë drejtuesit e partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, duke e përkthyer çështjen e partneritetit (të imponuar nga rrethanat) në interes të politikës ditore, interes partiak, personal dhe grupor, duke e dëmtuar gjithmonë interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar në këtë shtet.
Deri më sot, asnjë parti politike e shqiptarëve në Maqedoni nuk e ka bërë publike ndonjë marrëveshje me shkrim për pjesëmarrje në qeveri, me kushte dhe afate të caktuara për realizimin e të drejtave kolektive dhe për barazi të plotë të popullit shqiptar në këtë shtet.
Logjikës së drejtuesve të këtyre partive politike në stilin “siç duam, ne bëjmë”, qytetarët shqiptarë kanë filluar t’i përgjigjen në mënyrë adekuate: “bëni çfarë të doni, por pa ne!”
Përmes shumave të mëdha të parave që derdhin shërbimet e huaja sekrete ndër grupime politike dhe fetare të shqiptarëve në Maqedoni, dhe jo vetëm, për shtrirjen e ndikimit të tyre në këto hapësira, ato përpiqen t’i ndryshojnë rrjedhat normale të historisë, të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen.
A kanë shqiptarët strategji për t’iu kundërvënë kësaj politike shkombëtarizimi nga ndikimet e huaja, këtë përgjigje duhet ta japin vetë shqiptarët, sa më parë dhe me veprime konkrete, sidomos klasa intelektuale dhe politikanët e përgjegjshëm, të gjithë ata që kanë vetëdije kombëtare të palëkundur.
Postime të Lidhura
ADNAN ABRASHI: PRESIDENTËT SERB GJITHNJË GATUHEN NGA NJË BRUMË!
Prizren, 22. 05. 2012 – Shikuar nga një këndvështrim krejtësisht paradoksal dhe jashtë dukjes oficiale të politikave ditore,…
FADIL MALOKU: PSE GJITHË KY DEGRADIM I BRENDSHËM DHE REFUZIM I JASHTËM?!
Prishtinë, 11 shkurt 2018: Në Kosovë, “etiketën” e fajsisë për degradimin e ndodhur sistematikisht, për të gjitha këto…
VIRUSET ZOMBI!
VIRUSET ZOMBI! Nga Sheradin Berisha Shkencëtarët e oborrit elitarë financiarë, po paralajmërojnë një kërcënim të rrezikshëm nga viruset…
RËNIA E BAKHMUTIT – DËSHTIMI MË I MADH I UDHËHEQËSVE KOSOVARË NË SKENËN NDËRKOMBËTARE!
RËNIA E BAKHMUTIT – DËSHTIMI MË I MADH I UDHËHEQËSVE KOSOVARË NË SKENËN NDËRKOMBËTARE! Nga Behxhet Sh. SHALA…