JETOJMË NË KOHËN E PARADOKSEVE!

JETOJMË NË KOHËN E PARADOKSEVE!

Nga Prof. Enver N. Rexhaj, Prizren, më 19 nëntor 2026

Jetojmë në një kohë kur telefonat janë pa tela, por njerëzit gjithnjë e më pak të lidhur me njëri-tjetrin.

Kemi shumë mjete komunikimi, por pak biseda të sinqerta; shumë miq në rrjetet sociale, por pak miq në ditët e vështira.

Të rinjtë kanë ëndrra, por jo gjithmonë mundësi. Udhëheqësit kanë pushtet, por shpesh u mungon përgjegjësia.

Kemi shkolla, por jo gjithmonë arsimim; diploma, por jo domosdoshmërisht dije; shumë informacione, por gjithnjë e më pak urtësi.

Kemi shtëpi më të mëdha, por familje më pak të bashkuara; tavolina plot ushqim, por zemra bosh nga mirënjohja.

Kërkojmë të drejtat, por harrojmë detyrimet. Gjykojmë të tjerët, por justifikojmë gabimet tona. Kemi ngatërruar suksesin me pasurinë, dijen me diplomën dhe lirinë me mungesën e përgjegjësisë.

Ndoshta paradoksi më i madh është se kemi arritur të komunikojmë me gjithë botën, por kemi harruar të kuptojmë njeriun që kemi pranë.

Dhe, megjithatë, vazhdojmë të shpresojmë!

Por shpresa nuk mjafton. Duhet të ndryshojmë fillimisht veten.

Nuk na mungon përparimi, na mungon drejtimi. Nuk na mungojnë mundësitë, na mungojnë vlerat. Nuk na mungon teknologjia, na mungon njerëzia.

Në fund, pyetja nuk është vetëm në çfarë shoqërie jetojmë, por çfarë po bëjmë ne për ta ndryshuar atë.

Të mos bëhemi brezi që arriti shumë në teknologji, por humbi vlerat më themelore njerëzore!

————————–

MES PAPËRSOSMËRISË DHE VIRTYTIT: RRUGËTIMI DREJT TË BËRIT NJERI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura