Prishtinë, 3 dhjetor 2019: O Zot! Kjo nuk është vetëm një Nightmare! Është një gjë reale, por që nuk donim të na çfaqej as në ëndërrat më të këqija!
Po bisedonim e po bënim plane t’ia mësynim Vlorës këtë vit për ta festuar edhe ne qytetarët e Kosovës 28 Nëntorin e çmuar! Vite më herët këtë gjë e kishim parë vetëm në ëndërr, apo fshehurazi nëpër ekranet tona, kur dikush duhej të rrinte nën pullazin e shtëpisë dhe me mm ta mbante antenën në atë pikë ku na e sillte televizionin shqiptar në ekran! Ishin ato çaste ku ne ushqeheshim dashuri Mëme!
Por, këtyre viteve ëndërra u bë zhgëndërr dhe ne shqiptarët e të gjitha trojeve, po të na e mbanë gjepi, kemi mundësi lirshëm t,i mësyhemi rrugës së kombit dhe të shkojmë kudo që të na teket!Këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër , bëheshin plane, afroheshin oferta për shkuarjen në Vlorë!
E dijmë të gjithë-Nuk shkuam! U nisëm rrugës së kombit i madhë e i vogël !Por në Vlorë nuk shkuam!Drithërimat e 28 Nëntorit, u zhvendosën dy ditë më parë në shpirtërat tanë për të na bërë edhe njëherë fatkeq, për të na shkaktuar edhe njëherë trauma !
Ishin drithërimat e Tokës mëmë që skishin të ndalur !Fati i keq , kishte vendosur që në vend të Festës, gjithëçka të kthehej në fatkeqësi!…
Erdhi rrufeshëm Nëntori kësaj here! Dhe ashtu rrufeshëm na i morri me vete 51 shpirtëra njerëzish të afërt, njerëzish të dashur! Dridhjet e pandalshme, i bënë copë familjet! Disa nën rrënoja, të tjerët mbi to duke u përpëlitur me duar e me thonjë që t,i nxirrnin të vegjëlit e tyre nga foletë e rrënuara!
E ne! Pak ditë pas shkuarjes së tyre , i kemi pagëzuar me një emër të ri-Viktima!
O Zot po pse???
A nuk ishte mjaftueshëm varfëria e skajshme e jo shumë viteve më parë ?
Pse qenka e shkruar kështu?
Pse??…Edhe pasi u ngopëm bukë më ne fund dhe hoqëm dajakun nga koka, edhe pse ndërtuam shtëpi e pallate të bollshme e të bukura !Kishim vuajtur të shkretit!Ishim rritur pa mblojë e shtrojë të bollshme!Boll ishte vetëm nr i fëmijëve të cilëve u mungonte edhe kafshata e gojës!
I bëmë të gjitha!Ndërtuam shtëpitë, qamë kufirin dhe u bëmë prap bashkë me vajtje –ardhjet tona! Bëmë miq e shokë në Durrës, Tiranë, Milot, Kukës,e gjinthandej tokës Mëmë!
Pse na trondite e na mbushe tmerr këtyre ditëve? A nuk e ke kuptuar se muaji Nëntor për shqiptarët është muaji i Festave, por jo i tmerreve!A nuk e ke kuptuar seçdo muaj i vitit te shqiptarët ka një histori më vete !P.sh.muaji mars , në memorien shqiptare nuk sjellë vetëm lulëzimin e pranverës!Sjellë aromën e gjakut të shumë bijëve e bijave të këtyre trojeve!Muaji Prill nuk ka vetëm ngjyrat e blerta dhe cicërimën e zogjëve!Ka edhe ofshamën dhe lotin e Lokes kur u dasht me tesh e kotesh ,me boqen nën sqetull të lëshojë votrën ku kishte gatuar bukën në qerep dhe të mirrte botën në sy! A harrohet egsodi i para 20 viteve?
Vetëm muaji Nëntor ka bukurinë e tij!Krenar sjellë çdo vit të mbështjellur nën flamurinë kuq e zi gjithë domethënien e egzistencës shqiptare !Dhe ti o Zot!!Pse na e preke Nëntorin?
Pse Nëntorit tonë i solle 51 viktimat?Pse? Në vend të këngës na solle gjëmë?
Edhe ata donin t,i bashkoheshin festës tënde!Edhe ata kishin ëndërrat e tyre, dashurinë që e derdhnin për njëri-tjetrin!Donin që në festën tënde të duheshin e përqafoheshin me miq e shokë nga e gjithë Shqipëria!Donin të festonin….ishin Njerëz …e jo Viktima!
Pse,pse pse????