NEHAT MUSTAFA: MADHËSHTIA E NJËSITIT ‘MËRGIMI’

Pashtriku.org, 7 maj 2017: Më 5 maj 2017, në ditën kur u shfaq premiera e dokumentarit “Buka e UÇK’së – Historia e Njësitit të Logjistikës ‘MËRGIM’, i autorit Vangjel Kule, ish’ushtari i UÇK’së, Nehat Mustafa, në murin e tij në facebook, kujton me krenari madhështinë e veprimtarisë së Nëjsitit “Mërgimi”.
Lexoni kujtimin e tij:
“Veprimtaria dhe aktiviteti i Dëshmorit të Kombit Ilir Konushevci “MËRGIMI”, Komandantit Gani NUHA dhe e gjithë eprorëve dhe ushtarëve të Grupit të Logjistikës, në të vërtetë është vet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të prisje në bazat e UÇK-së në Veri të Shqipërisë me dhjetëra mijëra ushtarë të lirisë, të organizoje strehimin e tyre, ushqimin modest, stërvitjet elementare për më të rinjët, armatimin e tyre dhe në fynd kthimin në vatrat e luftës ishte një proces shumë kompleks dhe vështirë i imagjinueshëm për kohën e sotme.
Mund të bëhen edhe dhjetëra filma e dokumentarë, por as për së afërmi nuk mund të përshkruhet e gjithë madhështia e veprimtarisë së Grupit të LOGJISTIKËS. Vetëm ata dhjetëra mijëra luftëtarë lirie që kaluan përmes këtyre bazave mund ta përshkruajnë nëpër mendjet e tyre gjithë madhështinë e veprimtarisë së këtij GRUPI.
Dëshmori Ilir Konushevci “MËRGIMI” fitoi pavdekësinë. Ndërsa, Komandanti Gani Nuha mbetet një hero i gjallë, idealist i përhershëm, i nderuar dhe i respektuar deri në përulje për punën që ka bërë e vazhdon ta bëjë në të mirë të çështjes kombëtare.
PS: Edhe unë, së bashku me disa shokë nga Ferizaj ishim pjesë e një grupi të madh ushtarësh që qëndruam për 9 ditë në Bazën e UÇK-së në Fshatin HOXHAJ të TROPOJËS (qershor -korrik 1998). Nga aty i mbajmë mend GANIUN dhe të tjerët. Por, me këtë rast dua të përkujtoj ish udhëheqësin e grupit tonë, Dëshmorin e Kombit Ymer ALUSHANI “VOGLUSHI”, shokun e bashkluftëtarin tonë nga Ferizaj e me të cilin u nisëm së bashku, Vezir JASHARI “FLAMURI”, si dhe Dëshmorin e Kombit, bashkluftëtarin nga Ferizaj e që e takuam në Hoxhaj, Driton ISLAMI “TONI”.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Nder dhe respekt për Gani Nuhën dhe gjithë Luftëtarët e Lirisë!”

Mysafiri i Mëngjesit: Gani Nuha & Demir Demiri 05.05.2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura