HAZIR MEHMETI: MË 30 DHJETOR 2019 – SHKËLZEN DOLI NË VJENË ORGANIZON KONCERT BAMIRËSIE

Vjenë, 23 dhjetor 2019: Violinisti ynë me famë, i cili luan në Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli, së bashku me orkestrën e tij, anëtarë të filarmonisë së Vjenës, organizon koncert bamirësie në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Bashkorganizatore është Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe personalisht Z.Roland Bimo, ambasador. Koncerti mbahet me 30 dhjetor në ora 19:00, në Ehrbar Saal. Rruga: Muehlgasse 28-30, 1040, Vjenë. Linku ku rezervohen biletat direkt është i lidhur me xhirokonton dedikuar të prekurve nga tërmeti.
Një kënaqësi shpirtërore për mundësinë e ndihmës suaj dhe përjetim i veprës artistike të një solisti të madh shqiptar në zemrën botërore të muzikës klasike siç është Vjena.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura