Vjenë, 23 dhjetor 2019: Violinisti ynë me famë, i cili luan në Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli, së bashku me orkestrën e tij, anëtarë të filarmonisë së Vjenës, organizon koncert bamirësie në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Bashkorganizatore është Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe personalisht Z.Roland Bimo, ambasador. Koncerti mbahet me 30 dhjetor në ora 19:00, në Ehrbar Saal. Rruga: Muehlgasse 28-30, 1040, Vjenë. Linku ku rezervohen biletat direkt është i lidhur me xhirokonton dedikuar të prekurve nga tërmeti.
Një kënaqësi shpirtërore për mundësinë e ndihmës suaj dhe përjetim i veprës artistike të një solisti të madh shqiptar në zemrën botërore të muzikës klasike siç është Vjena.
Postime të Lidhura
DR.MOIKOM ZEQO: SINOPSE HISTORIKE DHE KULTURORE (2)
Tiranë, 12 shkurt 2018: EMRI BIBLIK I SARDËS SHQIPTARE Bibla e shenjtë është një kryethesar i jashtëzakonshëm kulturor…
LIRIKA E TRAGJIKËS SË HUMBJEVE DHE E RINGJALLJEVE PËRMES FJALËS
Nga Prend BUZHALA LIRIKA E TRAGJIKËS SË HUMBJEVE DHE E RINGJALLJEVE PËRMES FJALËS (Vëllimi poetik “Thikat e mllefit”,…
SHERADIN BERISHA: MONUMENTI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT NË SHESHIN ‘SKËNDERBEU’, NË QENDËR TË TIRANËS
Pashtriku, 9 mars 2020: Sheshi ‘Skënderbeu’ shtrihet në qendër të Tiranës dhe është sheshi më i madh në…
NOBELISTJA FRANCEZE ANI ERNO (Annie Ernaux)
NOBELISTJA FRANCEZE ANI ERNO (Annie Ernaux) një grua e cila për turpin shkruan pa kurrfarë turpi Nga Xhelal…