Pashtriku, 3 janar 2020: Kur e keqja dominon e mira vonon! Madje ajo fare në horizont nuk duket, sepse nga e keqja çdo ditë zhduket!
Për 20 vjet rresht partitë lideriste në këtë shtet (me kushtetutë të Ahtisarit) kanë ushtruar pushtet të pakufizuar, përmes nepotizmit, korrupsionit e abuzimit, dhe në këtë mënyrë kanë ndërtuar një sistem të kriminalizuar!
Pushteti i kriminalizuar i ka dhënë fuqi të keqes!
Dhe ne me të keqen e shtresuar, pa u trazuar jemi mësuar dhe në fund sikur jemi rahatuar!
Rrjedhimisht u bëmë imun ndaj të keqes, dhe për më tepër të keqen e bëmë kulturë jetese!
I dhamë krah e mbështeje!
Ne, të keqit në pushtet i thamë:
– bravo, se i zoti je;
– të lumtë, se je i qi… nane;
– je rrot same!
E çka s’i thamë tjetër!
Ndërsa të mirit vazhdimisht i kemi thanë – qyqan!
Tani, çka duam ne?
Të mirën e vonuar!
Nëse e duam të mirën e vonuar, ajo nuk vjenë pa mendësinë e ndryshuar!
Prandaj ta ndryshojmë mendësinë tonë ndaj të keqes, e cila për dy decenie ka dominuar, për t’i hapur rrugë të mirës së vonuar!
***
SHERADIN BERISHA: TA PASTROJMË BALTËN POLITIKE PËR T’I HAPUR RRUGË NDRYSHIMIT PËR ZHVILLIM EKONOMIK …
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9494