DR.LUFTULLA PEZA & DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E MINORITETIT GREK NË SHQIPËRI

Golem – Durrës, 21 janar 2020: Gjatë shekullit XVIII në Shqipëri njihet historikisht ardhja e minoritarëve grekë si fuqi puntore për pronarët e tokave në Shqipërinë e jugut. Shpesh minoritarët në Shqipëri dhe sidomos drejtuesit e tyre e quajnë veten “minoriteti etnik grek”, për tu paraqitur të vjetër, vendas, autokton, kur historia e tyre tregon shumë qartë, që janë të ardhur në truallin shqiptar, në ndryshim nga vendasit, që janë autokton.
Historia e minoritetit grek në Shqipëri është e shkruar dhe duhet të dihet nga të gjithë, por edhe nga vetë minoritarët grekë. Kjo ka rëndësi të madhe të dihet sidomos në kohën e tanishme, kur qarqe të caktuara greke i shtyjnë minoritarët ta ndjejnë veten jo si qytetarë të Shqipërisë, por të Greqisë. Shumë nga minoritarët grekë janë bërë vegla të interesave shoviniste greke në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Shembulli është i freskët, kur nëna e terroristit grek Kacifa, i vrarë nga policia në Bulerat, shpërtheu në sharje histerike kundra shqiptarëve. Ajo “bëri thirrje për luftë, teksa ju drejtua të rinjve që të rrëmbejnë armët e të luftojnë për tokën e tyre, që sipas saj është greke dhe të bashkohen me Greqinë”.
Këto sjellje të minoritarëve “fanatikë grekë” pengon ndjeshëm bashkëjetesën e shqiptarëve me minoritarët grekë dhe rrisin mosbesimin midis tyre.
Popullsia shqiptare nga pikëpamja etnike përgjithësisht duhet konsideruar e një natyre mjaft homogjene, ku vetëm 2 % e saj gjatë tërë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, përbëhej nga pakica të huaja greke, maqedonas, arumune, malazes e të tjerë. (Concil of Europe, ACFC/SR/II(2007)004 Annexes in Albanian, Strasbourg, 18 May 2007).

Njohtës mjaft i mirë mbi historinë e minoriteve në Shqipëri është profesor Beqir Meta, i cili duke u shprehur për historinë e minoritetit grek në Shqipëri (Meta 2013), shkruan:
“Popullsia grekofone, e cila kishte ardhur në Shqipërinë e Jugut në shek. XVII-XVIII kryesisht si bujq në pronat e bejlerëve shqiptarë arriti të konsolidohej, të zhvillohej dhe të shndërrohej në një minoritet kombëtar. Gjatë këtij procesi, pjesë e tij u bënë jo vetëm grekët e emigruar nga Greqia, por edhe individë të veçantë vllehë, që banonin apo u vendosën në kohë të ndryshme në zonën, ku sot jeton ky minoritet si dhe ortodoksë shqiptarë, që zbritën në zonën e Vurgut e të Dropullit nga malësitë përreth. Këta u greqizuan si rezultat i rrethanave historike, si ndikimi i fuqishëm i kishës greke, arsimi në gjuhën greke, kontaktet me Greqinë, nga veprimtaria politike intensive e qeverisë greke, por edhe nga kontaktet e përditshme dhe lidhjet e gjera me popullsinë grekofone si dhe martesat me të.
Pas formimit të shtetit shqiptar ky minoritet u konsolidua dhe u zhvillua më tej nga pikëpamja politike, ekonomike, kulturore e sociale. Ekzistenca, pronat apo të drejtat e tij themelore nuk u vunë asnjëherë në pikëpyetje nga qeveritë dhe shteti i ri shqiptar.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Greqia u përpoq ta përdorë këtë pakicë si një bastion për të ruajtur helenizmin dhe institucionet e tij në Shqipërinë e Jugut të cilat kishin si objekt final aneksimin e këtij territori. Ajo e përdori me kujdes minoritetin në tragjikomedinë vorio-epirote të viteve 1914-1915, ndonëse në krye të kësaj maskarade u përpoq të angazhojë ortodoksë shqiptarë grekomanë. Më vonë në vitet 1920-1924 ajo e nxiti minoritetin të bojkotonte dhe t’u kundërvihej proceseve shtetformuese, si dhe kombëtarizimit të institucioneve të ndryshme në Shqipëri. Minoriteti bojkotoi zgjedhjet e para politike të vitit 1921, kundërshtoi me forcë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe shërbeu si bastion i propagandës politike greke kundër arsimit kombëtar shqiptar në zonat përtej minoritetit.
Çfarë politike ndoqi qeveria shqiptare pas vitit 1921 me popullsinë grekofone?
Qeveria shqiptare ndoqi një politikë të matur dhe pas vitit 1921 arriti ta integrojë minoritetin grek në procesin politik, çka përbënte një sukses në stabilizimin e shtetit shqiptar. Njëkohësisht kjo përbënte një premisë për zhvillimin normal të kësaj popullsie dhe për marrëdhëniet miqësore me shtetin shqiptar. Minoriteti grek kishte proporcionalisht përfaqësuesit e tij në parlamentin shqiptar dhe merrte pjesë në të gjithë institucionet shtetërore, duke filluar qysh nga ministritë deri në organet e pushtetit lokal, të cilat në komunat dhe fshatrat greke ishin të zgjedhur nga popullsia vendase.
Qeveria shqiptare respektoi me rigorozitet pronat e minoritetit dhe nuk pati asnjë lloj shpronësimi të pjesëtarëve të tij. Përkundrazi pozita ekonomike e sociale e tij u përmirësua pas daljes së ligjit për imponimin e kontratës-tip midis pronarëve e bujqve që punonin çifligjet e tyre. Gjithashtu ajo i respektoi me skrupulozitet të drejtat religjioze, arsimore e kulturore të tij, duke krijuar kushtet për një afirmim të lirë të identitetit të tij kombëtar. Në zonën e minoritetit grek gjatë kësaj periudhe funksionuan si shkollat private apo komunale greke, që financoheshin nga donacionet greke, ashtu edhe shkollat greke, që financoheshin nga qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare, kontribuonte krijimit të klimës paqësore e miqësore në marrëdhëniet me minoritetin grek, jo vetëm që toleroi financimet e fshehta dhe të paligjshme që vinin përtej kufirit, por me gjithë shtrëngesën e buxheteve të saj financoi shuma relativisht të konsiderueshme për shkollat e minoritetit grek.
Përgjithësisht gjatë kësaj periudhe shteti grek nuk kishte se çfarë të kërkonte më tepër lidhur me përmirësimin e standardeve të lirive e të drejtave të këtij minoriteti, prandaj ai i pati duart e lira dhe i përqendroi përpjekjet në ruajtjen dhe avancimin e helenizmit në Shqipërinë e Jugut, duke ushtruar presion të fuqishëm e gjithfarësh mbi shtetin shqiptar. Ky presion vuri në vështirësi procesin e ndërtimit të institucioneve kombëtare në Shqipëri”.
Të dhëna të ngjajshme mjaft interesnate mbi minoritetin grek në Shqipëri jep studiuesi Fatos Veliu. Ai shkruan:
“Grekët janë të ardhur si bujqër në tokat e pronarëve gjirokastritë. Kjo është e vërteta e madhe, e cila plotësohet dhe me një fakt të ri, të siguruar së fundmi nga redaksia e gazetës “Java”. Janë pikërisht dokumentet arkivorë, të cilët janë përpiluar plot 70 vjet më parë, kur në Shqipëri ishte në drejtim pushteti mbretëror i Ahmet Zogut. Njihet tashmë saktësia dhe ashpërsia e administratës së shtetit të atëhershëm monarkik në drejtim të saktësisë së mbajtjes së dokumentacioneve zyrtare. Dokumentet në fjalë, që mbajnë siglat “tepër sekret” dhe që kanë qenë përpiluar pa ditur se një ditë do të shërbenin për pretendimet e reja të pasarëdhësve të atyre grekëve, të cilët do të vinin si argatë në tokat shqiptare, përbëjnë sot një argument të padiskutueshëm, në përgjigje jo vetëm të përfaqësuesit Geixh, por edhe të Presidentit aktual të Greqisë.
Historia greke në jugun e Shqipërisë, e cila ka variuar përmes aludimeve dhe kundëraludimeve të pafundme mbi pronësinë e tokave ku banojnë minoriteti i tyre, kanë bërë që historianët dhe politikanët e tyre të abuzojnë shumë, deri në çështjet më delikate që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Pretendimet absurde janë shpalosur sa herë janë paraqitur situata komplekse në marrëdhëniet politike.
Në këtë kontekst, dokumentet, absolutisht të vërteta, të siguruara nga thellësitë 70-vjeçare të kaskadeve të arkivave tona, flasin saktësisht jo vetëm mbi pronësitë e tokave të minoritetit të rretheve Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë, por përcaktohen dhe listat e sakta të të gjithë pronarëve të tyre, të cilët janë nga qytetet e Gjirokastrës, Libohovës, Delvinës, Sarandës, si dhe të fshatarëve të zonës së Rrëzomës në Delvinë.
Mbi bazën e këtyre fakteve dhe të tjerash si këto, vërtetohet se minoriteti grek që jeton në tokat e Dropullit dhe të zonës së Libohovës në Gjirokastër, si dhe ai që jeton në komunat Finiq, Aliko dhe Mesopotam në Delvinë e Sarandë, nuk janë gjë tjetër, por toka, që u takojnë në pronësi shqiptarëve, por që përdoren nga grekofonët, të cilë tani pretendojnë për shkelje flagrante të të drejtave që u bëhet nga ana e palës shqiptare. Për ilustrim mund të zbardhim njërin prej këtyre dokumenteve që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, Viti 1935, dosja 316, faqa 252.

Dokumenti
Pas këtij dokumenti të zbardhur dhe në faksimile, dokumenti i radhës varion me listat e përcaktuara në shkresën e mësipërme, të cilat përcaktojnë emrat e veçantë të secilit pronar, sasinë e tokave që ka në pronësi, kufirin e tyre, vendndodhjen, si dhe të dhëna të tjera identifikuese. Çdo listë është e regjsistruar dhe portokolluar nën siglën “tepër sekret”, si shkresë më vete. Konkretisht, emrat e pronarëve që mbizotërojnë në këto lista përcaktohen nga fiset Malile, Tozaj, Shehaj, Toska, Çarçani, Aliko… etj.
Po ashtu, në vazhdimin e dosjes së radhës, pra, 226, të Arkivave Qendrore të Shtetit që i përkasin vitit 1935, shpalosen radhazi hartat “tip gentplane” që evidentojnë të dhënat e pronësive të mësipërme për secilin territor./Fatos Veliu/ Java”.
Nga studiuesi Çobo (2018) kemi këtë pëfundim:
“ Shumica e studiuesve pranojnë se kjo pakicë u vendos në zonat ku ajo banonte në fund të
shek. XVIII si bujq në tokat e pronarëve shqiptarë. Fillimisht këta ishin punëtorë, por me kalimin e kohës filluan të stabilizoheshin në tokat ku punonin. Pra, pakicat greke nuk ishin shqiptarë të greqizuar, por ishin grekë të ardhur nga Greqia”.
Politika e disa qarqeve të caktuara greke e përdor minoriten grek në Shqipëri gjithmonë kundra interesave të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Me ndihmën e minoritetit grek këto qarqe greke mundohen ta paraqesë gjithë Shqipërinë jugore (Epiri i lashtë) si pjesë të Greqisë. Por Epiri ka historinë e vet të lavdishme të lashtë bashkë me gjuhën epiroto/shqipe. Në ndryshim nga kjo grekët nuk kanë histori të lashtë.
Epiri e ngriti mbretërinë e parë në vitin 370 p.e.s., pak kohë pas maqedonasve dhe pothuajse në një kohë me ilirët, dardanët, thrakët, dakët, paeonët. Të gjithë këta popuj kanë qenë shqipfolës, sepse të gjithë kanë pasur origjinën e tyre nga trungu më i lashtë pellazgjik (Peza & Peza 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit…). Në vitin 359 p.e.s. princesha epirote Olimpia martohet me mbretin maqedonas/ shqiptar Filipin e II dhe nga martesa e tyre erdhi në jetë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, njeri nga shqiptarët më të mëdhej në historinë botërore.
Mbreti Pirro i Epirit (319-272 p.e.s.), një ndër gjeneralët më të mëdhenj epiroto/ shqiptar të kohës e ngriti dhe e forcoi Epirin; prej tij u ngrit theatri në Dodonën Pellazgjike, qyteti Ambrakia etj.
Pas luftrash të ashpra më se dyqindvjeçare shqiptaro-romake, romakët më në fund në vitin 168 p.e.s. e pushtojnë Ballkanin. Gjatë kësaj kohe erdhi në Ballkan fisi grek, që nuk kishte as emër dhe asnjë nivel kulturor. Nuk dihet se nga erdhi ky fis, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë monument kulturor dhe asnjë të tillë nuk sollën kur erdhën në vendin e ri. As emër nuk kishin, por nga romakët u quajtën “graek-grek”.
Pas pushtimit romak Ballkani organizohet si Provinca Ilire, që bënte pjesë në Perandorinë Bizantine. Në këtë provincë është folur dhe shkruar gjuha ilire, por janë përdorur edhe dialektet maqedone, epirote, dake, thrake etj., të afërta me gjuhën ilire (Peza & Peza, 2018. Gjuhët e lashta….).
Po Grekët? Grekët erdhën në Ballkan gjatë shekullit të fundit p.e.s., si fis i pa njohur, që nuk dihet se nga erdhën, sepse nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë në vendin e origjinës. Historia e Greqisë fillon në vitin 1832, kur u ngrit mbretëria e parë greke në histori, pas kryengritjes arvanitase të vitit 1821 kundra Turqisë, me financimin e Ali Pashë Tepelenës dhe të fuqive perëndimore.
Epiri ka qenë mbretëri e pavarur, në fqinjësi me Ilirinë dhe kufiri jugor herë shtrihej deri në ngushticën e Korinthit herë deri në ngushticën e Ambrakisë (Artës).
Gjatë kohës së Provincës Ilire në Ballkan nuk ka pasur asnjë territor që të quhej Greqi, deri në rënien e Perandorisë Bizantine në viti 1453 edhe gjatë pushtimit turk.
Prandaj poeti dhe veprimtari ynë i madh Gjergj Fishta ka shkruar:
“Qysh prej Tivarit deri n’ Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’ edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’ tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit”.
Nga studimi i paraqitur mbi minoritetin grek në Shqipëri rrjedhin disa përfundime të rëndësishme për kohën e sotme:
1-Ekzistenca e minoritetit grek në Shqipëri dëshmohet historikisht si e ardhur nga Greqia gjatë shekullit 18. Kjo provon se minoritarët nuk janë popullsi autoktone në Shqipëri, por të ardhur në kohë të reja. Minoritarët grekë kanë ardhë si argatë për të punuar në tokat e pronarëve shqiptar dhe nuk mund të quhen etnikë apo autokton.
2-Minoritarët janë vendosur në disa fshatra të Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës, që don të thotë, se kanë qenë të vendosur fillimisht në skajin më jugor të Shqipërisë.
3-Korça dhe Himara nuk kanë qenë sektorë ku kanë qenë vendosur minoritarët grekë, prandaj këto rajone nuk mund të quhen rajone minoritare. Sot minoritarë jetojnë në të gjtha qytetet e Shqipërisë, por këto rajone nuk mund të bëhen pjesë e minoritetit grek. Në këtë mënyrë në Himarë (ose më mirë Imara, siç ka qenë quajtur në lashtësi) dhe Korçë nuk duhet të ketë organizata të minoritetit grek, që shpesh krijojnë turbullira politike.
4-Shteti duhet ti respektojë të drejtat e çdo minoriteti, por gjithmonë sjellja ndaj minoritetit duhet të jetë reciproke. Greqia dhe vendet e tjera duhet të njohin dhe respektojnë minoritetin shqiptarë, në varësi nga kjo duhet të veprojnë edhe organet shqiptare. Prandaj Greqia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Turqia etj. duhet të njohin dhe respektojnë me të gjitha të drejtat minoritetin shqiptar, sidomos çamët dhe arvanitët, që nuk njihen si minoritet.
5-Minoritarët kanë ardhë në Shqipëri si puntorë me mëditje në tokat e pronarve shqiptarë. Ata tokën, që ju është dhënë nga shteti shqiptarë, duhet ta kenë vetëm në përdorim dhe jo të falur, pasi toka është shqiptare. Shpëndarja e çertifikatave të pronësisë së tokës minoritarëve grekë në bazë të ligjit antikushtetues 7501 është gabim trashanik në dëm të shqiptarëve, që duhet korigjuar, që të shuhen edhe pretendimet greke për jugun shqiptar.
Megjith këto të dhëna historike falsifikimet vazhdojnë për ti paraqitur trojet jugore shqiptare si greke. Ministria jonë e kulturës për Himarën ka një faqe në internet me informacion krejtësisht të pamjaftueshëm, ndërsa i ka lënë fushë të lirë portalit në greqisht, përkhtyer edhe në anglisht, që të bëjë ç’të dojë. Ja çfarë shkruhet në portalin grek anglisht për Imarën:
“The region of Himara is predominantly populated by an ethnic Greek community.
/Rajoni i Himarës banohet kryesisht nga një komunitet etnik grek”/.
Ndërsa për Pirron e Epirit po në këtë portal shkruhet:
Pyrrhus Ι (319/318–272 BC) was a Greek general and statesman of the Hellenistic period. [1][2][3] [4]. He was king of the Greek tribe of Molossians.
/Pirro i I-rë i Epirit (319/318-272 p.e.s.) ka qenë general dhe shtetar grek i periudhës helenistike. Ai ka qenë mbret i fisit grek të molosëve/.
Këtu paraqitet falsifikimi i historisë së Epirit dhe i Imarës, ku shquhet pseudohistoriani N. G. L. Hammond, që duhet kundërshtuar me forcë. Por këtu tregohet edhe keqdashja e ministrisë së kulturës të Shqipërisë, që drejtohet nga Elva Margariti, që nuk ndërmerr ndërtimin e portalit të rregullt për rajonin e Imarës dhe të tjerë. Historianët tanë në Akademinë e Shkencave apo Albanologjike, historinë e Shqipërisë së jugut dhe të Imarës nuk duhet ta lënë në dorë të falsifikatorëve antishqiptarë.
Emërtimi “Periudha Helenistike” në historinë e rajonit të Egjeut është krejtësisht antishkencor dhe bazuar vetëm në falsifikimin e historisë. Qëllimi është, që historia e shqiptarëve të lashtë, pellazgë, ilirë, maqedonë, epirotë, dardanë, thrakë, hititë, lidianë, likianë etj., që kanë zotëruar rajonin nga lashtësia deri në ramjen e Perandorisë Bizantine, tu atribohet grekëve, për ti paraqitur si popull i lashtë, “grekët e lashtë”, “Greqi e lashtë”, “Qytetërimi grek”, kur asgjë e tillë nuk ka ekzistuar. Në “Periudhën Helenistike” përfshihet periudha historike nga vdekja e Aleksandrit të Madh më 323 p.e.s. deri në vdekjen e Kleopatrës së Egjiptitnë vitin 31 p.e.s. dhe pushtimin e tij nga Roma. Të gjithë këtë periudhë të gjatë historike paraqitet sikur është sunduar nga grekët. Kjo është vetëm një trillim, sepse grekët as që kanë ekzistuar në histori gjatë kësaj kohe.
Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh perandoria e tij u nda midis gjeneralëve dhe Kasandri u bë mbret i Maqedonisë, e cila përfshinte edhe territorin jugor të Ballkanit, Elladën, që sot quhet Greqi. Me pushtimin romak më 168 p.e.s. Ballkani u organizua në Provincën Ilire, që vazhdoi gjatë Prandorisë Bizantine, deri sa ajo u pushtua nga turqit rreth vitit 1350. Fis grek i pa organizuar, përmendet për herë të parë nga romakët gjatë shekullit të parë p.e.s., por nuk kanë luajtur asnjë rol, nuk kanë pasur shtetin ose territorin e tyre.
Grekët lavdërohen me historinë e shqiptarëve, sepse në qendrat tona të historisë, historia e
shqiptarëve nuk studiohet me themel, prandaj nuk dinë ta mbrojnë atë nga falsifikatorët. Shembull janë
faqa në internet e Imarë, Kalasë Rozafat etj.
Në kohën antike Epiri, Iliria, Maqedonia, Thrakia, Dakia, Dardania etj. i kishin themeluar mbretëritë e tyre në Ballkan, por grekët ende nuk kishin ardhë. Fisi grek pa asnjë nivel kulturor erdhi në Ballkan gjatë pushtimit romak, shekulli i parë p.e.s., dhe prej tyre mori edhe emrin. Mbretërinë e parë grekët e kanë ngritur në vitin 1832 me mbretin Oto nga Bavaria.
Ngritja e shtetit është forma më e lartë e organizimit të një populli. Ilirët, epirotët, maqedonët, thrakët, dakët, dardanët etj., të gjithë popuj me origjinë pellazgjike, qenë të zotët ti ngrejnë shtetet, mbretëritë e tyre, gjatë shekujve 7-4 p.e.s., të parët në Europë, rreth dy mijë e ca vjet para popujve të tjerë ballkanikë.
Kjo është historia. Popullin grek e kemi jo vetëm komshi, por edhe e respektojmë në marëdhëniet tona, me të cilët kemi pasur përplasje gjatë historisë, pro kemi ndërtuar edhe miqësi të fortë. Por politikanët grekë janë të etur për pushtet dhe për këtë mashtrojnë popullin e tyre me historinë e lashtë.

_____________

Bibliografia.
Meta B. 2013. Minoritetet dhe ndërtimi kombëtare në Shqipëri (1912-1924),
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë, 2013;
Çobo M. 2018. Pozita juridike e minoriteteve në shqipëri gjatë viteve 1920-193, Tiranë, shtator 2018;
Veliu F. 2012. Intervista, Java. Peza L. & L. 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgike e gjuhëve. Tiranë.
Peza L. & L. 2018. Historia e shkurtër e Ballkanit. Referat në simpoziumin e 5 të Qendrës së Studimeve Pellazgjike, Vlorë 19-20 tetor 2018, Dodona, f. 96-101;
Concil of Europe, ACFC/SR/II(2007)004 Annexes in Albanian, Strasbourg, 18 May 2007

Golem, 18 janar 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura