Pashtriku, 21 janar 2020:
7.9 Xhevë Lladrovci
Xhevë Krasniqi-Lladrovci u lind më 1 qershor 1955 në fshatin Drenoc të Malishevës. Gjimnazin e kishte mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Prishtinë. Xheva kishte studiuar edhe në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1983-1984 punoi si profesoreshë në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, por për shkak të veprimtarisë së saj patriotike e përjashtuan nga puna.
Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike. I ati i saj, Abdyli ishte veprimtar i hershëm i Lëvizjes Kombëtare dhe anëtar i GMLK-së, bashkë me të bijat, Xhevën dhe Serveten, të organizuar nëpërmjet profesorit të Gjimnazit të Klinës, Azem Syla.
Xheva ishte fejuar me veprimtarin e shquar, Fehmi Lladrovcin, i cili ishte dënuar për veprimtari çlirimtare me dhjetë vjet burgim.
Me t’u liruar Fehmiu nga burgu, të dy u detyruan të emigrojnë jashtë atdheut, sepse ndiqeshin këmba-këmbës nga regjimi.
Në fillim të vitit 1998, pas pjesëmarrjes në Luftën për pavarësinë e Kroacisë, ata vendosin të kthehen në vendlindje për t’iu bashkëngjitur radhëve të UÇK-së, Fehmiu si njëri nga komandantët e lavdishëm të saj, kurse Xheva si krah i djathtë i tij. Xhevën dhe Fehmiun me të drejtë i krahasonin me Azemin dhe Shotë Galicën.
Më 22 shtator 1998, ata me bashkëluftëtarët, pasi kishin gozhduar forcat serbe për disa ditë në hyrje të Drenicës legjendare, bien dëshmorë në altarin e lirisë.
VIJON…
_________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E AFRIM ZHITISË (32)
https://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9548
Postime të Lidhura
KADRUSH RADOGOSHI: UKSHIN HOTI – SOKRATI SHQIPTAR
Pashtriku.org, 15. 05. 2014 – Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur me emrin…
FATMIR BRAJSHORI: RECENSION PËR LIBRIN E AGIM SYLEJMANIT!
Pashtriku, 20 dhjetor 2020: Agim Sylejmani: “PËR NJË ATDHE TË LIRË E TË BASHKUAR”; Botues: Shoqata e të…
ZYLYFTAR HOXHA: MILAN SHUFLAI, NJË ZEMËR KROATE QË RRAHU PËR SHQIPËRINË
Tiranë, 23. 902. 2016: Vepra dhe kontributi i albanologut të shquar kroat Milan Shuflai njihet mirë nga rrethet…
QAZIM SHEHU: RAMIZ CËRNICA, ABDYL FRASHËRI I PRIZRENIT
Tiranë, 09. 04. 2015 – Figurat historike të popullit shqiptar shpesh kanë kaluar nëpër tymin e kohëve për…