MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E XHEVË LLADROVCIT (33)

Pashtriku, 21 janar 2020:
7.9 Xhevë Lladrovci
Xhevë Krasniqi-Lladrovci u lind më 1 qershor 1955 në fshatin Drenoc të Malishevës. Gjimnazin e kishte mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Prishtinë. Xheva kishte studiuar edhe në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1983-1984 punoi si profesoreshë në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, por për shkak të veprimtarisë së saj patriotike e përjashtuan nga puna.

Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike. I ati i saj, Abdyli ishte veprimtar i hershëm i Lëvizjes Kombëtare dhe anëtar i GMLK-së, bashkë me të bijat, Xhevën dhe Serveten, të organizuar nëpërmjet profesorit të Gjimnazit të Klinës, Azem Syla.
Xheva ishte fejuar me veprimtarin e shquar, Fehmi Lladrovcin, i cili ishte dënuar për veprimtari çlirimtare me dhjetë vjet burgim.
Me t’u liruar Fehmiu nga burgu, të dy u detyruan të emigrojnë jashtë atdheut, sepse ndiqeshin këmba-këmbës nga regjimi.
Në fillim të vitit 1998, pas pjesëmarrjes në Luftën për pavarësinë e Kroacisë, ata vendosin të kthehen në vendlindje për t’iu bashkëngjitur radhëve të UÇK-së, Fehmiu si njëri nga komandantët e lavdishëm të saj, kurse Xheva si krah i djathtë i tij. Xhevën dhe Fehmiun me të drejtë i krahasonin me Azemin dhe Shotë Galicën.
Më 22 shtator 1998, ata me bashkëluftëtarët, pasi kishin gozhduar forcat serbe për disa ditë në hyrje të Drenicës legjendare, bien dëshmorë në altarin e lirisë.
VIJON…
_________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E AFRIM ZHITISË (32)
https://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9548

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura