ANGJELINA GEGAJ: PËRTEJ BOTËS, PAS VDEKJES DHE LULET ROZË

Shkodër, 23 janar 2020:

PËRTEJ BOTËS

Si valixhe shpirti im
Gjithçfarë kujtimesh mban
Me fjal qesh si tregim.
E përmbrenda qan.

Pandalur kërkoj
Në gojë të ëmbla
Mirësinë që se njoh
Që shume ma do zemra.

A ka sy mirësia?
Vetveten të tregojë
Ta dhurojë dashurinë
Të bardhë si medaljon.

Në një ëndërr që nuk shuhet
Krijoi imazh të ri.
Në mendje me shkruhet
Një botë pa asnjeri.

PAS VDEKJES

Frymë s’do mund të marrim
E frymë do të kërkojmë
Pas vdekjes çdo jemi?
Hije që vërdallë vijnë e venë.

Endacakë me shpirt a pa shpirt!
Ku tretemi?
Dyer të mbyllura apo të hapura?
Varkë që pret në bregun e heshtjes.

Se ku vete nuk e di!
Këmbanat që do na zgjojnë
Nga gjumi i thellë i kësaj bote
I këtij mjerimi, as njëqind vjeçar jo.

Por i një rrugëtimi që askush s’e di
Fundin kur do ta ketë
Prapseprapë të gjallë, me bukë e me gjellë
Ushqejmë mishin,po shpirtin vallë?

Këmbana do të na zgjojë.
Por … pas vdekjes çdo të jemi?

LULET ROZË

Zëri i zemrës nuk flet me qiellin
Zëri i zemrës nuk flet me tokën
Zëri i zemrës flet me vetveten
Mes njerëzve është e gabuar.

Frika e heshtjes s’duhet të thyhet
Nga korba që vjedhin lumturi
Nuk u falet mirësia të zezave
Në pusin e errët lulet rozë.

Edhe hënën e stolisi syri im
Jo shikimi i vakët e i mjeruar
Por loti vezullues po bie
Jo një, por një e nga një.
_________
ANGJELINA GEGAJ: KUJTO, DIMRI, PSE? (POEZI)
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=9202

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura