Tetovë, 1 shkurt 2020: Pa largimin e mbeturinave të ish-regjimit dhe të nëntokës kriminale nuk pastrohet skena politike nga plehu i gjallë me surrat njeriu dhe nuk evitohet rreziku nga helmimi me plehra e mbeturina të importuara nga jashtë, me së paku 2 tonelata në vit për kokë banori.
Me përhapjen e lajmit se në Maqedoni importohen nga jashtë me miliona tonelata mbeturina (plehra) nga vende të tjera, (mbi 8.4 milionë tonelata vetëm gjatë viteve 2012-2014), përmbajtja e të cilëve nuk është e njohur as nga organet e pushtetit, qytetarët ende nuk dinë se çfarë të bëjnë më parë për zgjidhjen e këtij problemi; ta ruajnë shëndetin e tyre dhe t mbrojnë mjedisin jetësor, apo të përballen me shkaktarët dhe përfituesit nga ky krim i organizuar.
Edhe pse pushteti mundohet ta shfajësojë vetveten, apo të sjell ndonjë masë ligjore (kozmetike) për tejkalimin e kësaj gjendje, me asgjë nuk mund ta hedh fajin diku tjetër, por duhet të jep llogari para qytetarëve dhe para organeve të drejtësisë, nëse dëshmohet se kjo veprimtari ka qenë pjesë e krimit të organizuar.
Nuk është e vërtetë se pushteti është i pafajshëm në këtë rast, as se nuk janë paralajmëruar qytetarët e vendit së paku 5-6 vjet më parë për kërcënimin nga kjo veprimtari kriminale, për të cilën edhe pushteti ka nxjerrë përfitime për vetveten dhe bandat politike kriminale në pushtet, duke mos i llogaritur dëmet dhe pasojat afatgjata që u kanë sjellë vendit dhe qytetarëve.
Kjo punë nuk është lojë, përderisa për çdo vit së paku 2 tonelata për kokë banori janë importuar nga jashtë, mbeturina, plehra, helme, mbetje radioaktive dhe bërllok tjetër me përmbajtje të (panjohur) rrezikshme.
Ky përbën krim të rëndë kundër njerëzimit, për aq më tepër nëse zbulohet se ka qenë një komplot me përmasa më të gjera (ndërkombëtar) kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, në marrëveshje me pushtetin e vendit.
Mediet e vendit, me gojën e pushtetit, çdo ditë zhurmojnë për afera dhe skandale të ndryshme, për shkelje ligjore dhe ngecje në reformat shoqërore dhe ekonomike, por të gjitha këto përbëjnë një mjegullnajë të lehtë para syve të qytetarëve në krahasim me mjegullnajën e zezë vdekjeprurëse, krimin me importimin e plehrave helmues me përmasa shfarosëse dhe me pasoja afatgjata, saqë vështirë ekspertët mund ta llogaritin edhe sa kohë u mbetet qytetarëve të këtij vendi ta kuptojnë që shteti i tyre tanimë është shndërruar në një vend të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për jetesë.
Kjo gjendje ua imponon qytetarëve të Maqedonisë, pa dallim të përkatësisë së tyre, si qenie njerëzore të vetëdijshme, të fokusohen në dy çështje të rëndësishme në të ardhmen; fillimin e betejës së madhe me eliminimin e pasojave nga krimi me plehrat e sjellë nga jashtë, por edhe eliminimi nga skena politike i plehrave të gjallë, në surrat njeriu, të prodhuar nga mentaliteti i shoqërisë së përgjumur që nuk mban llogari se kush dhe si e qeveris atë.
(1 shkurt 2020)
Postime të Lidhura
FAHRI DAHRI: DY FAZAT E ‘ ÇËSHTJES ÇAME’ DHE E DREJTA PËR T’U TRAJTUAR DHE ZGJIDHUR
Itali, 7 shkurt 2018: Takimi i dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, padyshim është një ngjarje…
BEHXHET SHALA BAJGORA: HASHIMI, JUL CEZARI I KOSOVËS!
Prishtinë, 20 qershor 2018: (Qe sa kohë nuk u përqafuam , shpirti po më digjet) – Shqiptarët e…
REXHEP KASUMAJ: RANË KËTO DOSJE E U PAMË
Pashtriku.org, 11. 01. 2014 – (Cinizmi i fitores së humbësit) – 1. Ai merr ashensorin i këndellur në…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: VRASJA NË EMËR TË LIGJIT!
Tetovë, 21. 09. 2016: (Edhe një herë për heshtjen e organeve të pushtetit ndaj helmimit masiv në Pollog)…