Toronto (Kanada), 27 Mars 2020: (Ekskluzivisht për portalin, Pashtriku.org)
I nderuar Sheradin,
Në këtë kohë pandemie të COVID-19 paniku ka pushtuar globin. Zbulimi i ilaçeve të reja, për kurimin e Covid -19, kërkon një farë kohe, sado të shkurtër. Krijimi i vaksinës për t’u mbrojtur nga Covid-19 kërkon një kohë më të gjatë (ndoshta 12-18 muaj). Aktualisht, për të mbrojtur jetën e njerëzve, shkencëtarët po provojnë ilaçet ekzistuese kundër viruseve të ndryshëm të gripit, SARS-COV-2, Ebola, malaries etj. Një nga këto ilaçe më premtuese jepet në këtë shkrim, që po u dërgoj. E ka shkruar: Jeanna Bryner-Redaktore e Përgjithëshme e Shkencës (Live Science Editor-in-Chief).
Nga Prof. As. Dr. Vangjel Kici
***
ILAÇI I GRIPIT, I PËRDORUR NË JAPONI, TREGON PREMTIME NË TRAJTIMIN E COVID-19
Nga Jeanna Bryner-Redaktore e Përgjithëshme e Shkencës (Live Science Editor-in-Chief), 6 ditë më parë.
Mjekët gjejnë “prova të qarta”, që përmirësojnë simptomat (shënjat) e koronavirusit.
Një ilaç, i përdorur në Japoni për të trajtuar gripin, duket se është efektiv në trajtimin e koronavirusit të ri, që shkakton COVID-19, sipas raporteve të lajmeve.
Ilaçi antiviral, i quajtur Favipiravir ose Avigan, tregoi rezultate pozitive në studimet klinike, që përfshinin 340 individë në Wuhan dhe Shenzhen, tha Zhang Xinmin, nga ministria e shkencës dhe teknologjisë në Kinë, raportoi The Guardian.
“Ai ka një shkallë të lartë sigurie, dhe është qartë efektiv në trajtim”, tha Zhang të martën (17 mars), raportoi The Guardian.
Zhvilluar nga Fujifilm Toyama Chemical, ilaçi antiviral është duke u prodhuar nga Zhejiang Hisun Pharmaceutical për trajtimin e viruseve të gripit. Muajin e kaluar, ilaçi thuhet se mori aprovimin (miratimin) si një trajtim eksperimental për infeksionet COVID-19, njoftoi Pharmaceutical Technology.
Pacientët në Shenzhen, të cilët ishin provuar pozitivisht për COVID-19, dhe të cilëve iu dha ilaçi, morën një provë negative të virusit përsëri katër ditë më vonë, si një mesatare (gjysma tregoi një provë negative më herët dhe gjysma më vonë se katër ditë ). Kjo u krahasua me një provë negative rreth 11 ditë më vonë, si mesatare për pacientët, që nuk kishin marrë këtë ilaç, sipas raportimeve të lajmeve. Në të njëjtin eksperiment, kushtet e mushkrive (siç tregohet në rrezet X) u përmirësuan në rreth 91% të pacientve, që morën Favipiravir, krahasuar me vetëm 62% që nuk po merrnin ilaçin antiviral.
Në eksperimentin Wuhan, ilaçi gjithashtu dukej se shkurtonte kohëzgjatjen e etheve të një pacienti nga një mesatare prej 4.2 ditësh në 2.5 ditë, sipas Pharmaceutical Technology.
Ilaçi është bërë posaçërisht për të trajtuar viruset e ARN-së si SARS-COV-2; këto janë viruse, materiali kryesor gjenetik i të cilëve është ARN, sesa ADN.
Ilaçi ndalon disa viruse të përsëriten, duke shtypur enzimën (një substancë, që bënë të zhvillohet reaksioni kimik) e quajtur RNA polimeraza, e cila ndërton ARN. Pa atë enzimë të paprekur, viruset nuk mund të kopjojnë materialin e tij gjenetik në mënyrë efikase një herë brenda një qelize pritëse, sipas një artikulli, që përshkruan ilaçin, që u botua në vitin 2017 në revistën Procedings of the Japan Academy, Ser. B. Physical and Biological Sciences.
Sidoqoftë, ilaçi duket më pak efektiv tek pacientët me simptoma të rënda.
“Ne i kemi dhënë Avigan në 70 deri në 80 njerëz, por duket se nuk funksionon aq mirë kur virusi tashmë është shumëfishuar”, tha një burim nga Ministria Japoneze e Shëndetësisë për gazetën Mainichi Shimbun, sipas The Guardian.
Mjekët po përdorin të njëjtin ilaç në Japoni, për të trajtuar pacientët me koronavirus me simptoma (shënja të sëmundjes) të buta deri mesatare, raportoi The Guardian. Për më tepër, rezultatet nga këto prova (eksperimente) nuk janë botuar në një revistë shkencore të rishikuar ngultas nga shkencëtarët, dhe duket se janë vetëm zbulime (gjetje) paraprake. Si një qytet i vogël italian uli rastet e koronavirusit në zero në vetëm pak javë?
Një studim i fundit i 355 pacientve COVID-19 në Itali (studimi në italisht zbuloi….??).
Deri më tani nuk ka asnjë ilaç të aprovuar ose të njohur për të trajtuar SARS-COV-2. Megjithatë, ilaçet antivirale, të zhvilluara për të trajtuar sëmundjet e tjera, po provohen për përdorimin e tyre në trajtimin e koronavirusit.
Për shembull, Remdesivir është zhvilluar për të trajtuar Ebola, por ai ka treguar premtime në trajtimin e majmunve të infektuar me një koronavirus tjetër, sindromën e frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS); ky ilaç aktualisht po provohet në Kinë dhe në SH.B.A., sipas NBC News.
Për më tepër, studimet klinike kanë filluar të provojnë një vaksinë eksperimentale të koronavirusit tek njerzit.
Gjatë gjashtë javëve të ardhëshme, rreth 45 pjesëmarrës pritet të regjistrohen në provën (eksperimentin) e vaksinës në Seattle, e cila po provon sigurinë e vaksinës dhe aftësinë e saj për të nxitur përgjigjen imune të trupit për të luftuar koronavirusin. Nëse gjithçka shkon mirë në atë provë (eksperiment) dhe në dy fazat, që do të vijojnë pas kësaj prove klinike, vaksina mund të jetë e gatshme për përdorim publik në rreth 12 deri në 18 muaj, tha më 12 mars, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve të Infeksioneve.
===============================
Flu drug used in Japan shows promise in treating COVID-19
By Jeanna Bryner – Live Science Editor-in-Chief 6 days ago
Doctors find “clear evidence” it improves coronavirus symptoms.
A drug used in Japan to treat influenza seems to be effective at treating the novel coronavirus that causes COVID-19, according to news reports.
The antiviral drug, called Favipiravir or Avigan, showed positive outcomes in clinical trials involving 340 individuals in Wuhan and Shenzhen, said Zhang Xinmin, of China’s science and technology ministry, The Guardian reported.
“It has a high degree of safety and is clearly effective in treatment,” Zhang said Tuesday (March 17), The Guardian reported.
Developed by Fujifilm Toyama Chemical, the antiviral drug is being manufactured by Zhejiang Hisun Pharmaceutical for treating influenza viruses. Last month, the drug reportedly received approval as an experimental treatment for COVID-19 infections, Pharmaceutical Technology reported.
Patients in Shenzhen who had tested positive for COVID-19 and who were given the drug got a negative virus test back four days later, as a median (half showed a negative test earlier and half later than four days). That was compared with a negative test about 11 days later, as a median, for patients not on the drug, according to news reports. In that same trial, lung conditions (as shown in X-rays) improved in about 91% of patients taking Favipiravir, compared with just 62% who weren’t taking the antiviral drug.
In the Wuhan trial, the drug also seemed to shorten the duration of a patient’s fever from an average of 4.2 days to 2.5 days, according to Pharmaceutical Technology.
The drug is specifically made to treat RNA viruses like SARS-CoV-2; these are viruses whose main genetic material is RNA, rather than DNA. The drug stops some viruses from replicating by crippling the enzyme (a substance that gets chemical reactions going) called RNA polymerase, which builds RNA. Without that enzyme intact, the virus can’t duplicate its genetic material efficiently once inside a host cell, according to an article describing the drug that was published in 2017 in the journal Proceedings of the Japan Academy, Ser. B, Physical and Biological Sciences.
However, the drug seems less effective in patients with severe symptoms. “We’ve given Avigan to 70 to 80 people, but it doesn’t seem to work that well when the virus has already multiplied,” a source from the Japanese Health Ministry told the Mainichi Shimbun newspaper, according to The Guardian.
Doctors are using the same drug in Japan to treat coronavirus patients with mild to moderate symptoms, The Guardian reported. In addition, results from these trials have not been published in a peer-reviewed scientific journal and seem to be just preliminary findings. How one small Italian town cut coronavirus cases to zero in just a few weeks. A recent study of 355 COVID-19 patients in Italy (study in Italian found…??).
To date, there is no approved or known drug to treat SARS-CoV-2. However, antiviral drugs developed to treat other illnesses are being tested for their use in treating the coronavirus. For instance, Remdesivir was developed to treat Ebola but it has shown promise in treating monkeys infected with another coronavirus, the Middle East respiratory syndrome (MERS); that drug is currently being tested in China and the U.S., according to NBC News.
In addition, clinical trials have begun to test an experimental coronavirus vaccinein humans. Over the next six weeks, about 45 participants are expected to enroll in the vaccine trial in Seattle, which is testing the safety of the vaccine and its ability to trigger the body’s immune response to fight off the coronavirus. If all goes well in that trial and the following two clinical trial phases, the vaccine could be ready for public use in about 12 to 18 months, Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, said March 12.
***
Flu drug used in Japan shows promise in treating COVID-19
https://www.livescience.com/flu-drug-could-treat-coronavirus.html
_______________
COVID-19: China Says Japan-developed Drug ‘Avigan’ Works Against Coronavirus | ABP News
https://www.youtube.com/watch?v=YM7f0CHmdmI