Vlorë, 29 Prill 2020:
Moj’Shqypni, e mjera Shqypni
kush t’ka qit me krye n’hi?
Ti ke pas ken nji zoj e randë
burrat e dheut t’thirrshin nanë
…
Si mal me bor, si fush me lule
ke pas ken veshun, e sot me crule.
Gjamë më të madhe për shqiptarët sot nuk ka. Të braktisur dhe si mos më keq. Çakenjtë e politikës shqiptare të uritur, kanë 28 vjet që i janë sulur me ulërima dhe egërsi shtatit të Shqipërisë, duke e shqyer atë dhe zhgulun copa mishi me pangopësi dhe babëzi. Nga goja, buzët dhe dhëmbët e këtyre ëakenjve kullon gjak. Trupi i Shqipërisë kullon gjak, teshat e shkalavitura e kanë kthyer atë në një plakë zhelane dhe të mjerë. Shqiptarët e shikojnë, u dhimbset, por e ndiejnë veten të pafuqishëm për ta ndihmuar. Ku vemi?
Babëzia që ka pushtuar politikanët shqiptarë për t’u pasuruar me ëdo mjet dhe me ëdo kusht, ka sjellë këtë gjëndje. Populli, më shumë se gjysma e tij, jetojnë në varfëri. Pjesa tjetër, gënjejnë veten, se janë mirë. Pse vjen kjo? Sepse politikanët shqiptarë nuk qeverisin, por grabisin.
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka,
Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
Gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
I pari i qeverisë, pas pesë vjetësh në pushtet, deklaron se nuk e dija që në Shqipëri ka kaq varfëri, ose që ka njerëz të tillë që jetojnë në skamje. E pyesim. Ku ke qënë ti zoti kryeministër, që nuk e di?!!! Ku “kullot”, ku jeton në Shqipëri, apo në bulevardet e Europës?!!! Një pjesë e mirë e fëmijëve, sidomos ata të zonave të thella, por edhe në mes të Tiranës, përjetojnë dramën Migjeniane të “Lulit të Vocër”. Shkollat në zonat e thella janë më keq se në kohën e Zogut. Dy djem të rinj, atdhedashës dhe arësimdashës, në thellësi të maleve të Skraparit, me shpenzimet e tyre dhe ndihmat e njerzëve të mirë, ngritën një shkollë normale. Pasi shteti, këta fëmijë i kishte braktisur në një ngrehinë, të cilën po ta quaje gërmadhë, i bëje nder. Por kuëedra e pushtetit, nga inati, e mbylli këtë shkollë. Ku vemi?!
Politika shqiptare, e ndarë në dy kampe të mëdha ëakenjsh, nuk e ka mëndjen tek populli që po vuan. Por si e si të mbajë, ose të rimarrë pushtetin e humbur. Rrjedhoja. Populli ndodhet në një gjëndje haluëinante. As në tokë dhe as në qiell me njëmijë e një halle. Kujt t’i qahet; Pozitës, apo Opozitës. Ata se kanë mëndjen tek populli, por tjetërkund.
Që nga Korëa gjer tek Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha nëpër kodra vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini orë e ëas,
për ëakallin nata e errët është një ras e deli ras!
Mirë varfëria që e mbyti. Mirë padituria që e qorroi. Por kuëedra e pushtetit, shqiptarin e ktheu në një kavie laboratori. Atë shqiptar, që para 150 vjetësh, të huajt, të mrekulluar, shpreheshin se ishte raca më e bukur në Europë. Po sot? Raca shqiptare po kthehet në një racë dështakësh dhe shtrembanikësh. Po pse?
Sepse politikanët shqiptarë po eksperimentojnë me ta. U japin mish të kalbur nga Brazili. Fast-fudet, restorantet, etj, punojnë me vaj kanceroz. Në treg në vend të vajit vegjetal i jepet vaj palme. Patatet, domatet, trangujt, specat, patllixhanet, pjeshkët, qershitë, etj, etj, ose janë me hormone shumëfish më shumë se normat e lejuara ose janë të helmuara nga pesticidet. Mishi me hormone u jepet njerzve dhe atë shëndet që e ka ndërprerë kafsha, vazhdon në trupin e njeriut. Dhe njerzit shëndoshen dhe fryhen. Dhe njerzit sëmuren nga lloj sëmundjesh të shpifura, që nuk i kanë dëgjuar më parë. Pse ndodh kjo?!!! Kjo ndodh sepse fshatarët zëmërgur, për hir të përfitimit të tyre, ua japin për të ngrënë bashkëatdhetarëve të vet. Po shteti ëfarë bën, do të pyesni ju? Jua them unë – Zgërdhihet.
Lajmet kanë marrë dhenë. Ka disa muaj. Por ministri i bujqësisë nuk gjëndet. Ka humbur. Domosdo, sepse zv.ministri grek i bujqësisë në Shqipëri sjell fara bimësh me hormone, madje edhe pesticidet, ai i sjell. Ndoshta porosia vjen që nga Athina: I helmoni shqiptarët njëherë e mirë! I vdisni që të shpëtojmë prej tyre! Po kryeministri? Bën sehir! As që do t’ia dijë. Halli i vetëm i tij është të shpëtojë nga shpifjet e politikanëve të opozitës. “Stambolli digjet dhe kurva krihet”. Po populli? Akoma s’ka vdekur!!! Në esfel të gomerëve të vejë.
Bukën popullit ia gatuajnë me miell rus dhe sërb që ka 40 vjet që qëndron në magazina, të cilin nuk duhet ta hanë as kafshët. Por këtë e hanë shqiptarët. Ata e hanë bukën me miell kanceroz, i cili përmban tetë elemetë kimikë të ndaluar në vendet e BE. Nuk do të jetë e largët dita, që nuk do të kemi më racë shqiptare. Fqinjët tanë, armiqtë shekullorë të shqiptarëve, fërkojnë barkun. Nuk do të kenë më nevojë të përdorin genocidin dhe përzënien e shqiptarëve nga trojet amtare. Pasi shqiptarët po i vrasin vetë politikanët e tyre, të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit. E gjithë kjo si rezultat i kësaj klase politike antikombëtare, që për 28 vjet e shkatërroi këtë vend dhe këtë popull. Ku vemi?!
Po media, do të pyesni ju? Përgjigjen vetë ata – ne jemi pasqyra. Po pasqyra e kujt, do të pyesni ju? Jua them unë. Pasqyra e “babaleve” që për gjashtë muaj rresht, u nxorrën veshët dhe sytë shqiptarëve. Pasqyra e “sherr dhe sevdasë” të dy të rinjve nga Kruja. Po tjetër? Jua them unë. Pasqyra e vrasjeve dhe e presjeve. Si i doni? Me plumb, thikë, sopatë, shatë, lopatë dhe mjete të tjera rrethanore. Gazetat. Por sidomos televizionet janë kthyer në media të policisë kriminale. Çdo gjë jepet në detaje dhe me hollësi. “Burimet” e tyre në prokurori dhe polici kanë vënë dorën në zëmër dhe i furnizojnë me bollëk. Filmat me horror të Hollivudit ua kanë zili. Nga 30 minuta të emisionit të lajmeve: 20 janë me horror; 10 janë me kacafytjet e ëakenjve të politikës. Doni të vrisni një njeri?! Nuk dini! Ua tregoj unë. Hapni televizorin dhe atje do të shikoni, se janë hapur kurse për kriminelë. Atje të mësoni o qeratallarë kriminelë! Dhe i vini veshin mësimit, se e kini edhe xhaba. Në daë në emisionin e lajmeve, në daë në bisedat televizive; në daë në “Opinion”, në daë në “Top Shou”! Zgjidhni e merrni. Malli është cilësor. Po hallet e popullit? Zoti u dhashtë!!! Nuk do të merremi me, me nder fukarenjtë! Po mirë moj “Pasqyrë”, ti nuk ndjen ndonjë përgjegjësi në këtë katrahurë? Apo edhe ti “peshkon në ujë të trubullt” dhe pasurohesh. Mirë bën moj “Pasqyrë”!
Ka 28 vjet që Shqipëria është nxjerrë në Pazar. Shit ëdo gjë: minierat, pyjet, HC-et, naftën, kromin, bakrin, telefoninë, aeroportet, bankat, bregdetin, malet, fushat, lumenjtë, përrenjtë, detin, ëdo gjë, etj, etj. Ku vemi?!!!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’!
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Por kusuret e këtij vendi nuk kanë të sosur. Politikanët shqiptarë, që natë e ditë betohen dhe stërbetohen se e duan shumë Shqipërinë, se janë patriot; janë kthyer në “Hamzatë” e tij. Nuk i mjaftojnë hallet këtij vendi, por politikanët u shtojnë të tjera, sië është shitja e detit grekëve. U shit njëherë në vitin 2009, por Shqipërinë e ruajti zoti. Përsëri, në vitin 2018, në “të nëntat” e të parit, po rishitet. Këta që janë tani në “fronin” e pushtetit, po “lëpijnë” atë që kanë “pështyrë” në 2009. Atëhere, ëirreshin dhe ulërinin: “u shit deti, u shit deti nga tradhëtarët”. Po sot kush janë tradhëtarët? Tradhëtia fle në zyrat e qeverisë. Çdo gjë e fshehtë, ëdo gjë tinëzisht dhe pabesisht, si në një natë pa hënë.
Grand cordon i zotris’ sate, që në gji të kanë vendosur,
Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke e hequr nderin zvarr’
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Po opozita ëfarë bën? I ka mbetur ora tek “babalja”. Për të Shqipëria është një trup i reckosur, që as sytë nuk duhet t’i hidhen. Jo më fal. U kujtua ish kryeministri dhe u mor me “benevrekët” e kryeministrit. “Stambolli digjet dhe kurva krihet”. Dhe kryeministri do ta ëojë ‘ishin’ në gjykatë për “benevrekët” e tij. Po për Shqipërinë? Për shitjen e saj në 2009?!! Jo, jo “nuk e bën atë Shaqo Bregu”. Nuk ka gjykatë dhe “konop” për tradhëtarët, se pastaj do të kishte edhe për atë vetë. “Bir Selman i nënës këtë të qajë më parë”, një e kam nga veriu, tjetrin e kam lalë.
Më 2013, qeveritarët e sotshëm, frynë gjoksin dhe deklaruan: Ne jemi të parët që dë të zgjidhim Çështjen e Çamërisë. Kaluan disa vite, jo vetëm që gjoksi u ëfry, por, pas disa fshikullave nga Presidenti, Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri i Greqisë; ulurima e luanit u kthye në një angullimë qeni, që pasi fut bishtin nën shalë, i lëpihet të zot nga frika. Duan e thonë, se lesën për të hyrë në Europë, na i hap Greqia. Gojët e liga pëshpërisin se Europa ka vendosur Greqinë si ‘behëi’ për vëndet e Ballkanit, që duan të hyjnë në Europë, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Po a duan vërtet politikanët shqiptarë që ta fusin atdheun e shqiptarëve në Europë?! Jo, jo, jo, se po hynë në Europë; atje të shtërngohen mirë ‘vidhat’ dhe ‘burgjitë’. Atje nuk lëviz dot ergjele dhe të bësh ëfarë të duash. Kjo është thjesht për të gënjyer shqiptarët, se ashtu “ishte loja”, pasi europianët nuk i gënjejnë dot.
Shqiptarë ju dua, tregohuni vigjilentë! Kush është BE? Ku po shkon BE? Në Maqedoni, politikanët shqiptarë atje, por edhe këndej nga ne, u thonë shqiptarëve: Shkoni votoni për emrin e Maqedonisë, se kështu hyjmë në BE dhe shpëtojmë nga Rusia. Dhe shqiptarët, si dele të urta që janë, dëgjojnë barinjtë e grigjës së tyre, dhe shkojnë e votojnë. Po për kë votojnë? Për një emër shteti që nuk është i tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me ta; Maqedonia e Veriut. Shtet, në të cilin ata shikohen si raja dhe si një popullsi e dorës së dytë. Ç’punë kanë ata me këtë emër?!
Ah, po të ishte: Konfederata Sllavo-Shqiptare, ku shqiptarët të kishin të drejtën kushtetuese të vetvendosjes dhe të shkëputjes, po. Se kështu, shqiptarët trajtohen si një popullsi me të drejta kushtetuese shtetformuese, ashtu sië edhe janë në të vërtetë. Sepse Maqedonia nuk ekziston dot si shtet pa shqiptarët. Pa ata, ajo është një shtet nul, inekzistent. I gënjejnë shqiptarët e varfër me gogolin e Rusisë. Po mirë. A nuk po flirton Franca me Rusinë?!! Po Gjermania, a nuk ja ka drejtuar sytë ëapkënë Rusisë?!!! Italia, po e po. Po Greqia, a nuk është në ‘muajin e mjaltit’ me Rusinë?!!! Për budallenj na marrin ne shqiptarët?!!! Nuk them që edhe ne shqiptarët t’i hedhim sytë nga Rusia. Jo, do të ishte një veprim tragjik, ku do të shkonim ‘si cjapi tek kasapi’. Që nga Ekaterina e Madhe dhe deri më sot, Rusia mbetet një armike shekullore e shqiptarëve. Vështrimi i shqiptarëve duhet të jetë gjithmonë nga Perëndimi dhe sidomos nga Anglo-Saksonët, pa të cilët, sot Kosova nuk do të ishte e lirë.
Shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga historia. Duhet të tregohen të kujdesshëm me perandoritë. A nuk ndenjën deri në fund me Perandorinë Otomane, e cila kur u rrëzua i zuri nën vete. Prandaj edhe, sot e njëqind vjet, jetojmë ta ndarë në gjashtë shtete. Të copëtuar nga kjo Europë dhe Rusia, të cilat nuk e kanë ndërment të na kërkojnë, të paktën, ndjesë për këtë copëtim. Shqiptarët e kanë marrë me yrrysh të madh këtë futjen në Europë. Po mirë, kjo perandori, ku duam të hyjmë, a është e qëndrueshme? Apo, ajo po ngrys ditët e pleqërisë, dhe, kur të vdesë të na zerë nën vete, sië na zuri Turqia.
Prandaj shqiptarë, për sigurinë tuaj, përpiquni me mish e me shpirt për bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Atëhere nuk ka ëfarë të na bëjë jo vetëm Sërbia dhe Greqia. Por nuk ka se ëfarë na bën as Rusia. Madje, madje as edhe ndonjë shtet i Europës, mik i sërbëve dhe i grekëve, po ta provojë. Në këtë kuptim, për të gjitha problemet madhore, por sidomos ato që kanë të bëjnë me trojet shqiptare, duhet të vendosin të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Këto ëështje duhet të zgjidhen me një Kuvend të Madh Kombëtar, ose edhe me referendume mbarëkombëtare.
Për të ashquajturën ëështje të ‘korigjimit të kufijve’ në Kosovë; jo vetëm që duhet të bëhet nje referendum. Por ky referendum nuk duhet të bëhet vetëm me banorët e Kosovës, por me të gjithë shqiptarët. Po kështu edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë duhet të bëhet një referendum mbarëkombëtar, ku për të duhet të pyeten të gjithë shqiptarët kudo që janë. Për fatet e kufijve dhe të trojeve shqiptare duhet të vendosin të gjithë shqiptarët. Vetëm kështu ne do të veprojmë si një komb i vetëm. Vetëm kështu ne do të marrim frymë si një trup i vetëm, dhe do të furnizohemi me gjak nga një zemër e vetme për një trup të vetëm. Vetëm kështu ne do të mundim të parandalojmë tradhëtitë e gjysmagjelave dhe ëerekgjelave të politikës shqiptare. Atyre do t’u priten duart për të tradhëtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vetëm kështu do të bëhen të pavlefshme dekoratat, kryqet dhe medaljet që ata kanë marrë për tradhëtitë e tyre nga shtete armike të vjetra të shqiptarëve.
Jo, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve,
Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!…
Vlorë, 16 tetor 2018
Postime të Lidhura
DILAVER GOXHAJ: ÇAKORI DHE MITROVICA!
Tiranë, 14 shkurt 2019: “Kur babi dhe nëna ime mbritën në Kosovë më 1920, Mitrovica ishte një vend…
KOMUNISTËT RUANIN ROLIN HEGJEMON (2)
KOMUNISTËT RUANIN ROLIN HEGJEMON (2) Nga Xhafer Durmishi-Skenderi, Suedi 24. 04. 2023 8. Ai ka një propozim konkret…
GJOKË DABAJ: NËN EFEKTIN E PAKOVE TË ‘BAMIRËSIS’!
Durrës, 15 Prill 202: Ndërsa të mençurit e këtij planeti u gjendën para enigmës, si na erdhi ky…
SADRI RAMABAJA: KOHA PËR POLITIKA TË QARTA
Prishtinë, 20. 06. 2014 – Po vijnë çastet që edhe Kosova të formulojë në rrafshin teorik e të…