Durrës, 21 Maj 2020: Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës objekti “Drenica” në Durrës u bë qëndra kryesore e mobilizimit të mijra vullnetarëve të UÇK-së , kryesisht e atyre që vinin nga diaspora por edhe nga gjithë hapësira e trojeve shqiptare. Njëkohësisht ajo shërbeu edhe si pikë shpërndarje dhe akomodimi e të dëbuarve nga Kosova dhe e bashkimit të familjarëve dhe familjeve mes tyre.
Pas Luftës ajo u shndërrua në një qendër peligrinazhi e cila u bë qëndra kryesore që vizitohej nga qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe diaspora pasi ajo nga GANI KAPITI, mbështetur nga familjarët e tij, nga intelektualë si dhe nga shumë shoqata të ndryshme patriotike e kulturore, shkrimtarësh, poetësh e artistësh, “DRENICA” e Durrësit faktikisht ishte shndërruar në një muze. Shumë nga këto shoqata i kanë dërguar të gjitha instancave më të larta shtetërore si Presidentëve, kryeministrave dhe kryeparlamentarëve e kryebashkiakëve të Durrësit propozimin që qendra Drenica të miratohej muze historik.
Por pikërisht pse ajo luajti atë rol të jashtëzakonshëm kombëtar dhe pse ajo u propozua për muze, qeveria socialiste e kohës së Fatos Nanos ndëhyri dhe e shëmbën godinën historike “Drenica” në Durrës. Drenica, lokali i Gani KAPITIT ku u bë mobilizimi i vullnetarëve të lirisë, objekt të cilin pronari e kishte shndërruar ne muze, ai u rrënua edhe për fakti se politikës së Tiranës nuk i “pëlqente” ai realitet pasi në Muzeu i UÇK-së që nga vitit 1999 kur u çlirua Kosova, te muzeu Drenica në Durrës për çdo vit përkujtoheshin me madheshti : 5,6 dhe 7 Marsi 1998 – Epopeja e UÇK-së; 1 Prilli vitit 1999 -Dita e Mobilizimit të madh të UÇK-së te qëndra “Drenica” në Durrës si dhe 12 Qershori 1999 -Dita e Çlirimit të Kosovës.
Dhe ashtu sikurse u veprua me “Drenicën” e Durrësit 16 vite më parë, në mëngjesin e dt. 17 Maj 2020 Ditën e Djelë herët në mëngjes në Tiranë u rrënua edhe godina kulturore, historike e kombëtare e Teatrit Kombëtar pavarësisht kundërshtisë dhe qëndresës së gjatë kundër këtij akti vandal të qeverisë, akt i cili të kujton barbarinë rrënimtare sllavo-bizantine kundër trashëgimisë kulturore iliro-shqiptare, akt që të kujton kohët e komunizmit i cili rrënoi objektet fetare dhe goditi rëndë trashëgiminë nacionaliste shqiptare. Kundër këtij akti, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe në shenjë solidariteti me qytetarët, artistët dhe intelektualët e Tiranës dolën edhe artistët, intelektualët e historianët e Kosovës e deri edhe kryeministri z. Albin KURTI.
Mënyra, koha, qëllimi, metoda dhe dita e dielë kur u rrënua Teatri Kombëtar të kujton aktin vandal të qeverisë e policisë serbe të heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë shtatë vite më parë, po ditën e dielë heret në mëngjes me dt. 20 Janar 2013.Regjimi i Ramës kundër trashëgimisë së vyer kombëtare të kujton stilin roberspierian dhe regjimin e Pol Potit, Stalinit dhe Enverit.
Ashtu sikurse makineria genocidiste serbe shfrytëzoi genocidin dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, në Mars të vitit 1999 objekti historik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shkatërrohet nga paramilitarët serb dhe aty formohet një park. Ndërsa në Maj të Vitit 2004 qeveria Socialiste në Shqipëri rrënoi Objektin “Drenica” në Durrës i cili shërbeu gjatë kohës së luftës në Kosovë si qëndra kryesore e mobilizimit të Luftëtarëve të Lirisë.
Vandalizmi i kryeministrit shqiptar në Maj të vitit 2020 shfrytëzoi pandeminë e koronavirusit dhe shkatërroi kujtesën kulturore shqiptare, Teatrin Kombëtar, këtë thesar të kulturës shqiptare.Pra kryeministri i Shqipërisë sikur mori shëmbull edhe nga dyshja Thaçi-Mustafa në Kosovë të cilat shfrytëzuan pandeminë e koronavirusit dhe organizuan nje puç parlamentar duke rrëzuar qeverinë legjitime KURTI në Kosovë.
Veprim i qeverisë, dhe sidomos e kryesisht i kryeministrit Rama dhe i kryebashkiakut Erion Veliaj të sjell në kujtesë edhe një akt tjetër vandal të pushtetit socialist të Fatos Nanos dhe të kryebashkiakut Lefter KOKA të cilët në mëngjes, në Maj 2004 në Durrës qeveria qendrore në koordinim me pushtetin vendor socialist, në mëngjes herët, rrënuan ishqëndrën kryesore të mobilizimit të mijra vullnetarëve të UÇK-së, Qëndrën historike “Drenica” në Durrës e cila ishte shndërruar në muze në përkujtim të Epopesë legjendare të UÇK-së.
Por, në atë kohë përveç pronarit të Qëndrës “Drenica” dhe veteranit të UÇK-së Gani KAPITI dhe familiarëve të tij askush nuk reagoi e nuk rezistoi, dhe as nuk u shqetësua as politika, as opozita dhe as shoqëria civile për këtë vandalizëm antikombëtar e antihistorik as nga Shqipëria por as edhe nga Kosova përveçse disa mediave të Tiranës që e dhanë dy minuta si ngjarje informative.
Kjo pasi muzeu dhe qëndra e mobilizimit të UÇK-së në Durrës u shëmb tinëz, pa paralajmërim dhe me policë e mjete shkatërruese që mbërritën nga Tirana. Pra këto janë metoda barbare antikulturë, antikombëtare tipike komuniste djallëzore, të errëta dhe që kryhen edhe në errësirën e natës.
Postime të Lidhura
DR.JAKUP KRASNIQI: SI TA NDRYSHOJMË GJENDJEN NË ARSIM DHE SHËNDETËSI?
Prishtinë, 08. 03. 2015 – Deri tani shumë herë kemi shkruar për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik…
ABAS FEJZULLAHI: TREPҪA DHE GJENDJA E XEHTARËVE (1988-2014)
Bern, 27. 02. 2014 – (Në shenjë nderimi dhe rikujtimi të grevave të xehtarëve të Trepçës) – Greva…
SOT – NË 137 VJETORIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, RIVARROSEN ESHTRAT E ISA BOLETINIT NË VINDLINDJEN E TIJ
Pashtriku.org, 10. 06. 2105 – Sot (në 137 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 qershor 1878 –…
PAPA PALI VI’të: GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU, HERO I MADH KOMBËTAR DHE I PAHARRUESHËM
Pashtriku.org, 29. 04. 2015 – Në rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (më 17 janar 1968), Shëjtëria e…