Suedi, 26 Maj 2020: Një ngjarje dramatike ka ndodhur në shkollën fillore në Therandë. Në ish-Jugosllavinë Socialiste në shkollat fillore të Kosovës nxënësit shqiptarë mësonin lëndën e serbokroatishtes. Në klasë ishte edhe Luani, i biri i drejtorit të fabrikës së gomës “Ballkani”, Bajram Bytyqit. Një ditë Luani kishte munguar në orën e mësimit, prandaj arsimtari nxënësit i pyeti “Ku gjendet Lavi?”, mirëpo nxënësit në klasë ia kthyen se shoku i tyre nuk quhet “Lav”, por “Luan”, sepse është shqiptar, ashtu siç ishin shokët dhe shoqet e tij në klasë, për të cilën edhe Luani kishte mbetur mirënjohës. Nxënësit e kishin kuptuar që arsimtari serb ishte një shovinist i tërbuar, kurrë nuk e thoshte kompozitën “srpskohrvatski jezik”, por vetëm “srpski jezik”. Ky shovinist me dhjetëra nxënës shqiptarë i kishte provokuar me anën e propagandës së tij shoviniste, mirëpo secili ia kishte kthyer me të njëjtën masë.
Një ditë, gjatë orës së mësimit, arsimtari i serbokroatishtes ua parashtroi një pyetje nxënësve shqiptarë, mirëpo nxënësit nuk e dinin përgjigjen. Atëherë arsimtari pyetjen ia parashtroi edhe Luan Bytyqit, mirëpo edhe Luani thotë që nuk e dinte përgjigjen. Siç tregonin nxënësit tjerë në klasë, Luani e dinte përgjigjen, mirëpo nuk dëshironte t’i lëndonte shokët e klasës, prandaj duke mbetur solidar me shokët në klasë, nuk përgjigjet. Për habi, arsimtari i serbokroatishtes vazhdon ta provokojë djaloshin sypetrit se si është e mundur të mos dinte të përgjigjet, kur gjuha amtare e tij është serbishtja. Atëherë Luani zemërohet dhe arsimtarit shovinist flak për flak ia kthen: “Jo, arsimtar, gjuha ime amtare është gjuha shqipe, prandaj gjendem në paralelen shqiptare”. Arsimtari serb mbeti i turpëruar, e pa që nuk i shkoi kungulli mbi ujë. Me dhjetëra herë nxënësit shqiptarë ia kishin shkulur dhëmballët arsimtarit serboçetnik që fliste gjuhën e urrejtjes.
Kur Luani shkon në shtëpi ngjarjen e hidhur të arsimtarit çetnik ia tregon babait të tij, Bajramit. Bajrami tronditet për provokimet shoviniste të arsimtarit ndaj të birit, prandaj të nesërmen shkon drejt e në shkollën fillore, dhe arsimtarin e serbishtes e qorton duke qëlluar me grushte në hundë: “More derr i ndyrë, gjuha amtare e djalit tim është gjuha shqipe, jo serbishtja”. Në korridor bëhet rrëmujë, aty ndërhyn drejtori i shkollës, për t’i ndarë. Ndërkohë që babai i Luanit po e qëllonte me grushte, arsimtari shovinist mundohej të mbulohej me duar.
Siç dihet Bajram Bytyqi, një kohë të gjatë, qysh prej fillimit të ndërtimit, ka qenë drejtor në fabrikën e gomës “Ballkani” në Therandë, ishte i martuar me një mësuese nga Vojvodina. Luani ishte nxënës shembullor, prandaj jo vetëm që ishte i aftë në lëndën e gjuhës shqipe, por shkruante edhe poezi, të cilat në atë kohë i botonte në revistën “Pionieri”. Padyshim që Luani, si gjithë shokët e tij në klasë, ishte shqiptar, prandaj me të drejtë nuk pranonte të fyhej kombi i tij dhe gjuha amtare shqipe. Në fund vlen të përmendet se Luani pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës është martuar me bijën e veteranit të arsimit, Xhafer Kabashi, nga Korisha e Prizrenit.
***
Pak fjalë për martesat e përziera në ish-Jugosllavi. Pa dyshim që deklarimi i arsimtarit çetnik për Luanin, kinse gjuha e tij amtare është serbishtja, duhet të jetë e kurdisur me kohë prej qarqeve reaksionare të Beogradit. Prandaj atë rezistencë që bëri një fshatar i arsimuar, siç ishte Bajram Bytyqi nga Semetishti i Therandës, përndryshe i martuar me një vojvodinase, që i biri të quhet Luan, të deklarohet shqiptar dhe tërë jetën e tij të mësojë shqip, gjithashtu edhe të merret me krijimtari letrare shqipe, kurrë nuk e bënin veglat qorre, siç ishin Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Rrahman Morina dhe të tjerë. Fëmijët e sahanlëpirësve, jo vetëm që nuk flisnin shqip, por edhe ishin shkrirë në elementin serbosllav që vepronin kundër vendlindjes dhe interesave kombëtare shqiptare. Ndonëse matriarkati i përkiste komunës primitive, rolin e familjes shqiptare në ish-Jugosllavi e luante gruaja serbe. Prandaj dhëndurët shqiptarë për interesa të fashizmit serb ishin në gjendje të luftonin për kolonizimin e Kosovës. Me të drejtë shqiptarët thoshin se shpirtin ia kishin dhënë dreqit. Prandaj derisa gjuha amtare e Luanit, birit të Bajram Bytyqit, ishte shqipja madhështore, gjuha e fëmijëve të dhëndurëve të lartshënuar të Serbisë, ishte serbishtja shoviniste.
NXËNËSJA SHQIPTARE, VIKTIMË E DHUNËS SHKOLLORE
Qysh para dy dekadash kam shkruar për Hanife Berishën, nxënëse e klasës së VII-të fillore, e cila në Bujanoc më 19 maj të vitit 1987 bëri vetëvrasje, që kishte rënë viktimë e dhunës shkollore. Siç dihet, Libër leximi për klasën e VII-të ka qenë pronë vetjake e nxënëses, prandaj kujdestari apo kushdo qoftë tjetër nuk kishin të drejtë të merren për grisjen e portretit të J.B.Titos në librin e nxënëses, pasi që ka qenë pronë e saj vetjake. Për habi, jeta e librit të nxënëses së ndjerë nuk ka pasur më shumë se dhjetë ditë, pasi që ishte në prag të përfundimit të viti shkollor. Megjithatë, kujdestari apo drejtori i shkollës tetëvjeçare mund ta dënonte nxënësen nëse ajo në shenjë zemërimi do ta thyente bankën, tabelën e zezë apo xhamin e dritares si pjesë të inventarit në klasë, jo për grisjen e librit vetjak. Prandaj kujdestari i klasës nuk duhej ta dramatizonte aksidentin, ai duhej të kuptonte pasojat psikologjike të nxënësve në shkollën fillore. Kështu nuk duhet vepruar as ndaj nxënëseve në shkollën e mesme, jo më në shkollën fillore. Për ironi, në vend se tre edukatorët (arsimtari, drejtori dhe zëvendësdrejtori) në shkollën fillore të silleshin në mënyrë pedagogjike ndaj nxënëses për ta qetësuar, ata e kanë torturuar, sikur ajo të ishte grua 20-vjeçare. Për një çast zyra e drejtorit kishte marrë pozitën e ndëshkimit policor. Prandaj vogëlushja, në shenjë dëshpërimi, sapo shkon në shtëpi, kryen vetëvrasje. Vetëvrasja e nxënëses tregon se ishte shenjë e mungesës së lirisë dhe demokracisë së nxënësve në shkollën tetëvjeçare. Tekembramja, nxënësit duhet stimuluar për dashurinë ndaj mësimit, jo të kërcënohen me përjashtim dhe me burgosje. Në anën tjetër, po të ishte vajza studente, kuptohet që para derrave fashistë nuk do të trembej aspak, mirëpo ajo ende ishte vogëlushe. Prandaj me të drejtë pedagogjike nxënësit quhen filloristë.
Më së miri do të kishte qenë që arsimtari, pasi që edhe vetë ishte kujdestar i klasës, në fillim të bisedonte me babain e nxënëses, dhe jo ta politizonte ngjarjen në shërbim të shovinizmit jugosllav. Në këtë rast, heshtja e arsimtarit do të ishte më e mirë. Me dhjetëra raste kanë përjetuar arsimtarët me nxënësit nëpër shkolla fillore e të mesme në ish-Jugosllavi, por nuk i kanë dramatizuar as nuk i kanë përhapur. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1968 në Beograd, në Shkollën e Mesme të Bibliotekës, ku mësoja unë, një shok i klasës gjatë ushtrimeve paraushtarake me pushkë ajrore e qëllon fotografinë e Titos në mur. Ndërkohë që fotografia u bë copë e grimë, tjetri e përgëzoi “bravooo!” Arsimtari e qortoi nxënësin problematik, ndonëse ishte 18-vjeçar, mirëpo askush nuk e mori vesh. Tekembramja, arsimtari në Bujanoc nuk e kishte detyrën e policit në institucionin shkollor, por ishte edukator, prandaj çështjen mund ta zgjidhte në mënyrë pedagogjike. Duket qartë, arsimtari me gjithë drejtorin e shkollës kanë qenë fashistë që vepronin në shërbim të reaksionit jugosllav. Ata vendin e kishin në stallën e derrave, jo në institucionet shkollore. Prandaj kujdestari arsimtar mbeti vrasës i nxënëses, e cila sot do të ishte një mësuese apo një mjeke e re shqiptare. Shkurt, Hanifja do të krijonte familjen e re shqiptare – me djem e me çupa. Respekt, vogëlushes kryengritëse!
Suedi, 20.05.2020