DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIÇIT? (1)

Prishtinë, 26 Maj 2020: Atanasije Urosevici, i lindur me 14 tetor 1898, në qytetin e Gjilanit, dhe ka vdekur në Beograd me datën 17 tetor 1992, vetëm 3 ditë pasi i mbushi plotë 94 vite jetë.
Në burimet serbe thuhet se: Atanasije Urosevici ishte një gjeograf, antropogjeograf dhe etnolog serbë, i cili ka dhënë një kontribut të madh, në studimin e të kaluarës në territorin e Kosovës.

Sipas burimeve serbe origjina e familjes së Atanasije Urosevicit, është nga Hoça e Madhe, por sipas rrëfimeve tjera thuhet se kjo familje ishte me origjinë nga qyteti i Prizrenit. Është e pa besueshme, kur Urosevici shkruan pikërisht për origjinën e familjeve dhe për vendbanimet në Kosovë, e të mos shkruante të vërtetën për origjinën e familjes së tij! Në burimet serbe po ashtu thuhet se nga presionet e shqiptarve kjo familje u detyrua ta braktisë vendlindjen e tyre dhe të vendosen për të jetuar në disa fshatra të Anamoravës.
Kjo hipotez është ngritur për qëllime politike, sepse të dhënat historike dhe burimet nga terreni ofrojnë argumente tjera bindëse, se të dhënat serbe, kishin për qëllim që të fshehin të vërtetën për nacionalitetin dhe origjinen e familjes së Urosevicit. Sido që të jetë kjo lenë të kuptohet se në burimet serbe, nuk ka të dhëna të sakta për origjinën e kësaj familje.

Atanasije Urosheviç (14 Tetor 1898 – 17 Tetor 1992)

Duke u bazuar në burime historike për Hoçën e Madhe, por edhe për vet qytetin e Prizrenit, kuptojmë se popullata e këtyre dy vendbanimeve, gjatë mesjetës së vonë e deri në luftërat ballkanike, nuk ishte me origjinë serbe, por atje që nga fillimi i shekullit XIX, vepronte shërbimi rusë për serbizimin e popullatës ortodokse.
Të dhënat tjera dëshmojnë se gjatë shekullit XIX, në qytetin e Prizrenit nuk kishte kurrfarë presioni ndaj popullatës ortodokse.
Në anën tjetër dihet fare mirë që sipas platformës pansllaviste që e udhëhiqte Rusia, nga fillimi i shekullit XIX, i bëhej presion P.Osmane për dhënien e privilegjeve dhe disa të drejtave për ortodoksët brenda kufijëve të P.Osmane. Këto të drejta madje ishin nënshkruar në disa marrëveshje që ishin arritur në mes të Rusisë dhe P.Osmane, që nga fundi i shekullit XVIII. Bazuar në këto dëshmi historike kuptojmë se popullata ortodokse e Prizrenit, Hoçës së Madhe dhe vendbanimeve tjera në trojet shqiptare, nuk kishin pasur kurrfarë presioni prej shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, sepse të drejtat e tyre mbroheshin nga administrata osmane me ferman (ligj).
Burimet historike dëshmojnë, se pas fitimit të autonomisë së Serbisë, në vitin 1833 P.Osmane lejon hapjen e shkollave laike serbe edhe në territorin e Kosovës së sotme, dhe pikërisht shkolla e parë laike në gjuhën serbe, në vitin 1836 është hapur në qytetin e Prizrenit. Pak dekada më vonë u hapën edhe disa shkolla serbe në qytete dhe fshatra të Kosovës. Në Prizren është hapur edhe seminari ortodoks Bogosllavia, qysh në vitin 1871, në të cilën shkollë përgatiteshin klerikët dhe mësimdhënësit për kisha dhe shkolla serbe në Kosovë.
Pra siç shihet nga burimet e kohës dhe dokumentet arkivore, në qytetin e Prizrenit, që nga fillimi i shekullit XIX, ishin hapur sholla në gjuhën serbe, me të vetmin qëllim serbizimin e popullatës ortodokse shqiptare dhe vllahe në qytet.
Këto shkolla serbe u zgjeruan dhe punuan pa asnjë ndërprerje gjatë gjithë shekullit XIX. Gjatë dekadave të fundit të shekullit XIX, në shumë vendbanime u ndërtuan shkolla të reja për djem e vajza, dhe në këto shkolla, mësimi zhvillohej sipas plan programeve arsimore të Serbisë.

 

Foto 1. Objekti i shkollës së parë fillore serbe e hapur në vitin 1836 dhe Foto 2. Objekti i shkollës serbe i hapur në fshatin Hoçë të Madhe, në vitin 1872

Në këto shkolla nxënësit frymëzoheshin për kulturën dhe gjuhët sllave, historinë e sllavëve, fenë ortodokse, mësoheshin lënë të posaçme nga religjioni, ku shpjegohej për kishat e Kosovës, dhe këndoheshin këngë nacionaliste serbe për ngritjen dashurisë dhe moralit të nxënësve për gjuhën serbe dhe sllavët në përgjithësi.
Në fund të shekullit XIX, u ndërtuan mjaftë shumë shkolla të reja edhe në shumë fshatra. Në këto shkolla u përfshinë një numër mjaftë i madh i nxënësve. Në këto shkolla nxënësit u ndanë sipas gjinisë, kështu që u hapën shkolla për meshkuj, por edhe për femra.

Shkolla fillore Mladen Ugarevic, në Prizren


Numri i nxënësve në shkollat serbe të Prizrenit dhe Hoçës së Madhe, në vitin 1906

Po ashtu është e ditur se në dekadat e fundit të shekullit XIX, shkolla serbe u hapën edhe në qytetin e Gjilanit dhe dy fshatra tjera të kësaj komune, në Ranilluk dhe në Petrovc.
Urosevici shkollën fillore e kreu në Gjilan në gjuhën serbe, andaj shtrohet pyetja logjike: Pse familja pas mbarimit të shkollës fillore, nuk e dërgojë Urosevicin të vijojë mësimet në shkollën e mesme në gjuhën serbe, por e dërguan që të mësoj në gjuhën turke!
Kuptohet se në këto kohë ishin vetëm shqiptarët që e kishin të ndaluar që të mësojnë dhe hapin shkolla në gjuhën shqipe.

 

Numri i nxënësve në shkollat serbe të Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Vushtrrisë, në vitin 1906

Përveç kësaj në qytetin e Prizrenit, Rusia e kishte dërguar si konsull, diplomatin e vet Ivan Stepanovic Jastrebovin, i cili gjatë misionit të tij, zhvillojë propagandë dhe aktivitete pansllaviste në Prizren, Shkodër dhe Mirditë. Të gjitha aktivitetet e
Jastrebovit dhe platformës pansllaviste ruse ishin në funksion të serbizimit të popullatës ortodokse në Prizren dhe rrethinë, si dhe në qytetin e Shkodrës.
Jastrebovi i cili në Rusi ishte arsimuar për të marrë njohuri për kulturën orientale, dhe gjuhët e lindjes, i fliste dhe shkruante në gjuhët: arabisht, persisht dhe turqisht.
Menjëherë pas vendosjes së tij në Prizren ai i mori të gjitha masat, që të zbatohen të gjitha të drejtat e ortodoksëve, sipas fermanëve që ishin nënshkruar deri në atë kohë, në mes të Rusisë dhe P. Osmane.

 

Teksti ku tregon se Jastrebovi i kishte siguruar të gjitha fermanët osmane dhe kërkonte që të zbatoheshin me përpikëri.

Këto që i ofruam janë dëshmi të mjaftueshme, për ta kuptuar se nuk kishte kurrëfarë presioni ndaj ortodoksëve në Prizren dhe rrethinë, pra ashtu si shkruan në biografin e Urosevicit. Përkundër dhunës ndaj shqiptarëve në qytetin e Prizrenit, gjithnjë e më shumë vinin duke u shtuar të drejtat, për popullatën ortodokse. Nga këto privilegje për ortodoksë në P. Osamne, që ishin arritur në saj të politikave, tani kishte filluar procesi i serbizimit të tyre.
Me rastin e formimit të Vilajetit të Kosovës, pikërisht në qytetin e Prizrenit, fillojë të botohej gazeta e parë në gjuhën turke dhe gjuhën serbe, dhe redaktor i kësaj gazete për gjuhën serbe, ishte caktuar Todor Stankovici nga Nishi, i cili më vonë u emërua konsull serbë në Prishtinë.

 

Gazeta në gjuhën serbe dhe turke si dhe këngë nacionaliste serbë që këndoheshin në shkollat serbë të hapura në Kosovë.
VIJON…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura