ABAS FEJZULLAHI: PËRGJEGJE DHE PËRKRAHJE LIDHUR ME SHKRIMIN E MREKULLUESHËM NGA NUE OROSHI

Bern, 1 gusht 2020: E mbramja me hair apo ja nien zanin ma vonë…
Është titulli i mrekullueshëm i shkrimit që i nderuari Nue Oroshi e ka publikuar më datën 20 të muajt Korrtor (Korrik), lidhur me shqetësimet e tija të arsyeshme për ndarje dhe përçarje ndërshqiptare si pasojë e kryeparëve të partive politike në trojet shqiptare..!
E
h… të gjetë e mira Nue Oroshi, si dëshmi po ta publikoj edhe këtë fotografi, si dëshmi, se syza s’ke, por kur merr në shenjë, se di a i vë, këte më së miri vet e di, por shenjën që e ke marrë në thumb(shënjestër) e ke qëllua mu aty ku duhet…

Nue Oroshi

Në vend të hyrjes:
Merr n’thue sivjet e rrëzohesh në mot
Thënia popullore sipër u bie përshtati veprimeve jo të drejta, qofshin ato vetanake, familjare, të kryeparëve të partive politike dhe shtetërore…
Nëse me kujdesë e pa anime mbshtetemi në të dhëna e dëshmi ekzistuese dhe në hollësi përpunohen në kohë dhe hapësirë, rrjedhat politike, të udhëhequra nga kryeparët e partive politike shqiptare në të gjitha drejtimet, kudo në trojet shqiptare në përgjithësi, por në Shqipëri e Kosovë në veçanti, në këto vitet e fundit, ekzston arsyeja, për të paraqitur haptas MENDIMET në vijim që mund të pranohen nga ta që i udhëheq arsyeja dhe të kundërshtohen nga ata që i udhëheq lakmia:
 Në kushtet dhe rrethanat që kanë vepruar të parët tanë shumica pa
Arsimim ndoshta edhe të mjaftueshëm apo edhe fare pa arsimim, po na dalin më mendjehollë, më të ndërgjegjshëm e me përgjegjësi njerëzore, se sa këta që kanë zënë vend në Kuvend si kurvendarë…!

 Pasi që, shumica prej tyre lakmiçarë për pozita e pushtet si pushta e
pushtshtetarë me tituj e grada të pa merituara si komandanta e gjenerala, Profesora, Mr e Dr. Akademyka, Politikuaj e Specialista…që përmes pozitave e pushtetit, qeverisjesë për faqe të zezë e shumë të keqe dhe keq përdorimeve nga më të ndryshmet, kanë sjellur gjendjen e rëndë në vend në të gjitha drejtimet jetësore, tue rrënuar në vazhdimsi të tashmen dhe të ardhmen e brezave dhe të atdheut me shumë halle që ja kanë ngarkuar si barrë, përmes ndarjeve dhe përçarjeve ndërshqiptare me plotë zënka e hasmëri, që janë tue u përcjellur me pasoja të rënda në të gjitha drejtimet e do t’i përcjelllin ndodhta edhe gjenaratat në vazhdimsi.., nëse vazhdojnë me të njejtëm mendësi!
Këngë e lavde s’po din me u ngi, punë të mbarë s’po bajnë për shpi…
Kuvendet shqiptare dhe shumicën e kurvendarëve si në Kosovë dhe Shqipëri, siç po dëshmojnë të gjitha rrjedhat e deri tashme janë përcjellur me disa lloje sëmurjesh të ndërlidhur njëra me tjetrën në veçant në këto 30 vitet e fundit, e mund të lindin edhe dyshime me bazë , se janë trashguese, ngjitëse dhe të pa shërueshme për fatin e keq të shqiptarëve:
1.Lavdrimet dhe këngët që bien plotësisht në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin që ka qenë apo ate ekzistues tani. Një shembull nga shumë të tjerë: Kënga ku mes tjersh këndohet:”…as s’ka fe as parti që përçanë këtë shqiptari..” është e kundërta:” S’ka fe as parti që bashkon këtë shqiptari..”
2. Politikuajt e partive politike të shumta, si në Shqipëri dhe në Kosovë e kudo ndër shqiptarë, me përfaqësuesit e tyre në Kuvende përjashto pakicen e ndërgjegjshme që mbivotohet, janë përçarsit më të mdhenjë ndërshqiptarë, për ta dëshmuar këtë po e shkëpusim një pjesë nga shkrimi i të nderuarit Nue Oroshi me titullin:
”E mbramja me hair apo ja nien zanin ma von”
“Edhe ngatrresat politike që kanë ndodhur tek ne shqiptarët gjatë shumë shekujve ishin ngatërresa që e dëmtuan deri në palcë ashtin arbnor të tokës shqiptare.
Shpeshherë këto ngatrresa politike përfunduan me vrasje në mes të grupacioneve politike shqiptare të cilat kishin orjentime të ndryshme politike…”

3. Si në Shqipëri si në Kosovë secila parti politike është shërbyer dhe shërbehet me shpfje, thash e theme me të dhëna e dëshmi ekzistuese apo të sajuara për ta rrëzuar nga pushteti njëra tjetrën…e për ta ardhur vet në pushtet, për interesat e tyre që u prin lakmia për pasuri e pushtet…!
 SI PËRFUNDIM ME DËSHMI E MBSHTETI KËTË MENDIM:
Shqiptarët për fatin e keq të tyre i ka përfshi sëmurja virusale shumë e stërkequr e lakmisë dhe vetlavdrimit (përjashto pakicën me trupa vetmbrojtës-imunitet), është edhe sëmurje ngjitëse dhe siç është dëshmuar deri tani e pa shërueshëm, ku me arsye lind dyshimi, se mos është edhe trashëguese..!
VIRUSI i lakmisë i shoqëruar edhe me virusët e tjerë të kësaj natyre siç janë: virusi i smirës, urrejtjes, dredhisë, pabesisë, rrenës dhe mashtrimit në bashkëveprim në kohë dhe hapësirë i japin hapësirë vetlavdrimit me ato veti e cilësi të cilat në të vërtetë mungojnë tek shumica përjashto pakicën:
1. THIRREMI E LAVDROHEMI NË BESËN SHQIPTARE (sepse na mungon e jemi të pa besë … përjashto pakicën që se pyet në të shumtën e rasteve askush e s’mund të bëjë kurrfarë ndryshimi në këtë drejtim, përkundër dëshirës që ka….!) I kemi kënduar e i këndojmë këngë me lahut, sharki e çifteli e shkruar lavde në proz e poezi, për këte ka të dhëna e dëshmi të mjaftueshme: Sa e sa figura të rëndësidhme atdhetare u vranë tinez e pas shpinës, për interesa meskine, lakmi e terrpi, për pozitë e për pushtet, të prerë në besë të qitur në pritë dhe të vrarë në pabesi…!
2. THIRREMI E LAVDOHEMI ME TRIMNIN, që se kemi pasur të bashkuar kundër armikut (por shumë trima ndaj njëri tjetrit mes veti deri në vetshkatrrim shpeshëherë për LAKMI e ndonjëherë edhe për asgjë..!)
3. THIRREMI E LAVDROHEMI NË MORAL ( sepse jemi të pa moralshëm..!)
Si dëshmi ka shumë këngë popullore por edhe lufta e fundit në Kosovë…
4. HASJANËT QË MERITOJNË LAVDRATË NË NIVEL KOMBËTAR
Nëse dikush duhet vërtetë të Lavdrohet, për ate që i ka munguar në jetën e përditëshme dhe e ka plotësuar e jetësuar me punë e me djersë janë HASJANËT në nivel kombëtar. Hasi i thatë i kanë thënë në vazhdimsi edhe sot e kësaj dite, se toka për bukë u ka munguar. Për t’i plotësuar nevojat e tyre të përditëshme familjare pra bukën e gojës siç thuhet Hasjanët janë bukëpjeksë në përgjithësi.
Hasjanët kanë qenë dhe janë bukëpjeksit më të njohur në Ballkan e më gjërë dhe kanë krijuar pasuri me Furra buke si bukëpjekës me punë e djersë dhe ndershmëri. Kanë qenë e janë mikëpritës e bukdhënës të njohur dhe prktikisht e kanë jetësuar ate që u ka munguar me punë e me djersë e jo me llafe e lavde goje si shumë të tjerë sipër përmendur… që mirren me thash e theme e politikëbërje…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura