FIDAN N. SHAQIRI: MENҪURIA KOLEKTIVE E LUGINËS DHE REZOLUTA E SAJ!

Pashtriku.org, 03. 07. 2013 – Disa nga teoritë sociale e politike na japin konkluzione të shkëlqyeshme se si në shoqërinë njerëzore mençuria kolektive vepron në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime. Po ashtu ajo shpesh din ta dënojë një grup, kur nuhatë kërcënimin, kur është i zhgënjyer apo kur lihet anash. Ndodhë, që edhe në politikë, disa nga vendimet që i mer një grup politik, mund të quhen vetëm për konsum të mbrendshëm, apo edhe për ndonjë qëllim të mëvonshëm.
E tillë po na del Rezoluta për Luginën.
Qytetarët e Luginës së Preshevës, pothuajse të gjithë e uruan deputetin Haziri për dërgimin e Rezolutës për Luginën në Kuvendin e Kosovës.
Qofsha gabim, por deputeti që dërgoi Rezolutën në Kuvendin e Kosovës, e paska bishtin mbrapa. Qytetarët shqiptarë në Luginë dhe shoqata “Vatra” ka të ngjarë, që nuk e kishin shumë të qartë se çfarë po pregatitte deputeti për më vonë.
Ja që, edhe kur askush nuk flet për punën e planifikuar, e tregon koha.
Ne mund të themi që deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ishte vetëm një “kumbarë” i Rezolutës për Luginën. Por, JO!

description

– Lutfi Haziri – 

Tani kur qytetarët e Luginës e kuptuan që pikërisht “kumbara” do të kandidojër për kreun e Gjilanit, e kuptuan që ishin tradhëtuar me Rezolutën.
Sepse, pikërisht kandidatura e tij po i bën të dyshojnë! Atij po iu dashkan votat e shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Gjilan.
Dhe, ka vepruar shumë mençur, sepse vetëm me votat e tyre, mund t’i fitojë më shumë se dy këshilltarë komunal (asambleistë).
Ani. Dikush do t’i marë ato vota. Por, ku do të mbesin edhe njëqind mijë shqiptarë që iu gëzuan nismës së deputetit që ata të përfaqësohen denjësisht nga shteti i Kosovës?!!
Luginës nuk i duhen nisma gjysmake, qëllimkëqija dhe për përfitime personale të cilitdo deputet, apo cilësdo parti politike!
Të gjithë e dijmë që Lugina, ka qenë, është, dhe do të vazhdojë të përdoret si “XHOKER”, për të fituar Kosova.
Në luftën e UÇK-së, shqiptarët e Luginës dhe luftëtarët e saj, u sakrifikuan dhe heshtën, sepse bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga UÇK-ja që të mos pretendojë çlirimin e të gjitha trojeve të banuara me shqiptarë. Pranuan, dhe kështu NATO filloi të bombardojë caqet e ushtrisë serbe.
Në luftën e UÇPMB-së, liderët politikë e ushtarakë të Luginës vepruan çfarë iu tha lidershipi i Kosovës.
Gjatë luftës politike pas pavarësisë së Kosovës, Lugina e Preshevës ishte e gatshme përsëri të sakrifikohej për Kosovën, dhe shpesh të përdorë gjuhë kërcënuese ndaj Serbisë, për t’ia shpëtuar Kosovës veriun e saj që u uzorpua nga serbët.
Dhe jo vetëm kaq. Qytetarët përsëri do të sakrifikojnë për Kosovën, por jo edhe për individë që kanë qëllim përfitimin e votës së shqiptarëve të Luginës, që jetojnë në Kosovë.
Përse duhet të kënaqen shqiptarët e Luginës së Preshevës me një Rezolutë, kur ajo nuk mund ta hjek taksën për automjete?
Përse duhet të kënaqen shqiptarët e Luginës së Preshevës me një Rezolutë, kur ajo aspak nuk është e njejtë me pjesën e KUSHTETUTËS?
Përse duhet të kënaqen shqiptarët e Preshevës me një Rezolutë, kur ajo keqpërdoret nga qarqe te caktuara, për në vjeshtë (koha e zgjedhjeve)?
Përse duhet të kënaqen shqiptarët e Luginës me një Rezolutë, kur ajo i largon qytetarët nga trualli i tyre.
Përse duhet të kenaqen shqiptarët e Luginës me një Rezolutë, kur ajo nuk parasheh që sistemi arsimor në Luginë të ketë planprograme kombëtare, duke përfshirë ABETARET MBARËKOMBËTARE, e jo ABETAREN e Këshillit Nacional Shqiptar!?
Lugina është e interesuar skajshmërisht në paqe të përfitojë, sepse kriza sociale është temë ditore. Lugina ka nevoj për një “infuzion” ekonomik
Shqiptarët e Luginës shquhen për respekt dhe dinjitet. Për shqiptarët e Luginës, familja është e shenjtë, si për çdo shqiptarë.
Unë dua të besoj që do të futet teksti në Kushtetutën e Kosovës : “Republika e Kosovës mbron bashkëkombasit e vet jashtë territorit AKTUAL”… përndryshe na kanë futur gishtat në dy sytë e ballit!
Unë besoj në Kushtetutën e Shtetit, e JO në Rezoluta të subjekteve të caktuara politike për qëllime elektorale!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura