Prishtinë, 5 gusht 2020: Mini Shengeni Ballkanik, është agjenturë e vejtër si ide antishqiptare dhe ka për qëllim ekstrem DEKOMPOZIMIN e Makro-Shëngenit shqiptar. Për herë të parë është inicuar më 1868 prej Princit Mihajllo, qëllimi i të cilit ishte që të parandalohej themelimi i Vilajetit Shqiptar më 1869. Ndërsa, ata që duan ta kuptojnë se çka është nisma për Mini-Shëngenin e sotëm Ballkanik, është më se e nevojshme të mësojnë se çka ishte “Antanta e Vogël” ( Apro Entante) e 26 Shkurtit 1920, kur një gazetar i korruptuar Hungarez hodhi idenë që të ndërtohej një “lidhje organike” midis Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS) dhe Çekosllovakisë. Këtij “dueti” në vijim do i bashkohej edhe Rumunia, gjë që tregon se Franca po luftonte me çdo mjet që ta shpërbënte çdo lidhje të Austrisë me Hungarinë. E kur të kryhej ky proces, e tërë godina e “Antantës së Vogël” t`i kundërvihej në mënyrë të organizuar eknomisë Gjermane si në aspektin ushtrak ashtu dhe financiar.
Lidhur me riorganizmin e “Antantës së Vogël”, duhen përmendur takimet në Pragë më 1922, në Sinaia më 1923, në Beograd më 1924, në Lublan më 1924, në Bukuresht më 1925, në Temishaora më 1926, në Bled më 1926, në Jachimov më 1927, në Gjenevë më 1928, përsëri në Bukuresht më 1928, dhe 1929, përsëri në Beograd më 1929, në Pragë më 1929, në Shtrbsko Pleso më 1930, në Siana dhe Bukuresht më 1930, në Bukuresht më 1931, në Metreux më 1932, në Beograd më 1932. Këto kontakte organizoheshin në bazë të Statutit që ishte aprovuar.
Dr.Hakif Bajrami
E vërteta është, se Republika e Kosovës nuk duhet të kyçet në Mini-Shëngenin Ballkanik pa u studjuar mirë kontaktet dhe “rezultatet” e daluna nga tubimet në qytetet e sipër theksuar. Por, nuk duhet lënë pa thënë, se të qenët e Shqipërisë pjestare në atë “antantën e vogël” ishte prezente në “tryezën” e të gjitha kontakteve të lartpërmendura, krejtë me qëllim se si do të arrihet që një derivat i këtyre kontakteve të zbulojë qëllimin e forcimit të Mbretërisë Jugosllave nga viti 1929. E realizimi i saj u ndie i pjekur kur më 1933 Mbreti Aleksandër i filloi kontaktet sekrete me Italinë për ta ndarë Shqipërinë përmes aksionit: Shpronsim, Shpërngulje dhe Shfarosje të Shqiptarëve të Jugosllavisë që pastaj, toka e Shqipërisë Londineze t’i aneksohej Beogradit.
Letrat për këtë plan kolonial u zbuluan më 1935, duke e plotësuar Mbretëria Jugoslalve, për të cilën u informua Rumunia si dhe u kërkua aprovimi nga Çekosllovakia. Edhe më lakuriq, çështja e “patates së nxehtë shqiptare në Jugosllavi”, mendohej se u mbyll me akordimin e Konventës Jugosllavo-Turke më 11 gusht 1938. Si rezultat i saj, në Anadoll duhej të shpërngulëshin të gjithë shqiptarët muslimanë, e cila duhej të përfundonte brenda vitit 1944. Ndërsa ata shqiptarë që ishin të krishterë (katolikë dhe ortodoksë) duhej të asmilioheshin në jugosllavë.
Mini-Shëngeni ka të bëjë tërthorazi me shpërbërjen e pengesave për “korigjimin e dështuar të kufijve”, në mes Serbisë dhe Republikës Kosovës gjatë viteve 2018-2020, por me mjete tjera misterioze, që opinioni duhej ta dinte vetëm kur do të nënshkruhej diçka “madhështore në Vashington” (2020), prej kah shqiptarët nuk do të kishin hapësirë për asnjë reagim solid. E për këtë, fajtori numër një, nëse dështonte, duhej të adresohej te VETVËNDOSJA dhe Ramush Haradini, jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Tirana. Disa profesionistë, vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi e kanë argumnetuar me fakte se është i gabuar ashtu si është ratifikuar në Podgoricë. Madje edhe Kuvendi i Kosovës e pranoi me vetëdije atë “ratifikim” me justifikimin e sajuar: se na qenë premtuar vizat! Ku janë vizat?, i pyes ata dhe këta të m(v)izave sot.
Por, edhe idenë e “këmbimit” të territoreve apo “korigjim të kufijëve me dhimbje shumë të mëdha,” e kanë propaganduar se është një përpjekje për “ta zgjidhur përfundimisht çështjen e Kosovës”. Lidhur me këtë, Beogradi, pas dështimit të këtij PAZARI të përkrahur nga Frederika Mogerini, e cila humbi si flluska e sapunit, tani më 2019/20, po mendon se i erdhën “PESË” vizitat vijuese me iniciativë ideore të Rusisë, e cila ia siguroi virusin ideor A. Vuçiçit, për ta dytësuar çështjen e agresionit në Krime. Parndaj, Serbia zyrtare e hodhi e para IDENË E MINI-SHËNGENIT Ballkanik, duke u bazuar në të gjitha “antantat” historike, duke shpresuar se do ta kthei Kosovën në vitin e “mbrapshtë” 1989. Me këtë thikë me tre teha pas shpinës së Kosovës, së pari, Vuçiçi e futi në lojë nëntokën ruse në Mal të Zi, me një hie religjioze, pastaj tentoi të bëjë grusht shteti në Maqedoninë Veriore. Së dyti, me këto ide Vuçiçi e futi në lojë Maqedoninë Veriore, që është me pavarësi e pa të, sepse Kisha Ortodokse Serbe (KOS) nuk e pranon Kishën Ortodokse Maqedone, e si pasojë as Maqedoninë e Veriut, de fakto. Po, Bota e civilizuar duhet ta kuptojë, se jo vetëm në Serbi por edhe në Rusi: “pa të pranuar KOS nuk je shtet”!!! Kjo marri politike dhe religjioze është realitet edhe në Vatikan, edhe në Teheran, mjerishtë me fuqi “qiellore”. Pra, përmes Mini-Shëngenit, Beogradi po provon t`i paralizoi shqiptarët e Maqedonisë duke ua lidhë “të dy duartë”, po kështu e paralizoi në gjysëm invalid edhe shtetin që quhet Mali i Zi.
Me këto dy poteza Edi Rama, fillikat i vetëm, po e luan rolin e “Kalit të Trojës”, pa e marrë mendimin e shqiptarëve të Shqipërisë Londineze dhe të Kosovës (Shqipërinë Kontinentale). Po kjo filozofi nuk ka rëndësi fare as për Shqipërinë e as për Kosovën. Me rëndësi MINI-SHËNGENI është për Rusinë dhe Serbinë, ngaqë e izolon dhe defaktorizon Republikën e Kosovës, të cilës çdo ditë i vihen bariera në kufi, duke mos llogaritur se taksa 100% nuk ka teori që do të hiqet me Albin Kurtin në krye të shtetit Kosovës, pa reciprocitetin, që do të thotë pa pranimin e Republikës Kosovës nga Serbia, pa evituar Serbia në Kushtetutë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
Dua të theksoj se Reciprociteti në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duhet të filloi me faktorin e të drejtave të njeriut, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Pra, ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë, ato të drejta duhet t`i kanë shqiptarët në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanofc dhe Medvegjë), madje edhe shqiptarët dhe Boshnjakët në Sanxhak, sepse Snaxhaku rrënjët i ka në Kosovë e jo në Sarajevë.
Tash kur është djegur programi serb për shfarosjen e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinetale, kur është djegë çdo shpresë dhe ide edhe për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë Londineze (1913, 1937, 1947, 1997), tash kur është djegur politika serbe e ASIMILIMIT të shqiptarëve, Beogradi, në akordim me Moskën, po provon ta okupojë Shqipërinë Etnike eknomikisht; ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia Beogradit i sherbejnë si “makina për të prodhuar mjegull”. Dhe në këtë llogari, Serbia është shumë e sigurtë. Është, sepse MINI-SHËNGENI bazohet në ekonimi të Serbisë, në të cilën po investojnë: Turqia, Gjermania, Rusia, Franca dhe një serë shtetesh që sot janë në krizë të thellë ushtarake dhe ekonomike, e që quhen: IRAN+Irak+Siri+Libi+Marok (petrodollari), sepse të gjitha këto shtete, BLEJNË ARMË nga Moska përmes Serbisë marionetë. Pra , mendohet se ideja teorike e Mini-Shëngenit si zëvendsim i BE-së, ka lindë në Beograd dhe në Moskë, e praktika dhe koha, kinse punojnë për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve, e cila është një mbulim i Diellit me shoshë.
E për këtë plan “C” Ruso-Serb, duhet të flasin edhe NATO edhe BE-ja, sepse treva shqiptare (Shqipëria Etnike) është hapësira më pro NATO-s dhe më pro SHBA e BE-së në botë, por edhe më e rrezikuara, jo edhe pa fajin e përçarjeve dhe “pehlivanëve politike shqiptare”. Pra “Mini-Shëngeni” është një trillim i pastër serb për të fituar në kohë; për ta riokupuar, të paktën Republikën e Kosovës, fillimisht ekonomikisht e pastaj, si pasojë, nuk dihet ku i del falli Kishës Ortodokse Serbe, e cila, nëse sillet kështu si po sillet, një ditë duhet të gjindet në pozitë sikurse me Kishën Ortodokse Malazeze me çdo fqinj në Ballkan, duke ia shtetëzuar madje Republikës së Kosovës të gjitha përmendoret e kultit të secilës fe, përndryshe rrezikohet substanca e sovranitetit të shtetit.
Këtu qëndron mikrobi i tërë operacionit politik serb i Mini-Shëngenit, së pakut si provokim i dyfishtë, sepse Serbia ka eksportuar për çdo vit mallëra në Kosovë në shumën 650 deri në 700 milionë Euro; pra, dyfish më shumë se në Rusi. Këtu pushon falli i Beogrdait. E, nëse zbritet kjo kuotë në 6 milion në vit, Mini-Shëngeni konsiderohet si thirrje SOS në “detin” ballkanik pansllav, plot stuhi politike dhe religjioze, kinse të gjithë “ballkanasit janë kundër Serbisë”. E, Ballkanasit jo serbë, kurrë ma nuk do t`u përshtaten Serbisë e as KOS-it, por në asnjë variant nuk do t`i përshtatën edhe Rusisë. Nëse realizohet Mini-Shegeni, faji është i Perëndimit, që në disa raste bën sehir për interesa të grimcave të veta ekonomike. Ardhmëria për këtë politikë imperiale të MINI-SHËNGENIT, në shikim të parë është bërë MORTUS CREMATORIS. E fakti se përmes MINI-SHËNGENIT Serbia aspiron të kthehet në dominuese të shteteve ballkanike anëtarë të NATO-s, (Shqipëri, Mali i Zi, Maqedonia Veriore), plus Kosovën ku NATO ka baza, dëshmon, se ideja nuk është vetëm “Made in Rusia”, por edhe “made in Serbia” e Aleksandër Sorros, pa le mos po i ndezë ndonjë fat për të shitë armë, diku në Afrikë për interesa të “Krushkut”. Pra, anatomia e rrenave serbe është e zhveshur plotësisht.
Në këtë shkrim publik, si historian që jam, e kam një porosi që mos ta nënçmoj kurrë konspiracionin e dy politikanëve “kulmorë” të Republikës Kosovës. Ndërsa me Vuçiqin nuk duhet lëshuar në eter koncepte “trasantlantike” dhe filozofi frapante (të habitshme) që nuk ka “koka bërthamore”. Lufta në dy litarë ka filluar, por “muskujt” nuk do t’i ndihmojnë fare, as LDK-ës e as aleatëve të saj që kanë hy në torishtë anksidenatalisht, e do të dalin të lagur sigurisht.
Në këtë kaos MINI-BALLKANIK (Mini-Shëngen), në bazë të projeksioneve që qakullojnë në Beograd, Albin Kurti është vënë në mes TRI zjarreve: Me një anë është Rusia – Serbia; në anën tjetër është një shtresë politike në SHBA që drejtohet nga Lobi serbo-grek, i cili, përmes “dorës së fortë”, synon ta zgjidhë definitivisht Çështjen e Kosovës me DIKTAT; zjarri i tretë, që do të provon ta djegë Albinin dhe Republikën e Kosovës, është BE-ja, tërësia e së cilës në sulmet meskine ndahet në dy pjesë. Këto dy pjesë janë: pjesë e parë janë shqiptarët puthadorë, duke u pyetur nga Brukseli se a janë në gjendje ta mbajnë “pataten e ftohur” që përvlon në dritë të syrit, duke përdorur APORIET E ZENONIT*, sa më afër BE-së me fjalë, e shumë më largë për çdo vit me vendime, sidomos për vizat, e pengesa tjera të kurdisura në proces. Pjesa e dytë është vetë BE-ja, që nuk ka fuqi të dali në atë bregore dhe ta shikojë Shqiptarinë me një sy, dhe ta kuptoi se çka është Mini-Shengeni Serb dhe Makro-Shengeni i Albinit- me tri detyra: (1)Reparacionet për Serbinë, (2)kthimi i pasurisë së garbituar nga mafia shqiptare bashkë me dëmshpërblimet e luftës, dhe (3)Bashkimi Kombëtar). Këto i dinë mirë të dy palët (pjesët), por nuk duan të hyjnë në to fare, sepse kanë qëllime të tjera disa tregëtarë flamujsh, sidomos për ardhmërinë shqiptare. Po e them këtë, sepse qëllimi i Mini-Shëngenit i përjashton të gjithë INSTRUMENTAT realizues, që shqiptarët të afrohen, të paktën ekonomikisht, sepe bashkimin ua ndalon Kushtetuta e hartuar prej tyre me bekimin e BE-së. Pra, Albini, si politikani më intelegjent, duhet të frigohet nga ata që i kanë dhe u ka borxh Serbia. E këta faktorizues nuk duan të dëgjojnë fjalën Reparacion e as kthim të pasurisë së grabitur e dëmshpërblimet e luftës, sepse në synimet plaçkitëse mbesin pastaj me gishta në gojë. Këtu peshon filozofia e Albin Kurtit si hero i fillim-shekullit XXI. Të shohim a do të shpërthei uji përbrenda apo nga jashtë. Megjithatë, çdo shpërthim i ujit, ai do të mbetet në Detin Shqiptar, me moton: Ani, i fundit, por jo më pak.
Kur jemi te kjo filozofi që peshon shumë seriozisht në ZHVESHJEN e politikës KOLONIALE serbe , një fakt duhet ta pranoi kushdo qoftë: Brukseli apo Vashingtoni, se në Kosovë ka pasë KRIME MONSTRUOZE , madje bartje të kufomave shqiptare nga Kosova e deri në Batajnicë afër Beogradit, krejt me qëllim, për t’i humbur gjurmët e tentim gjenicidit, për të cilat Serbia zyrtare nuk ka asnjë plan t`i pranojë, qysh nuk ka asnjë plan ta pranojë Republikën e Kosovës, sepse e ka të “vizatuar” në Kushtetutën e saj, prej së cilës tani ka DROJË nëse pranohet Kosova shtet, e cila, natyrisht, do ta padisi në Gjykatën e Drejtësisë për GJENOCID në Toplicë (1877/8-ku atë tokë shqiptare e shndërroi në krematorium, ku nuk la njeri të gjallë pa e vrarë apo masakruar, për të vazhduar në Kosovë 1912/1999, ku zbatoi politikë të: SHPRONËSIMIT, SHPËRNGULJËS DHE SHFAROSJËS së SHQIPTARËVE (SH+SH+SH+SH). E tentim SHFAROSJA-Gjenocidi më 1999 nuk është se janë vrarë mizorisht mbi 14000 civilë, por shpërngulja me dhunë e 900 000 shqiptarëve në të katër anët e botës (mendoni kampet e përqëndrimit në: BLLACË, STANKOVEC, në ÇEGRAN dhe KUKËS). Pra nga makineria vrastare e pushtetit të Millosheviçit u provua GJENOCIDI, por mbeti i pandëshkuar nga Tribunali i Hagës. Këto fakte dëshmojnë se taksa 100% nuk hiqet bash kollaj, si frigohet Ramush Haradinaj, sado të quhet ndryshe dhe të aplikohët një reciprocitet ndaj Serbisë marionetë. Në esencë, përmbajtja nuk është e njëjtë, por rezultati për t`u dëshmuar realiteti se Kosova është shtet sovran, reciprociteti për Serbinë është më i vështirë se taksa 100%, për faktin se Republikës së Kosovës i mungojnë shumë instrumente shtetërore, ose instrumentetat janë të varur nga ata që kanë investuar pasiguri prej njëzetë vite në këtë “koloni moderne” të KS të OKB dhe BE-së, e mos të flasim për Rusinë që i ri Kosovës me thikë në qafë kudoherë, të paktën për të treguar se sovraniteti i Kosovës është i kufizuar, në KS të OKB.
Një ditë pas demonstrates së 28 Nëntorit 1968, dhe i brengosur për fatin e Kosovës më 1998, sepse: vendimi për themelimin e UÇK-ës u muar më 1993 në Prishtinë, pastaj zbatuesit e luftës së UÇK në trevën e Kosovës, duke mos e harruar kurrë rolin e oficerëve të Akademis “Skenderbej” me të gjithë oficerët partiotë, që duhet të shpallën “NDERI I KOMBIT”. Puna e tyre e ka një kurorë kulmore me pjesëmarrjen e shumë oficerëve partiotë nga Shqipëria MËMË, e që të gjithë Presidenca e Kosovës duhet t` i shpallë HERO TË KOSOVËS. E vepra e tyre është edhe më e fuqishme kur të kihet parasysh se gjatë viteve 1993-1999 pati edhe sabotues të UÇK-ës, sidomos në Kosovë, e që jo vetëm me tradhtinë e tyre, por edhe me dymendësinë që shprehen kudo, më detyruan ta rilexoj dhe aktualizojë filozofinë e trungut tim arbëror:
E pra!
Por si uji që rrjedh poshtë lumit,
Por si cungu që digjet n g a zjarri,
Ashtu sigurtë të shkojmë drejtë trungut,
Bashk tru e zemër në ardhmëri nga hapi i pragut.
Ashtu të shkojmë në Shqipëri të bashkuar si hap i agut.
Për çdo ditë e për çdo çast këtë detyrë ta begatojmë,
Në valle të gjithë që Shqipërinë ta bëjmë e ta ndërtojmë.
Se s’ka forcë që do na ndalë në atë rrugë plotë shejtëni,
Kushdo qoftë e çfar mendon jemi Shqipe e na thonë Shqipëri.
Se Kosova në atë rrugë të drejtë e pa kthim tani po hapëron,
E bashkojmë trurin dhe forcojmë zemrën –Shqiptaria po na fton,
E pra, nuk ka forcë në këtë marsh më që na NADLON-për gjithëmonë!
(Krijim kur isha student më 28. XI. 1968)
Më 1968 tre studentë që ishim EKSPOZUAR dukshëm në demostrata të 27 nëntorit, u ulëm në Dhomën tonë si studentë, dhe filluam ta analizojmë situatën, gjithnjë nga fuqia jonë modeste intelektuale, sepse asnjë profesor nuk e kishim në anën tonë.
E drejtoja atë tubim sa ‘naiv’ aq edhe vizionar që për ne tre të rinjtë ishte duke u mbajtur në ilegalitet të thellë. Rendi i bisedës ishte kthyer në pajtim të plotë për trekëdshin: Shteti, pushteti dhe Kushtetuta për Kosovën. Aty për aty, pa ndonjë tekst të shkruar, sepse për çdo çast e pritnim burgimin tonë, shtruam këto pyetje: Cila është fuqia jonë ideore dhe politike tash e tutje; Cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë – a do të popullarizohet demonstrata si shprehje diplomatike apo vendosmëri në përkrahje; a do të përkrahet kërkesa Kosova Republikë; a do të përkrahet bashkimi kombëtar. Në tubim u shtrua pyetja, pasi që isha afër diplomimit, e dy studentet tjerë ishin fare largë (në vitin e dytë të studimeve), mundësisë që të plasojnë ide dhe rreshtime praktike në pyetjen: A KEMI FORCË të luftojmë në dy fronte? Pra, shtrohej pyetja: a ia vlen të harrxhojmë energji dhe dituri në ndërtimin e konceptit Kosova Republikë, pasi që një vit më parë autoritetet kryesore shqiptare në Kosovë, ishin deklaruar nëpër tubimet anti-burokratike dhe anti-rankoviçiane, si i quanim ne, për avancimin e STATUSIT Kosovës në Republikë. Çështja kishte shkuar deri aty (Rezak Shala) sa që edhe RILINDJA i kishte botuar ca propozime të tilla. Pyetja e dytë ishte a duhet të shfaqim aspirata për bashkim apo t` i bashkojmë dy aspiratat në një front dhe të shkojmë tutje në rrugë paralele? Në këto pyetje shtruam një aksiomë kryesore, përsëri në formën e një si pyetje: A do të na përkrahë Shqipëria dhe cilin variant do e PREFEROI?, sespe ne jemi subjekti që imponojmë rreshtim. E dinim pozicionin politik dhe ideor të PPSH dhe shfaqëm bindjen se nuk do të ndryshojë as ideologji e as kurs që të na i përkrahë ambicjen tonë. E ta themi hapur, se neve edhe pse ishim të ngarkuar deri diku me ideologji enveriste, ajo për realizimin e objektivit, u tha aty, nuk duhet të na harrxhojë energjin fare. Ne, u tha aty, pa Shqipërinë nuk kemi as fuqi e as përkrahje t`ia rifillojmë organizimit të një demonstrate të re gjithëpopullore. Kjo do të thotë se ishim të kënaçur me atë që u arritë, por ishim të brengosur se shumica e organizatorëve u burgos. Dhe të bësh diçka më të madhe, na dukej, pa ata që e kishin organizuar mrekullin më 27 XI 1968, do të ishte një padrejtësi ndaj tyre. Ashtu mendonim. Shkurt, ata për një çast u bënë dhe mbetën herojët tanë, luftëtarët më të devotshëm të Adem Demaçit. Shqipëria mbi të gjitha, në ato rrethana krenarie, është nyeja vendimtare. Ne ishim të bindur atëherë, dhe ashtu doli në fund të shekullit, sepse prej andej 1998/99, sidomos vinte armatimi, prej andej erdhën bijtë dhe bijat më të respektuara që i kishte regrutuar kombi, e sidomos Akademia “Skenderbej”. Fama e tyre sa vjen e po kuptohet si ishte një RUBAIRË e luftës për çlirim të Kosovës. Pra jo vetëm themeltar, e komadues nuk ishin dy tre persona që sot shtihen se “i kanë çelsat e UÇK” në pronësi, por UÇK ishte dhe mbeti pjesa më e ndritur e KOMBIT ARBROR. Mjerë ai shqiptar që nuk ishte pjesë e UÇK, si projekti më famëlartë në Evropë, pas shembjës së Murit të Berlinit. E them këtë sespe UÇK e shembi përgjithmonë murin e ndarjes së një kombi nëpër qymezat e konferencave diplomatike. UÇK e hapi EPOKËN E NEOLUFTËS.
Lidhur me këtë që u tha më lartë, meqë i kishim përpunuar kaptinat kryesore të Programit të LRBSH, të cilit i printe nga burgu Adem DEMAÇI, konstatuam: Se nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja, apo na ndihmon Perendimi. Me rëndësi është që lufta jonë është e drejtë. E theksuam edhe këtë, se ky pozicionim na largonte nga ekskluziviteti Marksist- Leninist, por përparësi i dhamë çështjes së Kosovës, Shqiptarisë në përgjithësi, sepse ajo pyetje kishte ekzistuar para lindjes së marksizëm leninizmit. Pra e theksuam se Adem Demaçi ka të drejtë dhe në këtë kurs duhet punuar një kohë të gjatë, duke e lidhë univesitetin popullor me universitetin shkollor, sepse universitetin e burgjeve politike e kishim të sigurtë, vetëm ishte pyetje e pyetjeve: A do t’i bashkohemi ne burgut, apo do të na bashkohet burgu neve. Ne atëherë konstaum se të dy shkollat duhet ta kryejnë punën e vet, që patjetër do të bashkohen në një palë binarë kombëtar!
Si përfudim shtruam pyetjen: a kemi energji intelektuale që të luftojmë për dy obligime në rrugë paralele: për Republikë e për bashkim, duke pasë frikë se nuk do t`ia qëllojmë pozicionimit. Por ishim të bindur se adutet nuk do të ketë tutje fuqi që do t`na i grabitë askush. Në realitet, me që na mungonte përvoja, fare nuk e shtruam faktin se cilat adute do të mundohet të na i grabisë okupatori. E okupatori u orientua që të hudhë “çokollata”, duke ngrit disi më lartë aktin juridik të Kosovës, nga STATUTI në LIGJË KUSHTETUES (në shkurt 1969), por jo Kushtetutë dhe Republikë. Ç’është e vërteta, orteku i robërisë po lëvizte duke u legalizuar Flamuri Kombëtar, për të cilin njerëzit bënin burg nëse e përdorin; duke e kthyer nominimin nga Kosova dhe Metohija, në Kosovë; duke themluar Universitetin e Prishtinës (1969-1970) dhe transformime tjera në administratë, shkencë dhe sidomos në fushën e kulturës informative.
Kur u themelua Universiteti i Prishtinës (1970) ne nuk ishim studentë dhe na kishte përfshi pesha e jetës për t`u bërë arsmitarë. U orientuam më tepër si me u përkushtua për të pasë kujdes striktiv, sepse do të jetë më mirë, thamë, të prodhojmë GJENERATA si profesorë, që do të dijnë më mirë se ne të marrshojnë, sesa të bëjmë stazh burgu, sepse ishim pak, sepse burgjet ishin plotë me idelalista dhe patriotë shqiptarë.
Në një farë mënyre na qetësoi edhe pozicionimi i Shqipërisë më 1971, kur u përafruan disi mardhëniet me Jugosllavinë. Po jo vetëm kaq. Më 1972 u hapën studimet pasuniversitare në Prishtinë. Shumë shpejtë e kuptuam se studime të tilla në Tiranë nuk kishte. Ishte kjo për neve një befasi ideore. Pas magjistraturës u rreshtuam në doktoratura, sespe neve na mugonte gati plotësisht ndriçimi i historisë së Shqipërisë Kontinentale (Kosovës…). Edhe në këtë rrafsh, ne paksa u larguam nga rruga e përgatitjes së ndonjë demonstrate të re, sepse nuk e kishim përgatitë as të parën. E vërteta, as pozita të doktorantëve në Tiranë nuk kishte. Pas doktoranturës u orientuam në grada shkencore, por jo në politikën zyrtare. Këto AMBICJE disi na AMORTIZUAN NË RRESHTIMIN REVOLUCIONAR, por jo në atë partiotik. Në një mnyrë, ne ishim OPOZITË e LKJ në çdo hap dhe për këtë pozicionim pushteti na e kishte drojën. Këtë e dinim edhe ne por edhe ata, edhe pse nuk lenim përshtypje se jemi ne dhe ata. Dhe si të tillë, ishim përkrahës i çdo shkendie që kontribonte në shembjen e Jugosllavisë si armiku numër NJË, për tërë kombin tonë. Në këtë rrugëtim na NNDRITI FYTYRËN RINIA KRYENGRTËSE, shumicën e së cilës ose i kishim pasë nxënës ose studentë, ose lexues të flakët të librave tona. E këtij rrugëtimi kulmin ia vuri UÇK, së cilës i takuam nga fillimi e deri në fund si PROJEKTI më i suksesshëm shqiptar në Kosovë gjatë gjithë shekullit XX; nga Kongresi i Mnastirit, Kuvendi i Ferizajit, Kryengritjet 1910-1912, Komiteti i Kosovës, LANÇ, Lufta e Shaban Polluzhës, lufta për mos shpërngulje, LRBSH me Adem Demaçin në ballë e deri 1981-1997 si kapital kombëtar ku fitohej përvoja politike dhe rrevolucionare drejtë luftës së Aramatosur që i skalit në UÇK, ku nuk është vetëm Kosova, por tërë shqiptaria patriotike. Këtë kapital nuk është lehtë për ta ruajtur sot sepse peshon shumë shtrenjtë dhe shumë rëndë, por duhet përkushtim në çdo lëmi që ta përballojmë.
Ndoshta: Last but non leaset, (në fund të fundit), do të jemi në BE, por jo me shpresë, jo më pak se etni e plotë dhe e bashkuar. Vetëm atëherë do ta kemi zërin tonë sovran në Evropën e përçarë që e bashkon pasuria. E ne shqiptarët, që jemi të varfër, kush na bashkon me këtë kult ndaj partive dhe individëve bajraktarë të sotëm, kur tërë energjinë e kemi deplasuar dhe degedisë e shkapërderdhë në debate të kota ideologjike, të cilat drejtohën nga ata që “luajnë shah”, por nuk dijnë se si quhen figurat. Edhe qeveritë shpesh dijnë të flasin me programe, por nuk dijnë dhe nuk munden të veprojnë sepse harxhonë energji duke llomotitë: a e ka “zotëria kalin at, apo pelë”. Shikoni se çka llomotitin analistët për politikanët dhe politikën, për çdo natë në TV-të e Kosovës, dhe kujtoni At Gjergj Fishtën.
Jo kohën e totalitarizmit për kultin e individit, e kemi tejkaluar për së pakut dhjetë herë. Tani nuk na duhen kurrfarë “mini shëngeni i gansterëve”, qoshin të ‘dobshëm’ për një kastë politke, sepse bashkimi kombëtar është prioritar, e jo të coptuar të futemi në një kurth që të tjerët do të na kthejnë prapa, qoftë në federatë apo konfederatë me mejgullina ekonomike.
Republika e Kosovës sot (korrik -gusht 2020) nuk është e qeverisur nga e drejta që duhet të dalë nga sovrani, sese LDK që drejton: Parlamentin, Qeverinë, Kryeministrinë, zavendës kryeministrin, financat, shëndetsinë, MPB, MPJ, MM, Infrastrukturën, arsimin, shkencën dhe kulturën që janë shtrirë për tokë, ka elektorat afër numrit 7%, që përgjithësisht janë votues të shtresës së vjetër, të cilët janë KËRRTAVË në robëri, dhe plakë thellë e më thellë në PAQE, dhe nuk i japin pesë pare nëse në gjysëmrobëri kthehemi prap në kohën e Republikës Melkizedekut. E kur të mirret para sysh se çka ndodhi me Referendumin 1992, me zgjedhjet e marrëzisë më 22 mars 1998, me qëndrimin në Rambuje, pa e shkrepur asnjë fjalë, me humbje të një pas njëshme të zgjedhjeve pas ÇLIRIMIT, më duket si diçka anakronike, që është kah ndodhë sot para syve tanë. E vërteta, LDK ka marrë teposhtën nga ai moment kur prej saj është larguar Fehmi Agani (Kuvendi i tretë etj); nga ai momnet kur Enver Maloku si motorr i informatave ka ardhur në konflikt të egër me Grupin 15 (G. 5), për çka ka tregues se është sakrifikuar. Prap LDK ka filluar me të vjetrën, çka edhe NEGOCIATAT e statusit i ka caktuar t`i drejtojë një person i cili në Arkivin e Kosovës nuk është pranuar as për përkthyes apo depoist, sepse në indeks i ka të gjitha notat gjashtëshe (6). Kjo tregon se ku na ka plasuar triumvirati: Hashimi-Isa-Ramushi. Zotëri, që e sundoni sot Kosovën, unë nuk ju urrej, por ju nuk keni dituri, sepse elektorati i juej është lodhë nga pesha e plaçkës që 20 vjetë, pa pushim, pa i fituar asnjë palë zgjedhje. Shikoni Zotëri President Hashim Thaçi se sa me krenari qendronit me Grenellin kur u lidhë Marrëveshja për komunikacionin ajror Prishtinë-Beograd, që duhej ta mbante një firmë gjermane. Por ajo pas një mueji bankrotoi. Çka tash keni në Pazar tutje?
Shikoni vetëm dokumentet që i kanë prodhuar (1997- 1999) Gellbard, K. Hill, Hollbruk (miku i Milloshit) që u thoshte Shqiptarëve: “Me Milloshin po e kam lehtë, se ai është një drejtues shteti; Me Shqiptarët e kam të pamundur të kuptohem sepse jeni 2 000 000 kryetarë”. E Adem Demaçi i pati thënë aty për aty: “JO, ne e kemi një PRESIDENT që nuk është vrasës por është njeri i civilizuar, plus shkrimtar për respekt!”. Po, po, këtë e ka thënë Hollbruk dhe vetëm fuqia politike e Adem Demaçit e ka bind të mos na thotë më “terroristë”. Nuk e di ky a ka pirë VERË të ZEZË dhe DJATH Shari, si të tjerët që së pari vinin në Beograd për INSTITUCIONE, pastaj vinin në Prishtinë për ekskurSione. E neve, në zemr të Evropës, Milloshi planifikoi të na shfarosë, madje mbi gjysmën e popullit e DEPORTOI. Nuk më duket se ka lëvizë as për një centimetër Çështja Jonë sot, sepse hapur po dihet se kemi mbetë të hetohemi nga Gjykata Speciale, sepse shqiptarzinjtë në luftën për pushtet kanë dërguar DOSJE në Hagë, sepse Beogradi ka dërguar rrena e shpifje dhe dikush po i beson. E sot ka edhe të atillë që kanë spiunuar te Grenelli dhe Borelli kundër Albin Kurtit, se gjoja është “komunist”. Çdo gjë sot dihet, asgjë nuk mbetet për nesër. Turp ju qoftë: nga Isa Mustafa e të poshtë. Vetëm pse luftuam për çlirimin e trojeve tona që na janë okupuar më 1877, 1912, 1918, 1945-1999, ne me fajin e tru-pocerkave, kemi mbetë populli më i izoluar në Evropë. E pra, deri kur do t`i premtoni këtij populli viza e miza me borrela e llajçaka që nuk i respektojnë gjërat elementare diplomatike, por Lajçaku ulet pranë Vuçiqit në Bruksel dhe Hoti jonë qëndron aty edhe pse nuk ka haber se çka është diplomacia ndërshtetërore. Nuk ka aty nuk di, por pse e ke pranuar pozitën. Edhe më keq, shikoni se si pozon Skender Hyseni me gishta në Vashington??!!
E kur e mendoj se Skënder Hyseni, Abdullah Hoti, Isa Mustafa, Agim Veliu, Armend Zema e plotë musketarë të Hashimit dhe Ramushit, e këta të vëndosin për fatin TIM, për fatin e Kosovës, JO DEBELLDEN, JO ÇAKORIN E KULLËN, Jo UJMANIN e Veriun, por edhe Prizrenin këta do ta ndajnë në rrjedhën e lumit sikurse Cernogorët Gjakovën e Bajram Currit dhe Fadil Hoxhës, më 1912, për një qyqe fotele. E pra, këta dhe një pjesë që janë sot në “HIE”, Kosovën e kanë hudhë me kokë në hi, duke bërë akuza te Grenelli, Boreli dhe Llajçaku, duke rrëzuar Qeverinë LEGJITIME në pikë të natës, duke e sjellë sot në këtë derexhe shtetin më të ri të Evropës, që është ndërtuar me vargojë gjaku, burgje të përgjakura dhe shkollim të përvuajtur. Si nuk turpërohen këta garbitës të pasurisë Kosovës, të cilëve duhet t`u KONFISKOHET PASURIA nëse është e paligjshme, ndërkohë që Kosova është vendi më i IZOLUAR dhe më i VARFËR në Evropë. E vetjma punë e sinqertë, që ka mbetë për t`u besuar këtyre sahanlëpirësve, është se këta nuk guxojnë as bukë me ngranë pa u thënë Brukseli. Vetëm shikoni se çka reklamojnë televizionet tona për çdo natë: Qeveritari me titull Pr.Dr. Abdullah Hoti (kontabilist) qëndron në një qoshe të korridorit në Bruksel, dhe përshendetet me kriminelin A. Vuçiq, si të ishte skllavë i tij, e Borreli zgërdhihet anash, sepse vejn me te në tryezë. Edhe më keq, në tavolinën ku kryeson Borreli, Llajçaku dhe Vuçiqi ulën në njërën anë, kurse Hoti përballë tyre. A ka prezantim më mjerues për Kosovën, kur ai që mund të quhet Gebels i Milloshit, e pyet me nënçmim: Din ti serbisht?! E ky nuk ka guximin dhe as dëshirën t’i përgjigjetet: “Kam pas dëshirë që të mësoja, por Milloshi dhe Ti si fashista na i patët mbyllë shkollat.” Sa poshtë ka rënë katundi! Edhe më poshtë e keni hudhë UÇK-në me makinacione Hashim, Ramush dhe ‘Gjenaral’ Haxhi Shala, duke bërë pazare në pikë të natës për poena fallco të Isa Mustafës. A të kujtohet Ti, o Ramush Haradini, se si të fyete Isa Mustafa për ‘liqenin’ e Demarkacionin? E Ti Ramush, e harrove Kullën dhe Çakorin ku kanë derdhë gjak bashkomabsit e mi RUGOVAS dhe e tërë Kosova e Haxhi Zekës dhe Ali Pash Gucisë; ka derdhë gjak tërë Kosova e Murat Xhakës deri te Haxhi Sadria, Bjarm Curri, Azem Galica, Hajro Plava e Mustafë Bakia, Fadil Hoxha dhe Shaban Polluzha, Adem Demaçi e ADEM JASHARI, Zahir Pajaziti e Adrian Krasniqi, e të gjithë heronjtë e tjerë, do të ju mallkojnë. As gjaku i Ilir KONUSHEFCIT e as amaneti i Fehmi Lladrofcit, Endrit CARËS, Tahir Sinanit nuk ua falë fajin. Larg keni shkuar me padrejtësi ndaj Tokës së Kosovës. Kur e shprehi këtë kriter se Kosovës i duhet UNITET dhe pajtim, unë marr për kriterium PAJTIMIN E ADEM DEMAÇIT ME FADIL HOXHËN, sespe ky i dyti e mori Kosovën me 98% analfabetë, dhe ju ja shitetët 68 fabrikat e Kosovës, ndërsa Bacin Demë gati keni filluar ta harroni. Ju prijës shtetëror të Kosovës, ju nuk e luajtët vendi këtë trevë që e keni izoluar dhe e keni plasuar në vendin më të prapambetur në Evropë. E Baca Adem Demaçi është ai, që nuk ka ngjarje patriotike në Kosovën MARTIRE, që nuk ka filluar me emrin e tij, nga RINIA, PUNËTORËT dhe populli liridashës. Jo, as Mini-Shengeni, as frazat se kur ju merrni rroga astronomike, propogandoni kapitalizëm idiotik, për kushtet e Kosovës, e popullit i servoni se duhet të jetë i lumtur, sepse juve nuk ju mungon asgjë. Jo, realiteti, nuk ju shfajsonë dot! Unë popullit që mendon, flet dhe duhet të veprojë një ditë, shumë i BESOJ!.
*) APORIET E ZENONIT: filozofi që mëson për madhësinë dhe vogëlsinë dhe kurrë nuk harmonizohen, nuk takohen, nuk përputhen!
Prishtinë, më 1 gusht 2020