Durrës, 2 shtator 2020: Këtë shkrim vendosa ta shkruaj nisur nga ndjenja e respektit dhe e mirënjohjes që duhet treguar për talentin, dhuntinë, për patriotizmin, moralitetin dhe guximin e përkushtimin e tjerëve për të drejtën , lirinë dhe të vërtetën , pasi prej tyre përfiton e mira e përgjithshme kombëtare.
Duke parë llumshtinë dhe derexhenë ku ka precipituar politika shqiptare si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, si referencë dhe antitezë kundër kësaj elite politike është intrelektuali dhe politikani erudit e patriot shqiptar Spartak Ngjela.
Në këtë shkrim të shkurtër duke mos pretenduar se unë po i bëj apoteozën z. Ngjela: ja se cfarë duhet të marrin si leksione prej tij politika dhe politikanët shqiptar, dhe që është fatkeqësi që ne dy parlamentet shqiptare nuk ka deputetë si Ngjela apo si ai.
Nëse flitet shumë nëpër media e në opinionin publik sa e duhet kështu apo duhet ashtu,kur shumë mediatikë ,opinionistë e gazetarucë si dhe politikanë e intelektualë injorantë që filozofojnë por që nuk dinë, dhe pothuajse që të gjithë vërtiten dhe servilizojnë për interesa të ulta rreth “elitëtarëve” injorantë politikë, të pushtetit dhe korrupsionit e parasë, krimit politik e juridik.
Spartak Ngjela gjatë gjithë karrierës së tij politike , akademike, juridike, shkencore e histotrike është një personalitet erudit shumëdimensional ku në qëndër të personalitetit të tij qëndron patriotizmi , gjë për të cilin dhe për interesin kombëtar ai është mbrojtës fanatik që nuk fal e as nuk toleron asnjë fije peri.
Ky është leksioni i parë për politikën shqiptare e cila ka deficitin më të madh patriotizmin dhe që ata të cilët e kanë patriotzmin si virtytin mbi virtytet atë duhet edhe ta paraqesim si shëmbull e të meret si referenecë për ndryshimin. Por jo, pëkundrazi, më shumicën e mediave, opinioni, televizionet dhe gazetat merren me ngjarje e ndodhi nga më ordineret e deri te ato të shëmtuarat se sa i kushtojnë vëmëndje pozitivitetit, të mirës, talentit dhe patriotizmit të vërtetë. Merren dhe na japin në lajme statuset , deklaratat, dhe cfarë thotë ky apo ai pushtetar e ishshtetar, dhe sidomos të ayre që Shqipërisë e shqiptarëve u kanë ardhur vetëm te këqija dhe të zeza, dhe prej të atyre që kur dalin e flasin shkaktojnë neveri e vjellje shpirtërore.
Së dyti, Z. Ngjela, qëndrimet, opinionet dhe vlersimet e tij si dhe vizionin e tij real e të vërtetë pro perendimor dhe sidomos proamerikan duhet t’i marrë si shëmbull dhe leksion politika shqiptare e cila është e pabesë dhe hipokrite dhe që si patrotizmin ashtu edhe proamerikanizmin e deklarojnë vetëm si fasadë. Ai është politikani i cili gjithmonë e me përkushttim ka punuar në favor të promovimit në Shqipëri e Kosovë të vlerave të mëdha universale të demokracisë, drejtësisë dhe e të lirisë amerikane, dhe të aleancës së madhe strategjike e jetike të shqiptarëve me supefuqinë botërore, SHBA-në.
Spartak Ngjela është personi i cili e ka mbështetur dhe përkrahur më shumë se kushdo tjetër Reformën jetike për shqiptarët, VETING-un. Ngjela është një personalitet dhe politikan real dhe i cili është ndër të rrallët intelektualë e politikanë shqiptarë te i cili nuk ka vënd servilizmi dhe as egoizmi negativ. Ai gjithmonë ka përkrahur dhe mbështetur të renë , pozitivizmin dhe talentin e aftësinë e të tjerëve, si p.sh. kohët e fundit Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të dy këta politikanë që nuk i don as politika në Kosovë dhe as ajo në Shqipëri.
Rrallë kush si Spartak Ngjela i është kundërvënë me guxim intelektual e patriotik marrëveshjeve antikomabëtare si kundër asaj të detit me Greqinë ashtu edhe asaj për ndarjen e Kosovës. Askush, asnjë intelektual dhe politikan shqiptar nuk ka kundërshtuar politikën e keqe: korruposionin e larte sheteror, hajninë, aventurizmin, tradhtitë kombetare dhe autoritarizmin se sa guximtari patriot e intelektual z. Ngjela; si një opozitar kundër padrejtësive, të pavërtetave, intrigave dhe hipokrizive të cilido regjimi politik partik e kualicioni në Shqipëri. Ngjela gjithmonë frymëzim për lirinë dhe inspiurues i guximit për të vrarë nënshtrimin, servilizmin, mercenarizmin dhe frikën.
Postime të Lidhura
PROF.Asoc.DR.VANGJEL KICI: VLERËSIMI I PUNËS DHE I PATRIOTVE NË SHQIPËRI
Toronto (Kanada), 22 korrik 2020: Gjatë regjimit monist në Shqipëri propagandohej me të madhe, se gjoja po ndërtonim…
BARDHYL MAHMUTI: SHTETRRETHIMI I ‘LAGJES SË TRIMAVE’ NË KUMANOVË DHE PËRDORIMI I MJETEVE TË LUFTËS TOKËSORE DHE AJRORE ËSHTË NJË KRIM I RËNDË LUFTE
Pashtriku.org, 10. 05. 2015 – Jam duke përcjellë me shqetësim të madh indiferencën ndërkombëtare përballë shtetrrethimit të ‘Lagjes…
DR.LUFTULLA PEZA: SERBIA LUFTËNXITËSE NDAJ KOSOVËS PAQËSORE
Pragë, 7 mars 2020: Kosova e ka fituar pavarësinë e saj në luftën e fundit ndaj Serbisë dhe…
REXHEP KASUMAJ: ROJAT E POEZISË (NJË SHTETRRETHIM I PAMUNDUR)
Berlin, 02. 12. 2013 – 1. E imagjinojmë dot, diku botës së lirë, një mbrëmje leximi të poezisë…