TA NDALIM ZAJEDNICËN!

TA NDALIM ZAJEDNICËN!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 27. 02. 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian,

Në letrën që mban datën 24 shkurt (e që u bë publike ditën e djeshme) kërkohet nga kryeministri i Kosovës që të nisë zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të mëhershme, veçanërisht marrëveshjet e 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në konkludimet e veta më 9 shkurt, Këshilli Evropian ka shprehur përkrahjen për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës ta zbatojnë, plotësisht dhe pa kushte, obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe marrëveshjet nga vitet 2013 dhe 2015 për krijimin e një Asociacioni/Komuniteti të komunave me shumicë serbe”, thuhet në letrën e treshes evropiane.

Nëse Albin Kurti pranon jetësimin e këtyre marrëveshjeve për themelimin e këtij Asociacioni, cënohet një herë e përgjithmonë integriteti i brendshëm unitar i vendit (territorit) dhe sovraniteti i jashtë i tij. Kjo nuk duhet të lejohet, prandaj Shqiptaria duhet të zgjohet! Është momenti i fundit që t’a ndalim këtë kancer, në gjeografinë tonë edhe ashtu të tkurrur ndër shekuj 🤝

***

Personalisht marrëveshjen e 19 prillit 2013 e kam kundërshtuar dy muaj para nënshkrimit të saj, më 27 shkurt 2013

Klikoni e lexoni 👇👇👇

“O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!”

***

https://m.facebook.com/photo.php?fbid=4602304972057&id=1125324528&set=a.1761915884105

EKZALTIMI!

Sipas Çitakut sot po merrka fund kauza e Albinit kundër themelimit të Asociacionit (lexo-Zajednicës)! Ç’është kjo çmendi ekzaltuese e Vlorës (dhe jo vetëm) e cila me padurim i gëzohet nënshtrimit të Albinit me pranimin e marrëveshjeve të 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit 2015 (për Zajednicën), ku për pasojë do të kemi copëtimin e unitetit të brendshëm territorial të Kosovës dhe cënimin serioz të  sovranitetit të jashtëm të saj?!

__________

A E KUPTOJMË KAH PO SHKOJMË?!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 27. 02. 2023

Total
0
Shares
1 comments
  1. Cmenduria e Illuminatit me zajednicen nuk ka shpjegim per gjithe keto budallsina qe po ndodhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura