Pashtriku, 21 dhjetor 2020: Ku jemi dhe kah po shkojmë?
Nëse letra e A. Vuçiqit dërguar Edi Ramës është e vërtetë (botim i gazetës kombëtare “BOTA SOT”, më 19. XII. 2020), atëherë si historian që i njohë hollësisht tri marrëveshjet meskine: Nikolla Pasiq-Esat Pasha (1914 në Nish, 1915 në Tiranë dhe 1919 në Versaj), fakt ky që të lë pa frymë, nuk i preferoj askujtë që ta marrë rrugën e Avni Rrustemit. Por, le të dihet se Edi Rama paska shkuar shumë largë në rrugën e tradhtisë kombëtare, sepse për model politik e paska Pashain e punëve të liga. NUK TË KALON, O EDI RAMA, me KOMPANINË E BATONIT, QË E KE EDHE NË KOSOVË. NO PASARAN! Ka vdekë pazari për ndryshim të kufijëve. E “mini shengeni” shqiptarëve u ka treguar çka është, shembulli i Britanisë. Nuk e japim kombin as tokën e tij, për profite të tarafeve të drogërisë dhe spiunimit të pistë që përfundon me tradhti, shih duke u mbështetë në: “zejtarinë feudale të Esat Pashës”. Piktor, merre një atelie dhe vizato. Mjerë kombi me kë paska pasë punë, sepse e padite Ramush Haradinajn, ke sharë e pështyrë bashkëbisedues e gazetarë shqiptarë, e në anën tjetër e paske pasë pluhur fjalën, për të humbur gjurmë. Të zbuluan ata që me këtë letër publike të kanë shkatërruar për jetë. Thefsh qafën, nëse e ke model Esad Pashën në politikë.
Politikanë shqiptarë, populli mund t`ju mallkoi. Është momenti i fundit të mblidhni mend, në prag të dekadës së Tretë të shkullit XXI; t`u presë sopata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës së Kosovës, në interes të tërë kombit duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie. Kombit i kemi borxh, të gjithë, pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Politikanë shqiptarë, ligësitë që po ia servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitje dhe vjedhje të djersës që buron nga rrudhat e ballit. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. Shumë kujt, shtresës së varfër (90%) i ka ardhur thika te fyti nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, e jeton, kokën ju ia keni vu në cung të druve.
(***)
Lexoni të plotë në formatin PDF:
USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA NË GRACKAT E POLITIKËS
Akademik Hakif Bajrami
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Hakif%20Bajrami%20UCK%20dhe%20grackat%20e%20politikes.pdf