FATBARDHA DEMI: DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT

Pashtriku, 5 janar 2021: Lord Bajroni për shqipetarët: “S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”.)
– I –
Bombardimet e NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi – Më 24 mars 1999 nisi sulmi ajëror, i Organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l’Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar i 28 shteteve europiane, në rradhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë, do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në Kontinentin europian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli i XX. Kjo zhurmë, e avionëve të NATO-s, tek shqipetarët risolli ndjenjat që përfshinë qytetarët europian para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.

Ishte hera e parë, që pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë, për veprimet kriminale kundër popullit shqipetar ky shtet dënohej ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përball kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës vet-mbrojtëse të Ushtrisë Òªlirimtare të shqipetarëve, makineria ushtarake e Millosheviçit u detyrua të pranojë “de facto” humbjen e Kosovës.
Bombardimet e NATO’s përfunduan më 9 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (10. 06. 1999) dhe nisjes së tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqeruajtësve ndërkombëtarë.
Në historinë botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare, të ndihet viktimë.
Edhe në ditët e sotme, në tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqipetarëve. Sipas teksteve serbe të historisë: “Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e rendit (policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes së forcave të NATO’s janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të tjerë (Historia e kl. 8 fq. 192). (1)
Edhe politikanë e analistë serb si Milosh Knezeviç (Miloš Knezhević), në librin “Rrëmbimi i Kosovës” (Otmica Kosova) mohon genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e NATO’s si “të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër Serbisë dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë, “ne – vijon autori – (dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës”. (Kapitulli 7, f. 187-204) (2)
Mohimi i genocidit racist duke i shtrëmbëruar faktet historike, nga ana e shtetit serb, dhe cilësimi i ndërhyrjes së NATO-s si “një padrejtësi të madhe” bile “agresion” – sipas legjislacionit juridik të BE’së përbën një krim kundër njerëzimit. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003 Artikulli 6- Mohimi, minimizimi, aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe krimeve kundra njerezimit.) (3)

(***)

FATBARDHA DEMI: DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT (I)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2685
***
FATBARDHA DEMI: DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT (II)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2686

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura