Durres, 10 janar 2021: Faktet dhe të vërtetat duhet të paraqiten ashtu sic janë nga ata intelektualë, shkrimtarë, analistë, gazetarë dhe nga mediat të cilat pretendojnë se janë të lira e të pavarura nga paraja, politika, materializmi dhe interesi personal. E gjithë politika shqiptare që ka qenë dhe është sot në pushtet në Shqipëri kanë shprehur dhe deklaruar me të drejtë respekt e mirënjohje të merituar e të thellë për shtetin turk ashtu sikurse që edhe populli turk, shteti dhe politika e pushteti në Turqi gjithmonë kanë qëndruar përkrah dhe në mbështetje të Shqipërisë e të shqiptarëve.
Disa farë intelektualësh,opinionistësh,gazetarësh e media politike , mercenare që u shërbejnë verbërisht në Shqipëri politikës dhe politikanët shqiptarë të cilët e mbajnë Shqipërinë dhe në një gjëndje konflikti e paqëndrueshmërie politike, të prapambetuar demokratikisht, të pazhvilluar ekonomikisht, dhe që prej tyre Shqipëria akoma nuk ka bërë as minimuim demokratik, atë të zgjedhjeve pa manipulim e pa vjedhje votash; dhe këta farë lloj e soji halabakllëku intelektual e mediatik bëjnë sikur kritikojnë, akuzojnë e madje bejne edhe sikur u vjen keq e shqetësohen për demokracinë në Turqi, kur në fakt shqetësimi kryesor i tyre është urrejtja kundër Turqisë, kundër shtetit turk pasi ata nuk dëshirojnë zhvillimin dhe progresin e Turqisë , të këtij aleati strategjik të shqiptarëve, gjë që për këta mjeranë, disa si pakicë , është si dëshirë në një linjë me armiqt tradicional të Shqipërisë.
E theksoj se jam politikisht jo në një linjë me Kryeministrin Rama, por ai është Kryeminisrtër që e ka zgjedhur shumica e shqiptarëve dha jo, as unë dhe as Erdogan, por nuk mund të thuhet se nuk janë të vërteta ato se cfarë Edi Rama deklaroi gjatë vizitës së tij në Turqi.
Duke e falënderuar për mikpritjen gjatë vizitës në Turqi, Rama tha:
“Në këtë mikpritje në të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshëm çështjesh”, tha Rama.
Për ndihmën e shtetit turk pas tërmetit Rama deklaroi: “Presidenti Erdoßan ishte i pari i cili u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për familjet e prekura nga tërmeti”.
Kryeministri i Shqipërisë tha se Presidenti Erdoßan dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë.
Duke iu referuar bashkëpunimin mbi pandeminë COVID-19, Rama tha se “Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunim i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e presidentit të Turqisë për Shqipërinë”.
“Sjellja e Republikës së Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdoßan në situatat kur vendi si i yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i asaj fjalës së paharrueshme të Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është një trup i vetëm’ dhe çdo komb është një pjesë e këtij organizimi”, tha Rama.
E di se ky titull nuk u pelqen dhe do t’i verbojë islamofobët dhe turkofobët të cilët në shpifjet, trillimet dhe për urrejtjen që kanë për Erdoganin ata urrejnë Turqinë si shtet musliman por edhe muslimanët shqiptarë. Erdoganin e urrejnë edhe nihilistët, egoistët politik e mediatikë, gazetarë e gazetaruce turkofobe dhe serbo e grekofilë të cilët duke u nisur nga interesa personale,materialiste e mercenare dhe pushteti “kritikuan” pse Erdogani e priti në mënyrë protokollare dhe kaq madhështore kryeministrin shqiptar. Po Ju them sinqerisht që nuk më pëlqen dhe jam kritik i Ramës dhe i qeverisë së tij, por ama ndjehem mire si shqiptar kur një President dhe një shtet i fortë si Turqia pret dhe respekton në mënyrën më të mirë të mundshme Kryeministrin shqiptar dhe delegacionin qeveritar të Shqipërisë të kryesuar prej tij , ashtu sikurse ka pritur dhe respektuar edhe të gjithë të tjerët paraardhës të Edi Ramës si p.sh. Berishën, Nishanin, Metën etj. Islamofobët e turkofobët fanatikë kristianë, mercenarët intelektualë e mediatikë gazetaruc e gazetaruce dhe disa politikanë sidomos ata grekofilë gjithmonë kritikojnë, paragjykojnë, shpifin akuza dhe intrigojnë kundër marrëdhënieve vëllazërore e miqësore shqiptaro-turke, kundër vizitave të ndërsjellta të personaliteteve shqiptare e turke në shtetet respektive Shqipëri dhe Turqi me qëllim e përpjekje për të sabotuar sa të munden miqësinë shqiptaro-turke. Turqia, populli mik turk, të gjithë shtetarët e pushtetaët turq që nga Ataturku e deri te Presidenti aktual Erdogan gjithmonë kanë mbajtur një qëndrim dashamirë, miqësor e vëllazëror ndaj shqiptarëve. Gjithmonë shteti e populli turk i janë gjëndur Shqipërisë pranë në ditët më të vështira. Turqia si mik dhe aleat i madh i Shqiptarëve është treguar e tillë pa marrë parasysh se cila politikë dhe cili politikan ka qeverisur Shqipërinë.
Më poshtë po paraqes disa fakte prej atyre të shumtëve të cilat vertetojnë miqësinë e sinqertë dhe vëllazërore që ka treguar gjithmonë Turqia ndaj shqiptarëve..
1- Turqia ishte shteti i parë që lejoi lëvizjen e lirë dhe pa viza të shqiptarëve menjëhere pas rënies së diktaturës komuniste.
2-Turqia ishte shteti i cili në vitin 1997 pengoi dhe kërcënoi Greqinë me luftë nëse ajo do të ndërhynte në Shqipëri.
3- Po këtë ia ka bërë edhe Serbisë në vitin 1999, në kohën e luftës së Kosovës.
4- Turqia është mbështetësja dhe lobuesja më e madhe pas SHBA-ve për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në fuqizimin, ndihmën dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare.
5- Turqia është aleate strategjike e SHBA-ve ashtu si Shqipëria, dhe si e tillë ajo ka qenë kontribuesja e dytë pas SHBA-ve në NATO për clirimin e Kosovës
6- Turqia dhe Edogan janë të dytët pas SHBA-ve të cilët njohën menjëherë Pavarësinë e Kosovës
7 -Turqia është shteti i cili ka lobuar dhe lobon fuqishëm për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, ajo është një avokate e shtetit të Kosovës në organizatat dhe organizmat ndërkombëtarë.
8- Askush dhe asnjë shtet tjetër nuk i është gjëndur me ndihma humanitare e logjistike Shqipërisë në ditët më të vështira se sa Turqia, kur vetë Turqia vuante nga pasojat rrënimtare të termeteve që kanë goditur Turqinë. Turqia është shteti kryesor i cili ka dhënë miliona euro ndihma Shqipërisë për të eliminuar pasojat e tërmetit dhe ndërtimin e 500 apartamenteve.
9-Turqia si shteti më humanitar në Botë, ishte shteti i cili në kohë rekord i dha ndihma mjeksore Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
10-Katër pacientëve që pësuan djegie në qytetin e Ferizajt kanë mbërritur në Stamboll të Turqisë për trajtim të mëtejshëm. Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoßan,u nis një avio-ambulancë në Kosovë, për të sjellë 4 personat për trajtim në Turqi.
11-Turqia do të ndërtojë një spital modern në Fier dhe Republika e Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.
Pra këto janë disa prej fakteve të shumta që vertetojnë miqësinë dhe sinqeritetin e Turqisë karshi Shqipërisë.
Postime të Lidhura
NEHAT JAHIU: NE DHE SHOKËT TANË NUK LUFTUAM PËR KARRIGE…
Tetovë, 19. 02. 2015 – Ne dhe shokët tanë nuk luftuam, nuk derdhëm djersën, gjakun dhe nuk e…
XHEVAT BISLIMI: PROPAGANDA E SOJIT TË SURROJVE ME KOMANDANTËT E IMAGJINUAR KUNDËR LUFTËS SË UÇK’së DHE KOMBIT SHQIPTAR
Prishtinë, 13. 03. 2016: Ka dy javë që KTV-ja dhe “Koha Ditore” e surrojve dhe e sojit të…
FAIK KRASNIQI: (MOS)KALIMI NËPËR URAT NDARËSE TË BALLKANIT!
(Prishtinë, 09. 10. 2012) – Gjithmonë urat shërbejnë si lidhje për të bashkuar popujt, kurse sot (në shekullin…
INXH.ABDULLAH BEGOLLI: PROJEKTI KOMBËTAR ‘TREPÇA’ PËR NDALJEN E SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE
Prishtinë, 29. 01. 2015 – Populli ka marrë ikën, po rrezikohet pa kthyeshëm e tashmja dhe e ardhmja…