BEHXHET SHALA BAJGORA: NËSE LV NUK E FITON SHUMICËN ABSOLUTE, NUK DO TA BËJË AS QEVERINË !

Prishtinë, 10 shkurt 2021: Një hyrje, pa dalje : Presioni që iu është bërë qytetarëve të Kosovës përmes sondazheve, nuk ishte asgjë tjetër përveç një propagande gebelsiane e që për qëllim kishte që perceptimin për disponim të qytetarëve ta përkthejë në përqindje të votave duke e bërë një dallim stratosferik midis LV –së , në njërën anë dhe subjekteve tjera politike , në anën tjetër. Kurrë nuk kam qenë pjesë e matjes së opinionit për forcën politike të një subjekti politik apo koalicioni para zgjedhjeve mirëpo gjithmonë kam parashikuar rezultatet me një saktësi prej 99 % . Pjesëmarrja masive në tubimet zgjedhore për mua nuk janë fare tregues për fuqinë e një subjekti politik apo rezultatin e zgjedhjeve aq më parë që , për subjektet e konsoliduara , që kanë shtrirje dhe strukturë horizontale dhe vertikale dhe që kanë para të mjaftueshme , bartja e haxhilerëve partiakë , nga një vend në tjetrin nuk është problem logjistikë por një çështje thjesht teknike. Për mua është me rëndësi struktura e partisë , konservatorizmi i votuesve , trendi i kohës dhe bazenet me vota . Ndërkombëtrët mund të luajnë rol në përcaktimin e votës për votues të luhatshëm dhe për ata që janë mësuar të bëjnë “ shtatë palë qejfe “ , me sy kah dielli dhe me prapanicë kah ndërkombëtarët . Këto kritere i përdori edhe gjatë parashikimit që e bëjë sot e që shumë pak ose fare hiç mund të ndryshojë deri në ditën e votimit. Parashikimet që i akm bërë para një muaji , përkundër bombardimeve drithëruese të sondazhistëve të ndryshëm , nuk i kam ndryshuar fare. Realisht mendoj se instituti “ Gani Bobi “ ka një përvojë dhe kredibilitet sikur edhe Fisnik Halimi nga PIPOS. Rezultatet dallojnë shumë. Se edhe vet LV ka dyshime në rezultatet e sondazheve tregon fakti se Besnik Bislimi dhe Armend Muja nuk po dalin tash me sondazhe. Më parë Armend Muja , pasi u ankorua në LV doli me një sondazh të kripur sikur edhe Bisla që doli me një sondazh për komunën e Gjilanit ku LV kishte 29 % , LDK 31 % dhe PDK 18 % e të cilin e hoqi menjëherë nga faqja e LV –së. Po cilat do të jenë rezultaet :
1. LV –ë do të fitojë sepse trendi është në favor të saj. Fillimisht i përngjante një orteku që fshinë çdo gjë para vetes , tash situata është më e qetë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit LV –ë do të fitojë 37-38 % të votave.
2. LDK –ë nuk do t’i fitojë këto zgjedhje sepse trendi është kundër tyre por , në asnjë mënyrë nuk mund të shembet si ia dëshirojnë disa . LDK do të garojë për vend të dytë me PDK-ë dhe mund të fitojë 23 -25 % të votave.
3. PDK ka qenë më e goditura , jo nga elektorati por nga Gjykata Speciale Raciste . Vetëm struktura organizative e fortë e mbanë ende në lojë. Besoj se edhe PDK do të fitojë 23 – 25 % të votave.
4. AAK-ë ka votues tradicionalë që e mbajnë në lojë për formimin e institucioneve , jo rrallë herë si përcaktues për formimin e tyre. Do të fitojnë 8-10 % të votave.
5. Lista Serbe do të rrisë shumë pazarin për formim të institucioneve. Përveç 10 deputetëve që i fiton , pa asnjë problem ka mundësi t’i fusë nën kontrollë edhe 4 deputetë të pakicave joserbe , Adriana Hoxhiqin dhe Gazmend Salijeviqin
6. NISMA për Kosovën është në situatë të luftojë për mbijetesë . Do ta ketë shumë të vështirë . Mendoj se mund të shkoj 4 -5 %.
Koalicionet e mundshme paszgjedhore : Nëse këto rezultate dalin të sakta apo përafërsisht të sakta , do të jetë problem të formohet një qeveri stabile , pa një koalicion të gjerë.
1. LV –ë bashkë me AAK-në dhe minoritetet do ta formonte një qeveri të pakicës dhe të paqëndrueshme që do të mbetej peng i kushtëzimeve të Listes Serbe. LV –ë , në koalicion me meLDK-ë , pakicat dhe AAK-në do ta formonte një qeveri të qëndrueshme e cila , nëse i harmonizon qëndrimet dhe qëllimet politike , ekonomike dhe shtetërore , do të ishte në gjendje të shtyjë para të gjitha proceset , ligjet dhe ndryshimet e Kushtetutës. Edhe në dialog me Serbinë do ta kishte një përfaqësim serioz dhe të respektueshëm. Ky kombinim do ta defaktorizonte Vjosa Osmanin skajshmërisht.
2. LV –ë , bashkë me PDK-në dhe pakicat do të krijonte një qeveri stabile . Dyshoj se LV –ë do bëjë[ koalicion me PDK-ë . madje , jam i sigurt se për PDK-ë , politikisht do të jetë shumë më e shndetshme të qëndrojë në opozitë . Jam i sigurt se nëse LV do të detyrohet të bëjë koalicion me një parti të madhe shqiptare , para PDK-së gjithmonë do të përcaktohet për LDK-në., dhe
3. Është krejtësisht i mundur koalicioni PDK – LDK – AAK dhe pakicat nëse dështojnë koalicionet 1 dhe 2.
Këtë po e them nëse janë këto rezultate , në të kundërtën nëse dalin parashikimet e “ Gani Bob – Haxhiut “ apo të jahudive , do të luhet një lojë tjetër dhe do të vlejnë “ Rregullat e Albinit “. Në këtë konstelacion të raporteve politike, zgjedhja e Presidentit nuk do të provokojë zgjedhje të reja dhe procesi do të përmbyllet , qoftë pa Vjosën , qoftë pa Ramushin. Vjosa Osmanin e shoh si kryetare të Kuvendit . Me variantin postmodern të Atifet – e Jahjagës apo Kurshumliut.
9 shkurt 2021 Prishtnë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura