XHUBLETA E MIHAL GRAMENOS DHE KALLASHNIKOVI I GORAN BREGOVIQIT
Nga Behxhet Shala Bajgora, Pashtriku 25 gusht 2021
Çka i bashkon dhe a i bashkon diçka këto dy personalitete që kanë jetuar në vende të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme?! I pari, Mihal Grameno lindi në Korçë, Shqipëri dhe tërë jetën ia kushtoi luftës për liri të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ishte shkrimtar, botues, politikan dhe luftëtar, emri i të cilit ndërlidhet ngushtë me Rilindjen Kombëtare dhe pavarësinë e Shqipërisë. Jetoi dhe veproi në Shqipëri, Rumani, SHBA dhe disa vende të Evropës. Ishte botues i disa gazetave në Bukuresht dhe SHBA. Autoritetet otomane e burgosën për shkak të veprimtarisë politike dhe patriotike. Mihal Grameno ishte ishte luftëtar në Çetën e Çerçiz Topullit . Lindi në Korçë me 13 janar 1871 dhe vdiq me 5 shkurt 1931. Është e njohur kënga e tij patriotike ” Për mëmëdhenë”, “Lamtumirë”, “Uratë për luri” dhe shumë novela në feymë patriotike që frymëzuan çdo patriot shqiptar në luftë për liri. Ishte përkrahës i Fan Nolit dhe pjesëmarrës në Betejen e Mashkullores. Më 1919 mori pjesë në Konferencën e Oaqes në Paris si përfaqësues i komunitetit shqiptaro – amerikan. Vdiq në vitin 1931 në shtëpinë e tij e që sot është shndërruar në kafiteri në Korçë, përballë shkollës së parë shqipe. Mbeti i pavlerësuar nga kirçarët ndërsa shteti shqiptar e nderoi me titullin Hero i Popullit.
Goran Bregoviq lindi në Sarajevë me 22 mars 1950 nga babai kroat dhe nëna serbe. Është muzikant, tekstshkrues, kompozitor por edhe vokalist i shquar i hapësirave sllave dhe kitarist i rock grupit të njohur në ish – Jugosllavi, “Bijello Dugme “. Ka performuar në shumë vende të botës so dhe në Carnegie Hall, Royal Albert Hall etj. Pas luftërave të përgjakshme në hapësirat e ish – Jugosllavisë u deklarua dhe veproi qartënga pozitat serbomëdhe duke u bërë zëdhënës, arsyetues dhe promovues i krimit që bënin forcat serbe. Arsyetoi krimet ndaj myslimanëve të Bosnjes ndonëse gruan e ka myslimane. U çiftëzua me kriminelin tjetër artistik, Emir Kusturica , gjithashtu nga Bosnja duke i shkruar muziken për filmat e Kusturices. Me 31 qershor 2006, Edi Rama ia dha Kopjen e Çelësit të Tiranes kurse në vitin 2021 u nderua me Urdhërin e Yllit të Karagjorgjit nga shteti i Serbisë. U bë i famshëm në qarqet nacionaliste dhe shoviniste serbe me këngën “Kallashnikov”. Tash është ftuar të jetë mysafir special i mbrëmjes në Festivalin e Birrës në Korçë, wytetin e kultures , serenatës dhe patriotizmës shqiptare. Më qytetin e patriotit të paepur shqiptar Mihal Grameno i cili tërë jetën kulturore dhe artistike ia kushtoi luftës për luri ndërsa çetniku Bregoviq gjysmën e fundit të jetë ia ka kushtuar luftës kundër lirisë dhe në shërbim të krimit. A po e vrasin për së vdekuri patriotin Mihal Grameno duke e afirmyar një kriminel artistik, Goran Bregoviq. Korçarët e injoruan dikur Mihal Gramenon, të njëjtën shpërfillje pi e përsërisin edhe tani. Me këtë afirmim të Goran Bregoviqit, korçarët po i dhunojnë viktimat shqiptare në Kosovë e mos të flasim më për ndjenjën e keqe të kosovarëve gjatë vizitës në Korçë dhe Shqipëri. Fitohet përshtypja se duan të na përzënë nga Shqipëria dhe kthehen nga ne vetëm kur kanë nevojë për lekët e shqiptarëve nga Kosova dhe viseve tjera ku jetojnë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë ta duam Shqipërinë, ta vizitojmë Shqipërinë sepse …Nënë të keqe dhe Shqipëri të keqe nuk ka! Nuk identifikohet Shqipëria me matrapazët dhr profiterët e Korçës dhe Tiranës. Edi Rama është i përkohshëm sikur edhe një grupë horrash të Korçës që edhe mund ra nderojnë kriminelin artistik, Goran Bregoviq. Edi Ramës, jo kopjen por origjinalin e Çelësit të Tiranës duhet t’o futet në prapanicë ndërsa përr bendin e horrave të Korçës duhet të presim se çka do t’iu fusim nga prapa, do të vendosim pas Festivalit të Birrës në Korçë. Turp për juve që po e përkrahni krimin e personifikuar në kriminelin artistik, Goran Bregoviq.
Behxhet Sh. SHALA BAJGORA, Prishtinë 04. 08. 2021