FESTË POPULLORE, POLITIKË MASHTRUESE, VARFËRIM DHE KORRUPSION ME TAKSAT
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog, Doktor i shkencave gjeologjike
30 dhjetor 2021
U hap 2 ditë më parë, shëmben shkëmbinjtë në Rrugën e Arbrit
Cilësia e dobët dhe rrugë jashtë standartit, ku çmimet e tenderave dhe financimet shtesë që dëgjojmë se bënë qeveria herë pas here janë marramendëse, kurse rrugët prishen më para se të përfundojë ndërtimi i tyre. Për më shumë, ndiqeni në linkun:
https://telegraf.al/politike/u-hap-2-dite-me-pare-shemben-shkembinjte-ne-rrugen-e-arbrit/
Kjo ndodh për faktin se, midis konçesionarit që i jepet tenderi dhe qeveritarëve apo institucioneve përgjegjëse që merren me to, ka një lidhje organike klientaliste shumë të fortë, që është vjedhja dhe korrupsioni marramendës i parave publike.
Dalja në shëtitje e k/ministrit me ministreshën e rrugëve, për inagurime të parakohëshme ose reklama të tjera bajate elektorale që çfaqen në ecuri, pothuajse çdo ditë, dhe justifikimet e kësaj të fundit si “specialiste për gjithëçka”, por që në fakt nuk ka njohuritë bazë për të drejtuar këtë dikaster kaq të rëndësishëm, ku cicëron edhe për përbërjen gjeologjike të shkëmbinjëve ku kalon traseja e një rruge apo tuneli, se gjoja nuk janë studiuar mirë dhe ka të pa pritura, etj., broçkulla si këto, janë paraprita të radhës se çdo gjë mund të ndodhi me këto ndërtime dhe për këtë ka plotë fakte. Po atëherë, si ka mundësi që në një ndërtim kaq të rëndësishëm, ku do të hidhet një investim kapital prej qindra milion EURO, nuk qënka studiuar mirë traseja e ndërtimit nga ana gjeologjike?, pra kjo do të thotë se objekti nuk ka garanci teknike. Prandaj mos u çuditni nesër or popull, kur rruga apo tuneli të shëmben, pra faji të mbetet jetim dhe pa autorë, por njëkohësisht këto deklarata bëhen edhe për të justifikuar cilësinë e dobët të ndërtimit dhe shtesat e investimeve që bënë herë pas here qeveria, si dhe vjedhjen e tyre që ecën në sinkron të plotë me to.
Profesorët tanë të nderuar dhe respektuar, na kanë mësuar ne gjeologëve dhe ndërtuesëve se asnjë objekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqen e tokës apo nëntokës pa studim shkencor nga ana e gjeologjisë inxhinjerike, bile dhe një shtëpi e zakonëshme, sepse gjatë dhe pas ndërtimit të tij mund të çfaqen pasoja të rënda në vlera materiale-ekonomike, por mund të marrin edhe jetë njerzish. Bile, nuk më harrohet një shprehje që shkruhej edhe në librin e gjuhës ruse, që mësohej në universitet në kohën tonë para 40 vitesh, ku theksohej se: “Gjeologjia është shkenca mbi tokën në të cilën ne jetojmë”.
Nuk dua, të bëjë leksion apo ti jap rolin e rëndësishëm që ka kjo shkencë në ndërtim apo në sektor të tjerë të ekonomisë, sepse atë ja kanë dhënë shkencëtarët e fushës në mbarë botën, por vetëm po rikujtoj se, me studimet e gjeologjisë inxhinjerike fillonte projektimi në çdo vepër ndërtimi, industriale, hidroteknike, etj., 30 vjet para se këta zotërinjë qeveritar të ozurponin pushtetin. Studime të tilla kërkojnë investime dhe bazohen jo vetëm në vrojtimet gjeologjike sipërfaqësore, por mund të kërkojnë shpime pusesh, matje gjeofizike, analiza të ndryshme mineralogjike dhe inxhinjerike të kampionaturës në laboratore, bile mos të na duket çudi, por në zona tepër të komplikuara apo në vepra të kushtueshme dhe të një rëndësie tepër të veҫantë, mund të përdoren vrojtime sizmike të detajuara. Vlera monetare e tyre është e pa përfillëshme në krahasim me vlerën e investimit të objektit që ndërtohet.
Brezi ynë është dëshmitar se vetëm për shkak të një fenomeni tektonik që nuk ishte parashikuar në studimin gjeologo-inxhinjerik, më duket në tunelin e Qafë Thanës, vite të shkuara, ku gjatë hapjes tij u çfaqën ujra nëntoksor në sasi të mëdha dhe me presion të lartë, të cilët u bënë shqetësim për vazhdimin e punimeve dhe kërkuan investime shtesë. Po ashtu, ne kemi akoma të freskëta ngjarjet e tërmetit të para 2 viteve, ku u shëmbën dhe dëmtuan shumica e pallatëve të rinj, sepse ishin ndërtuar pa studime gjeologo-inxhinjerike të truallit dhe me materiale me cilësi të dobët. Kjo mori shumë jetë njërëzish, vlera monetare të konsiderushme dhe akoma nuk janë likujduar pasojat e tij.
Sa rrugë janë shëmbur dhe sa shpate malesh kanë rrëshqitur duke shkaktuar shqetësime në qarkullim, investime shtesë miliona EURO nga parat publike dhe deri aksidente, gjatë qeverisjes së PD dhe PS, ndërkohë sapo kishte përfunduar apo vazhdonte ndërtimi i tyre dhe kush mban përgjegjesi për këto? A japin garanci kompanitë e ndërtimit për punën që bëjnë apo garancinë e tyre e jep qeveria që bënë investime dhe populli që paguan taksat?, apo kompanitë janë përgjegjëse vetëm për vjeljen e parave dhe ndarjen e tyre me qeveritarët dhe politikanët? A ka institucione shkencore shtetërore, siç është Instituti Ndërtimit apo inspektor ndërtimi, që të kontrolloj në ecuri zbatimin teknik të projektit?, apo çdo gjë i është lënë në dorë ndërtuesëve dhe spontanitetit? Të gjitha ndërtimet në akset rrugore me vlera monetare investimi shumë të larta, qeveria i jep vëtëm me PPP dhe pa konkurencë, ku projektin dhe vlerën e investimit e përcakton vetë konçesionari, ndërtuesi, sipas qejfit tij, ndërsa qeveria vetëm e miraton atë dhe lëvron parat, si dhe për shtesat e tjera të parashikuara, që gjoja dalin gjatë ndërtimit. Pra, privati parashikon çfarë i duhet popullit apo ekonomisë dhe jo qeveria, kjo vetëm i jep atij thesin me para dhe asnjë s’mban përgjegjësi për cilësinë e ndërtimit. Bile për të shmangur përgjegjësinë ligjore, qeveria fut në lojë parlamentin dhe presidentin, për këto investime. Ku ka më mirë se kaq, kjo është një vjedhje dhe korrupsion i sigurtë i qeverisë bashk me privatin, që po i kushton shumë shtrenjtë ekonomisë dhe popullit. Pse nuk planifikon çdo dikaster dhe qeveria, të paktën për çdo vit, se për çfarë ka nevojë ekonomia dhe populli?, por jo të bëjë plan 5 vjeçar, se pastaj i quajnë diktator sepse ashtu i bënte komunizmi dhe prandaj “falimentoj”.
Vërehet se përdorimin dhe mirëmbajtjen këtyre akseve rrugore qeveria e jep me konçesion tek privati dhe ato pothuajse i marrin po vetë këto kompani ose simotrat e tyre, të cilët vjelin dhe taksat e qarkullimit. Mos vallë ndërtimi i tyre bëhet qëllimisht me cilësi të dobët dhe me mangësi teknike, në mënyrë që të sigurojnë nga qeveritë investime në vazhdimësi? Si mund të ndërtohen vepra të infrastruktuës ku traset e tyre kalojnë në fusha apo lugina lumenjësh ku zakonisht ka depozitime jorrënjësore apo në shpate malesh të paqëndrueshëm ose hapen tunele në brëndësi të maleve të cilët gjeologjikisht janë sipërfaqe ujëmbledhëse të baseneve ujëmbajtës, etj., pa studime të gjeologjisë inxhinjerike? Këto janë vepra të rëndësishme dhe realizohen me investime shumë të mëdha, prandaj e kanë të domosdoshëm kryerjen e tyre.
Privati e urren shkencën dhe nuk ka shumë dëshirë të shpenzoj para për studime. Dihet botërisht se, shkenca ka çuar përpara prodhimin, prandaj këto institucione pothuajse tërësisht janë shtetërore, ndërsa qevetitë tona në këto 30 vite i shkatërruan ato dhe notojn kundra rrymës. Këta e kanë shumë të qartë pozicionin dhe rëndësinë e institucioneve shkencore, por i shkatërruan ato qëllimisht, sepse vetëm kështu vjedhin dhe zhvillojnë korrupsionin. Pse, projektet infrastrukturore apo të tjera dhe gjithë studimet shkencore rreth tyre dhe coston e investimit, nuk i harton dhe ti miratoj Instituti Ndërtimit, por privati?, bile ai të jetë pjesëmarrës në zhvillimin e tenderit, kur përcaktohet kompania fituese e ndërtimit dhe të kontrolloj cilësinë e zbatimit të projektit në ecuri, sepse është institucion tekniko-shkencor dhe duhet të mbaj direkt përgjegjësi, bile dhe ligjore. Vetëm kështu mund të minimizohet korrupsioni, rritet përgjegjësia e kompanive të ndërtimit dhe institucioneve, cilësia e punimeve dhe materialet që përdoren, shmangen pasojat katastrofike, rreziqet në qarkullimin rrugor dhe populli shpëton nga PPP, sepse po i merret fryma nga borxhet pa fund që merr qeveria.
Mirpo, vërehet se sa më shumë investohet aq më e madhe është vjedhja e parave publike në këto tendera dhe aq më e dobët është cilësia e ndërtimeve që bëhen. Vlerat e këtyre tenderave dhe investimeve në infrastrukturën rrugore, për kilometër rrugë, kanë kapur majat, janë shumë herë më të larta se në Europë, apo në Amerikë dhe në shtete të tjera të zhvilluara, ku krahu i punës dhe teknologjia janë disa herë më të kushtueshme, rrugët ndërtohen me cilësi shumë të lartë, janë beton-arme dhe me garaci absolute nga ana e ndërtuesit. Financimet nuk i xhirohen ndërtuesit të gjitha njëherësh, por shkallë-shkallë gjatë ndërtimit dhe deri në mbarimin e garancisë që ai jep për objektin.
Këto që po ndodhin në shqipëri, i thonë vidh të vjedhim sa më shumë dhe sa e kemi në dorë, sepse situata është kaotike dhe shumë e favorëshme për hajdutët, ku drejtësinë e drejton vetë “Lideri Suprem Evropian” dhe opozita është bërë çamur, është hallakatur dhe nuk di ku ka kokën, ndërkohë që gjysma e saj që ndjek kryehajdutin e heshtur Lulëzim Basha është pro-qeverisë dhe mazhoranca jo më kot i bënë ftesa për bashkë-qeverisje, bile po propagandon dhe kërkon ta bëjë me ligj atë. Pra, të zhduket opozitarizmi në qeveri dhe pushtet, të vjedhim bashk, të dy palët me letra zyrtare dhe kështu korrupsioni shkon vaj. Ndërsa gjysëma tjetër e opozitës dhe disa pinjoll kryesor hajdut të saj, zvarriten pas kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha, për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin e tyre, në mënyrë që atij ti hiqet njolla e zezë, Non Grada, që me të drejtë ja ka vënë Amerika dhe ai të vijë prapë në pushtet dhe së basku të vazhdojnë të vjedhin shqipërinë dhe popullin.
Për ata që kritikojnë apo investigojnë si, mediat, gazetarët apo analistët, nuk kanë rëndësi për qeveritarët dhe kupolën politike mafioze, ata si dëgjon njëri, le të vazhdojnë si të duan dhe çfarë të duan le të thonë, nuk përbën problem dhe s’kanë ç’na bëjnë thonë ata se, ne jemi të mbrojtur dhe nuk na kap asnjë “plumb”. Kjo është drejtësia e munguar dhe situata do shkojë shumë më keq se kaq, sepse drejtimi politik, qeveritar, opozitar dhe drejtësia janë bërë një, bashkë me këta që qeverisinë, të cilët nuk janë politikan por banda hajdutësh të lidhur me mafien vendase dhe atë ndërkombëtare. Korrupsioni ka kohë që ka dal jashtë kontrollit dhe po zhvillohet bashk me grupet mafioze dhe kriminale brenda dhe jashtë kufijëve shtetëror.
Politikanet jane te shitur tek axhenda.
Sepse elita ka njerzit e saj kudo.
Ketu mund te lexoni me shume: http://www.mentealternativa1.blogspot.com.