NË AUSTRI DHE GJERMANI NUMRI I VDEKJEVE TË PARAPORTUARA PAS VAKSINIMIT KUNDËR KORONËS ËSHTË SHUMË HERË MË I LARTË
Të dhënat tregojnë rritje të vdekjeve nga vaksinat me fushatën përforcuese (dozën e tretë)
Shkruan: Dr. Peter F. Mayer, për tkp.at
Më 14 Mars 2022
Baza e të dhënave EMA, e quajtur EudraVigilance, përmban jo vetëm efektet anësore, por edhe vdekjet e raportuara pas vaksinimit. Numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë, në fakt është 10 deri në 20 herë më shumë. Ndershmëria e raportimit ndryshon ndjeshëm sipas vendit. Këtu është një analizë e të dhënave siç mund të shkarkohet nga baza e të dhënave EudraVigilance.
Kohët e fundit kam raportuar se deri më 28 janar 2022, ishin raportuar dhe regjistruar 13 vdekje në grupmoshën 0-17 vjeç në Gjermani dhe 4 në Austri. Këtu është një vlerësim i bazuar në raportet për çdo vend.
(Grafikën mund ta shikoni në shkrimin origjinalë poshtë te burimi – ShB)
Kjo grafik tregon vdekjet e raportuara për një milion doza vaksinash. Nuk është çudi, Islanda kryeson tabelën. Nga raportet e autoriteteve shëndetësore dimë se mbledhja dhe vlerësimet e pastra dhe të ndershme të të dhënave janë kryer dhe publikuar që në fillim. Kjo është arsyeja pse Islanda ka hequr plotësisht të gjitha masat pandemike, pasi padobishmëria e plotë e vaksinimit duket qartë nga të dhënat.
Jo vetëm vendet e Zonës Ekonomike Evropiane janë të përfaqësuara në bazën e të dhënave, por edhe prodhuesit e preparateve mjekësore janë të detyruar të raportojnë efekte anësore serioze nga kudo që përdoret një preparat.
***
Të dhënat për Gjermaninë dhe Austrinë
GJERMANIA
Nuk tregohen 6 vdekjet në grupmoshën 0-5 vjeç. Shumica e vdekjeve ndodhin në grupmoshat mbi 65 vjeç, sepse këtu është rezistenca më e ulët. Gjithsesi, numri prej 657 rasteve të raportuara në grupmoshën 18-64 vjeç është i konsiderueshëm. Sidomos nëse keni parasysh se ndoshta ka rreth 10,000 (+/- 2500) raste, duke përfshirë numrin e rasteve të paraportuara. Vlerësimi i të dhënave të BKK-së ndoshta kishte rezultuar në gjithsej më shumë se 31,000 vdekje nga vaksinimi për vitin 2021.
(Të dhënat në formë tabelare mund t’i shikoni në shkrimin origjinal poshtë te burimi – SHB)
***
Të dhënat e kontabilitetit nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore vërtetojnë katastrofën e sigurisë së vaksinave gjenetike
***
Kursi i vaksinimeve në Gjermani dhe Austri
AUSTRIA
Përsëri, së pari paraqitja grafike e kursit me kalimin e kohës. Këtu, gjithashtu, mund të shihni ndikimin e fortë të fushatës përforcuese. Doza e tretë është thjesht më e rrezikshme se dy të parat. Dhe kjo do të rritet me çdo dozë shtesë. Numrin më të fortë e shohim sërish mbi 65. Në grupin 18 – 64 janë raportuar 84 raste, ku përfshihen rastet e paraportuara janë rreth 1250 (+/- 300) raste.
(Të dhënat tabelare mund t’i shikoni në shkrimin origjinal poshtë te burimi – SHB)
Është e pakuptueshme që, duke pasur parasysh këto shifra, të flitet vetëm për vaksinim të detyrueshëm. Mund të imagjinohet gjithashtu se çfarë do të bëjë vaksinimi prej 70 milionë dozash, që ka porositur dhe blerë qeveria austriake.
***
Austria bleu 70 milionë doza vaksinash për 1.1 miliardë euro
https://tkp.at/2022/03/10/oesterreich-hat-70-millionen-impfdosen-um-11-milliarden-euro-gekauft/
***
Unë kam përshkruar këtu se si u caktuan vendet për rastet individuale.
Dhe këtu është tabela me 21,856 vdekje dhe shpërndarjen për vendet individuale:
(Këtë lidhje për leximin e tabelave mund ta hapni në shkrimin origjinal poshtë te burimi – SHB)
EMA_29-01-2022_Death_BP_MD_AZ_JS
…..
(Shqipëruar: nga Sheradin Berisha)
———-
Burimi:
Österreich und Deutschland: Dunkelziffer der Todesfälle nach Corona-Impfung um ein Vielfaches höher
Daten zeigen: Anstieg der Impftodesfälle mit der Booster-Kampagne