KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT
Nga Besnik Imeri, Vlorë 24 Mars 2022
Dalja e Kishës Lindore, fillimisht Patriarkanës dhe pastaj Kishës Ortodokse Greke, si flamurmbajtëse e greqizimit, është një dukuri karakteristike dhe një nga faktet më interesante në historinë e Ballkanit. Ja se çfarë na thotë për këtë Zhan Klod Faveirial: “…Bizanti rendi të konvertojë në herezi greke, atë ç’ka apostujt e kishin konvertuar në krishtërim, për të shndëruar në helenë ata që Roma i kishte kthyer në Romakë…Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që të mbeste zotëruese e Ohrit dhe të mos lejonte ilirët të krijonin një shtet më vete…,si dhe të kthente në bizantinizëm atë që Roma e kishte romanizuar, e më tej të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim latinishten, e më pas dhe gjuhët vëndase, të cilat u bënë krahinore, rurale, në krahasim me gjuhën zyrtare të pranuar nga të gjithë…”[1]
Pra fillesat e greqizimit fillojnë bashkë me skizmën me një plan të studjuar mirë: Greqishtja do të zëvëndësonte latinishten dhe do të shkëputej lidhja kulturore dhe fetare me perëndimin. Gjuha greke do të paraprinte bizantizimin dhe helenizimin. Perandoria Bizantine do të ishte një perandori helene në gjuhë dhe në shpirt. “Foti e kishte ndaluar leximin e Ungjillit në kishat e Kostandinopojës, ndërsa Mikel Cerulari (Patriarku i Kostandinopojës, që me luftën ndaj kishave latine solli ndarjen zyrtare të vitit 1054) i kishte mbyllur kishat latine atje…Skizma greke ishte veç një intrigë e poshtër për të shkëputur Ilirinë nga Roma dhe për t’ia bashkangjitur Bizantit.”[2]
Enigma vjen duke u shtuar kur me largimin nga skena e historisë së Greqishtes së Vjetër, lindi Greqishtja e Re. Përse ky këmbim? Përse duhej një greqishte tjetër, kur nuk pati rezultat e para?!!! Enigma mjegullohet më tej kur krijimi i Greqishtes së Re lidhet me Klerin, me çkitjen (skizma) në dy pjesë të Kishës së Krishterë në Perëndimore, katolike dhe Lindore, ortodokse.
Nje ide për krijimin e Greqishtes së Re jep edhe D’Anzhely:
“…pas vitit 800 dhe sidomos pas skizmës së parë të 860 gjatë patriarkatitit të Fotit, përdorimi i latinishtes shkon drejt pakësimit në dobi të greqishtes… Kisha e Lindjes, pas përçarjes së vitit 860, kërkoi dhe u mburr me parapëlqimin e greqishtes kundrejt latinishtes dhe u kënaq për këtë pikë. Pikërisht në këtë rast Kisha pati idenë dhe me ndihmën e klerit të vet ndërmori formimin e greqishtes së re, pikënisja e së cilës dhe fillimet datohen pikërisht në fund të shekullit të IX…”[3]
Për një lloj greqishte të re që ishte shfaqur në shekullin e XII, e cila më shumë dukej si një bastardim i greqishtes së vjetër, flet edhe Aristidh Kolia: “…Gjatë asaj periudhe (shek.XII e.s), populli nën Perandorinë Bizantine nuk e flet fare dialektin e Atikës (Greqishten e Vjetër), përveç studiusve dhe dijetarëve që dashurojnë lashtësinë helene. Gjuha që mbizotëron është ajo e “ptohopodromit” (gjuha popullore greke e asaj kohe).” [4]
Krijimi i Greqishtes së Re rrethohet me mister, pasi në të plikset Patriakana Ortodokse e Bizantit. Përse kisha? Nëqoftëse u ndanë kishat e për pasojë dhe gjuhët e tyre, përkatësisht, latinishtja dhe greqishtja e vjetër; përse Kisha e Lindjes nuk mbajti Greqishten e Vjetër por krijoi Greqishten e Re?!!! Për t’u kuptuar më qartë ky mister shikojmë anën tjetër të medaljes, Kishën Perëndimore Katolike, e cila mbajti si gjuhë liturgjike latinishten dhe nuk mori italishten, spanjishten, frëngjishten, të cilat, veç e veç dhe përkundrejt Greqishtes së Vjetër, mund të quhen, Latinishte e Re. Misteri shtohet më shumë kur kjo gjuhë e kishës ju imponua popullit ose më sakt, u gjet njëherë gjuha dhe pastaj u gjet populli, që do ta fliste këtë gjuhë.
Misteri shtohet më shumë kur mendon se Greqishtja e Re nuk ka asnjë lidhje me Greqishten e Vjetër, madje duken si dy gjuhë të ndryshme. Vetëm emrin kanë të përbashkët. Në këtë mister ka një dritë në fund të tunelit: Greqishtja e Vjetër është më afër gjuhës shqipe, ose më saktë kuptohet më mirë nëpërmjet gjuhës shqipe, se sa greqishtja e re, pavarësisht se dy greqishtet emrin e kanë njësoj. Mos jemi para një mashtrimi të madh? Në një krahasim të bërë një numri fjalësh të këtyre gjuhëve, nga mjaft autorë, rezulton se ato të Greqishtes së Vjetër janë pothuajse të njëjta me ato të gjuhës shqipe; ndërsa ato të Greqishtes së re nuk kanë asnjë, ose kanë fare pak, lidhje me dy të parat. Një nga këta autorë është edhe Aristidh Kolia, i cili na thotë: “…mjafton të shtojmë një listë të vogël fjalësh shqipe, greke dhe helene të lashta dhe nga krahasimi i tyre i drejtëpërdrejtë të vërtetohet se shqipja është krejtësisht e njëjtë me greqishten homerike, gjë që nuk ndodh me Greqishten e Re. D.m.th, vërtetohet një lidhje më e madhe e shqipes me dialektin homerik se sa me atë të Greqishtes së Re, dhe, megjithëse kjo duket e çuditshme dhe e pabesueshme, është e vërtetë.” [5]
Mos vallë këtu qëndron misteri i krijimit të Greqishtes së Re nga Kleri Ortodoks? Frika nga gjuha shqipe që ishte e përhapur dhe flitej në të gjithë Perandorinë Bizantine, si një vazhduese e drejtëpërdrejtë e pellazgjishtes, nga e cila kishte lindur edhe Greqishtja e Vjetër.
Mos vallë me krijimin e greqishtes së re mbylleshin me kapak të plumbtë dituritë e antikitetit dhe në të njëjtën kohë i jepej një goditje e fuqishme paganizmit, i cili ishte i gjallë në atë kohë. Por është edhe sot e kësaj dite në popullsitë shqipfolëse? Pasi dihej që greqishtja e vjetër ishte gjuha e paganizmit, gjuha e perëndive pagane, gjuha e politeizmit, e cila duhej të zëvëndësohej nga gjuha e monoteizmit. Kishte kohë që errësira kishtare po luftonte me paganizmin e ndritshëm pellazg, i cili përfaqësonte një kulturë botërore, globale të shkëlqyer. A kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen, se mos vallë kjo, në të vërtetë ishte një luftë e pashpallur ndaj civilizimit dhe qytetërimit pellazg, një nga qytetërimet më të ndritëshme të njerëzimit?!!! Duke e thelluar më tej në dyshimet tona, me pak droje, edhe mund të pyesim: Mos vallë edhe krijimi i Greqishtes së Vjetër, Latinishtes dhe Sankritishtes ishte një luftë ndaj gjuhës hyjnore pellazge?!!!
Më tej akoma, mos vallë krijimi i krishtërimit, dhe më pas i degës së tij, myslymanizmit, ishte pjesë e programuar e kësaj lufte?!!! Dhe, për mosbesuesit ndaj kësaj pandehme, mund të sjellim faktin, që popujt, të cilët përqafuan krishtërimin dhe myslymanizmin, humbën qytetërimin dhe për qindra vjet ranë në një errësirë mesjetare. Vetë Rilindja Europiane është një provë e pakundërshtueshme e këtij fakti, që popujt, për t’u rifutur në rrugën e qytetërimit, i kthyen sytë nga e kaluara, nga qytetërimi greko-romak, i cili, edhe nga ana e vet, ishte maja e ajzbergut e qytetërimit të ndritshëm pellazg. Pra Krishtërimi dhe dega e tij, Myslymanizmi, jo vetëm ndërprenë rrugën qytetëruese të popujve të racës së bardhë, por i kthyen prapa në kohë, duke e futur qytetërimin e tyre në një errësirë 1.000 vjeçare. Kush e bëri këtë?!!
Sulmi i parë barbar i krishtërimit ju drejtua qytetërimit grek dhe atij romak, si pasardhës të drejtëpërdrejtë të qytetërimit pellazg. Fillimisht krishtërimi ishte konsoliduar në Lindje. Hebrejtë ishin të parët që rrënjosën krishtërimin në Lindje, Azi të Vogël, Siri, Palestinë etj.[6]
Roma, e cila ishte një perandori në pushtet, ju përgjigj ashpër të “krishterëve”, por ata si murgj heremitë dhe si milingonat u futën nën Dhe. Misionarët e parë të krishtërimit ishin hebrenjtë e konvertuar në të krishterë. Aristidh Kolia na thotë, se Dhiata e Vjetër tregon historinë e hebrenjve, përndjekjet e të krishterëve, nuk ishin gjë tjetër veçse përndjekje të hebrenjve të diasporës, të cilët Pavli i bindi për direktivën e re sioniste…Udhëheqësit e parë të krishterë ishin hebrej…Kryepeshkopi i parë i Tebës, Rufo, ishte i biri i Josifit të Arimatheas, një hebre gjakpastër, i rregjistruar si “qytetar romak”, ashtu si dhe të gjithë grekët e perandorisë romake. Dhe i rregjistruar si “grek”, ashtu si të gjithë të krishterët e perandorisë së mëvonshme bizantine…Që nga Perandoria Romake e më pas hebrejtë i kemi në Greqi dhe në Evropë, por nuk i shohim.[7]
Pas ndëshkimit të Romës dhe uljes së kokës para sulmeve barbare, rradha i erdhi Greqisë. Por fillimisht ata legalizuan krishtërimin duke joshur me postin e perandorit, ose detyruar, Kostandinin, dardanasin nga Nishi. Kjo ndodhi në vitin 313 të e.s me Ediktin e Milanit. Ndoshta edhe kalimi i qëndrës së perandorisë nga Roma në Bizant, të cilin e quajtën qyteti i Kostandinit, Kostandinopojë, u bë në sajë të ndërhyrjes apo ndikimit të hebrejve të krishterë, të cilët tani ishin në poste të larta drejtuese kishtare.
Fillimisht, “kryqëzatës” së krishterë kundër grekëve i parapriu dërgimi i misionarëve fanatikë të krishterë, ashtu si pushtimit Osman të Ballkanit i parapriu dërgimi i dervishëve fanatikë heremitë myslymanë. Është e njëjta strategji. Aristidh Kolia rrëfen, se të krishterët fanatikë dhe besimtarë të tillë për breza me rradhë (në shumicën e tyre hebrej të Azisë së Vogël dhe të diasporës), ashtu si dhe barbarët e krishtëruar, deshën t’u tregojnë grekëve “dritën e vërtetë”…Grekët ishin një popull tolerant dhe aspak fanatik…këtë e tregon madje edhe kushtimi i një altari në Athinë, me mbishkrimin “Për zotin e panjohur” dhe me këtë pretekst predikoi në Athinë apostulli Pavël.[8]
Pas këtyre “falangave” paqësore, ashtu si në ditët e sotme “dëshmitarët e Jehovait”,…krishtërimi ju imponua grekëve me zjarr dhe hekur, nga perandorët e parë të krishterë bizantinë…ua shembën tempujt e mrekullueshëm, ua thyen statujat, ua mbyllën shkollat, stadiumet dhe akademitë dhe në orakuj u vendosën hebrejtë e diasporës që t’i thonë dhe mbrojtësit të fundit të Greqisë, perandorit Julian, se Greqia e Lashtë vdiq dhe se kanë në duart e tyre veprimin e gjëndjes civile që provon vdekjen e saj….Erdhi më pas dhe perandori Teodosi i Madh (përse e quajmë edhe ne “të madh” këtë kryexhelat të fisit Helen dhe të qytetërimit të tij) dhe filluan ekzekutimet në grupe të atyre që nuk pranonin krishtërimin. Në stadiumin e Kavallës, ai vrau 50.000 grekë dhe romakë. Ndaloi zhvillimin e lojrave olimpike. Shembi tempujt më të bukur, kryevepra të artit të papërsëritshëm të lashtë Helen…Gjatë një kohe prej 1000 vjetësh (errësira mesjetare e krishterë), nuk arritën të gdhendnin një mermer apo një dru, përveç se disa pleq hebrej të pashpirt, vrasës të së mirës dhe të bukurës…Shembën tempujt dhe mbi gërmadhat dhe me gurët e tyre, me një mani hakmarrëse, ngritën kishat dhe manastiret anti-artistike, të cilat ngjanin si xhuxhë hidrocefalë, që gërmonin mbi trupin e gjigandit Promete…Por Greqia duhej të bëhej e krishterë me çdo çmim.[9]
Pasues i kësaj vepre të madhe të krishtërimit të perandorisë romake ishte edhe Justiniani i Madh, ku në kohën e tij u ngritën kisha të mëdha bizantine, katedrale, dhe, më e madhja, më madhështorja prej tyre, në qëndër të perandorisë: Shën Sofia. Në kohën e Justinianit u ndërtuan katedralja e Bylisit, kisha paleokristiane dhe bazilika në territorin e amantëve, në Buthrot bazilika e madhe dhe baptisteri, etj. Por gabimi më I madh i Justinianit ishte mbyllja e Akademisë Platonike të Athinës, ku bënin pjesë ajka e eruditëve dhe filozofëve më të mëdhenj të Mesdheut, dhe dëbimi i tyre jashtë kufijve të perandorisë. Të detyruar ata shkuan në Persi duke u bërë bërthama e një ndriçimi të madh intelektual të persëve, si dhe zhvillimin e të gjithë botës arabe në fushën e matematikës, shkencave mjekësore, filozofisë dhe letërsisë, ku maja e tyre ishte filozofia dhe letërsia persiane, ndërkohë që Bizanti ra në errësirë të thellë dhe në një gjumë letargjik intelektual.
E para që e pësoi nga krishtërimi ishte Dodona: “Braktisja dhe shkatërrimi i faltores së Dodonës ndodhi në fundin e shek.IV m.Kr., me shpalljen e krishtërimit si fe zyrtare dhe ndalimin e festimeve pagane nga perandori Teodos I (379-395). Lisi i shenjtë u pre dhe një bazilikë paleokristiane u ndërtua në gjysmën e dytë të shek.V në Lindje të vendit ku gjendej naisku (tempulli) i Zeusit…Megjithë luksin e katedrales…, Bylisi i kësaj kohe (shek.V-VI m.Kr.) dukej si një fshat në krahasim me qytetin e pasur dhe madhështor të antikitetit. Një lagje me banesa të vogla e kthina të varfëra shtrihej që nga katedralja te bazilika e hershme (fundi i shek.IV m.Kr.).”[10]
Nikolas G.Hamond në vitin 1930 e ka shkelur zonën pranë Paramithisë në Çamëri, në fshatin Lëkurës, të cilën e përshkruan me detaje: “…Dy ditë i kalova në fushën e Akeronit. Lumi buronte nga një grykë e gjërë e pakalueshme, brigjet e tij binin thikë dhe ishin gjithë pemë, derisa dilte në një fushë të begatshme, të gjërë e të rafshët, dhe vende vende me moçalishte. Më 1930 kompania angleze Boots kishte marrë përsipër bonifikimin e kësaj fushe. Në të vërtetë ata po thanin ujrat e liqenit të Akeruzit, nëpërmjet të cilit besohej se Karoni transportonte të vdekurit kundrejt çmimit prej një obolle…Pranë Lëkurësit ndodhet manastiri i braktisur i Shën Gjergjit. Manastiri ngrihet brenda mureve helenistike prej gurësh të mëdhenj poligonalë, duke shënuar qartë kufinjtë e një vendi të shenjtë antik “temenos”. Rrënojat e vendit të shenjtë përbëhen nga një seri muresh të ngjashëm që pasqyrojnë tre periudha të lashta. Ndërsa vëreja lumin e Koqitit aty ku bashkohej me lumin e Akeronit, pikërisht poshtë Manastirit, e kuptova se po qëndroja në vendin ku shërbente orakulli i vdekjes, Nekymanteionit. Ky Orakull ia dorëzonte sekretet e botës së nëndheshme, mbretërisë së hyut të pamshirshëm Hadit ose Adoneusit, që ende adhurohej në kishat e krahinës në emrin e Agjios Donati (krahina është e Çamërisë dhe quhet nga vendësit, çamët, Paramithi ose Ajdonat (Aj-Donat)). Historia e faltores të shpie larg, në periudhën e bronxit. Fillimisht janë lokalizuar këtu legjendat e Demetrës dhe Persefonës, të Tezeut dhe Peirithout, të Herakliut me Qerberin trikokësh, dhe të gjyqtarëve të vdekjes. Tek Odisea njoftohet përshkrimi i këtij vendi, ashtu siç është edhe sot me koriet dhe shelgjet…”[11]
Hamondi flet për Manastirin e ngritur mbi rrënojat e lashta…. Pranë Lëkurësit ndodhet manastiri i braktisur i Shën Gjergjit. Manastiri ngrihet brenda mureve helenistike prej gurësh të mëdhenj poligonalë, duke shënuar qartë kufinjtë e një vendi të shenjtë antik “temenos”…Por Hamondi nuk thotë që ky Manastir është ngritur mbi rrënojat e tempullit të lashtë të Persefonës, si dhe mbi Altarin e perëndeshës Themis; gjë që e vë në dukje Dhimitër Pilika:
“…Sipas Pausanias, pranë Efyrës antike (lëkurës, fjalë që për shqipfolësit është e qartë), në grykën e Hadesit (Humnerës), po në Thesproti, gjëndej Altari i Themisit…Në fshatin Lëkurës, Efyra antike, pranë tempullit të dëgjuar të Efyrës kushtuar perëndeshës Persofoni (Persefasa), ku ishte Orakulli i vdekjes, ku kjo perëndeshë sundonte sëbashku me qenin trikokësh (Simbolin e saj) Kerberin, është gjetur një shtatore e shek.III p.e.s e kësaj perëndeshe pellazge…”[12]
Por edhe një pjesë e mirë e qyteteve që në antikitet lulëzuan, dhe që i mbijetuan pushtimit romak, në këtë periudhë të antikitetit të vonë, që përkon me zhvillimin dhe fuqizimin e krishtërimit, ishin kthyer pothuaj në fshatra: Apollonia, Amantie, Olympe, Throni, Nikaja, Bylisi, etj. Apollonia, e cila në antikitet ishte një nga qytete më në zë në bregdetin Adriatik, u kthye në një fshat, ku vendin e katër tempujve paganë e zuri një kishë bizantine, e cila ishte ngritur mbi rrënojat e një tempulli, madje kishte vënë në përdorim themelet, kolonat, madje dhe gurët e tij. Mbi rrënojat e tempullit të Poseidonit në Sarandë u ngrit kisha paleokristiane e Mesopotamit. Në Bylis në vend të dy tre tempujve antike u ngritën shtatë bazilika, duke e bërë këtë qytet qëndër të krishtërimit për të gjithë Epirin e Ri. Në të gjithë territorin e amantëve, sikëpurdhat mbas shiut, dhe në vend tëtempujve dhe faltoreve antike, u ngritën kasha paleokristiane byzantine. Pranë tempullit të Afërditës në Amantie dhe me materialet e saj ishte ngritur një kishë paleokristiane. Brenda mureve rrethuese të Kaninës, mbi rrënojat e një tempulli të lashtë ka qënë ndërtuar kisha bizantine e Shën Mërisë. Kishë byzantine u ngrit në Armen, Qishbardhë, Peshkëpi, Risili dhe Sherishtë. Në qëndrën e qytetit të Vlorës mbi rrënojat e një tempulli të Artemisës ka qënë ndërtuar një kishë bizantine paleokristiane, e cila në shekullin e XVI është kthyer në xhami. Në fshatin Labova e Kryqit, në Gjirokastër, në rrënojat e një tempulli antik ishte ngritur një kishë bizantine paleokristiane.
Por amantinët, të cilët nuk kishin tempuj vetëm në qytetet e Olympes dhe Amantias, por edhe në rrethinat e sunduara prej tyre. Rrënojat dhe gjurmët e tyre janë zbuluar kohët e fundit nga një grup arkeologësh gjatë ekspeditës së tyre arkeologjike në vitin 2012 në zonën e Vlorës: “…tek “Maja e Lutroit” në fshatin Kropisht (pranë fshatit Peshkëpi, që me siguri ka qënë qëndër peshkopate), të quajtur nga vendasit “Maja e Qishës”, gjendet një vendbanim prehistorik, një tempull i periudhës helenistike, në rrënojat e tij ishte ngritur një kishë bizantine…Në Asomat (Velçë) tek vendi që nga vendasit quhet “Maja e Qytetit” në rrënojat e një kishe bizantine, që nga vendasit quhet “Qisha Mene”, janë zbuluar rrënojat e një tempulli të lashtë…Blloqe të shumtë prej guri gëlqeror me të cilat ka qënë ndërtuar tempulli janë ripërdorur për të ndërtuar gjatë mesjetës muret e një kishe…Në muret e kishës përveç blloqeve janë përdorur, pjesë kornizash, tjegulla të çatisë së tempullit prej guri gëlqeror (pllaka), tulla dhe gurë të vegjël…tempulli është ndërtuar pranë një burimi…” [13]
Fakti që ky tempull është ndërtuar pranë një burimi tregon qartazi që, në mos i është kushtuar nimfave të burimeve, pa dyshim duhet t’i jetë kushtuar Poseidonit, perëndi e cila është adhuruar shumë në Kaoni. Por në fshatin Dushkarak (pranë Amanties), është gjetur një mbishkrim që i kushtohet perëndisë Poseidon.[14]
Sulmi mbi qytetërimin e lashtë u shpreh në shkatërrimin, djegien dhe zhdukjen e gjurmëve shpirtërore të tij, si librat, pergamenat dhe bibliotekat që ruanin ato, në zhdukjen e veprave të shkencëtarëve, studiusve, matematicienëve, filozofëve, poetëve dhe dramaturgëve të mëdhenj të antikitetit. Kjo thotë Aristidh Kolia: “…pasi duhej të provohej se grekët e lashtë dhe qytetërimi i lashtë Helen ishte një zero para qytetërimit të tyre (të krishterë)…Ata donin ta zhduknin nga harta Greqinë, sepse, sipas tyre, ajo përbënte një përqeshje të qytetërimit Bizantin. Grekët, sipas terminoligjisë hebraike, quheshin “Eloim” (në hebraisht mund të përkthehet “barbarë”.”antizota”, “armiq të zotit dhe të Izraelit”, etj, etj)…Ç’u bënë miliona libra dhe urtësia e grekëve të lashtë? Bibliotekën e Aleksandrisë, që kishte të gjithë pasurinë e urtësisë së lashtë dhe të të gjithë popujve të lashtë, kush e dogji? Dhe diçka e rëndësishme: si u ruajtën të gjithë librat e historisë hebraike, që ishin krejt të parëndësishëm dhe shumë të paktë…Ku gjenden shkrimet e Anaksagorës, Protagorës, Demokritit, Heraklitit dhe të të gjithë të urtëve të Greqisë së Lashtë dhe të Romës? Ku janë tragjeditë dhe komeditë e poetëve? Mbetën copëra, ndërkohë që u ruajt, dhe, madje dhe në përkthimin grek, Bibla e Hebrenjve?…”[15]
Pas gjithë kësaj zallamahia dhe lufte ndaj qytetërimit të lashtë mesdhetar, veçanërisht atij grek, shtrohet një pyetje, si ka mundësi që Perandoria Bizantine e krishterë ju rikthye greqishtes? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep përsëri Aristidh Kolia: “Popujt që formonin Perandorinë Bizantine, dhe kjo përbënte një problem mjaft të madh dhe të pazgjidhshëm për kryesinë byzantine, nuk e flisnin me gjuhën romake…sepse popujt, në të gjitha ato vende, që përbënin perandorinë e re bizantine, që nga kohët Aleksandrine dhe më parë, përveç gjuhëve të tyre kombëtare flisnin edhe atë greke, e cila ishte kthyer prej shumë kohësh në një gjuhë ndërkombëtare të botës, që njihej deri atëhere…Erdhi pra, koha, që Kryetarët e Bizantit, pas gjithë atyre, që u kishin bërë grekëve dhe qytetërimit të tyre, u detyruan të vendosnin si gjuhë zyrtare të shtetit gjuhën greke…Kështu u caktua gjuha greke si gjuhë zyrtare e Bizantit, pas një inati treshekullor të perandorëve bizantinë dhe oborreve të tyre ndaj grekëve…”[16]
Pas fitores së “qytetarisë” të Greqishtes së Vjetër dhe përdorimit disa shekullor të saj si gjuhë zyrtare e Perandorinë Bizantine, ekzistenca dhe përhapja e Greqishtes së Re, e cila në këtë perandori shumëkombëshe, kishte të njëjtën arësye përdorimi, ashtu si dhe Greqishtja e Vjetër në perandorinë Aleksandrine, ku popujt të cilët nuk kishin një gjuhë të përbashkët që të komunikonin me njeri tjetrin, ishin të detyruar që të komunikonin në greqisht, pasi këtë kusht, si gjuhë ndërkombëtare e shkruar dhe e folur, e plotësonte vetëm greqishtja. Për ilustrim, a nuk janë të detyruar sot emigrantët në të gjitha vëndet e B.E që të mësojnë gjuhën e vendit ku punojnë, pavarësisht se vijnë nga të gjitha kontinentet. Apo të gjithë emigrantët nga gjithë bota që shkojnë në SH.B.A janë të detyruar të mësojnë anglishten. Pra, ekzistencën e greqishtes, të vjetër dhe të re, e shpëtoi dhe e ruajti nga zhdukja, funksioni i saj si gjuhë ndërkombëtare, dhe në përshtatje me tendencat globaliste që shfaqin dhe ushtrojnë të gjitha perandoritë kudo në botë dhe në të gjitha kohrat. Pra greqishten e re e shtuan dhe e shumuan Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane.
I rikthehemi përsëri D’Anzhely, i cili pohon:
“…Përhapja e Greqishtes (së Re) në Perandorinë Bizantine kishte të bënte me popullsitë joshqiptare të perandorisë së gjërë, që shpesh ishin njerëz që nuk e dinin shqipen, dhe që duke përqafuar ortodoksinë, parapëlqenin edhe greqishten…
…Greqishtes së Reju desh një periudhë e gjatë, rreth 1000 vjet, për t’u bërë e përdorshme dhe për t’u përhapur, fillimisht në disa qytete kryesore të bregut perëndimor të Azisë së Vogël (interesant njësoj si greqishtja e vjetër) në Selanik dhe Bizant…
…Greqishtja e Re nisi të përhapej pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453 dhe kryesisht pas viteve 1821-1830…”[17]
Mjaft interesant është fakti i fundit i paraqitur nga D’Anzhely lidhur me përhapjen e Greqishtes së Re mbas rënies së Kostandinopojës flet në të mirë të tezës sonë, që Patriarkana, dhe, ata që qndronin pas saj, planifikonin një perandori të re, e cila do të fliste greqisht.
Pas konsolidimit të Greqishtes së Re si gjuhë të Bizantit dhe të Patriarkanës së Stambollit, po me popujt e tjerë të Perandorisë Bizantine, dhe më pas, asaj osmane, çfarë ndodhi? Ja se si i përshkruan qëllimet dhe pasojat e Skizmës tek këta popuj Faveiriali: “Skizma greke i la Shqiptarët dhe Bullgarët pa atdhetari, pa letërsi…grekët (Bizanti grek) ndanë kishat për të ngulitur më mirë pushtetin e tyre të paqëndrueshëm mbi Vllehët, Shqiptarët dhe Bullgarët…grekët (bizantinët) i bënë të besojnë Bullgarët, Vllehët dhe Shqiptarët se kushdo që nuk ishte grek (pra që nuk fliste greqisht), nuk ishte as i krishterë.”[18]
Dialektika Platoniane dhe Aristoteliane nuk na lejon të habitemi me atë që historia e Greqisë dhe e grekëve, pas rreth 1500 vjetësh, përmbyset, ose më saktë rikthehet nga e para atje ku ishte, por në një stad tjetër, në kohë të reja, ku veprojnë faktorë dhe interesa të reja, si dhe aktorë të rinj politik dhe fetarë.
Ajo që ndodhi me qytetërimin e lashtë grek dhe ajo që pësuan grekët në shekujt IV-IX të erës sonë, u kthye në të kundërtën e vet; por kësaj rradhe ishin grekët, apo ata që u vetëquajtën grekë pasi u greqizuan në gjuhë, që kryen të njëjtat vepra të liga ndaj popujve të tjerë të Ballkanit, fqinj të tyre.
Aristidh Kolia tregon, se pas kryengritjes së 1821, e njësuan krishtërimin me Greqinë, dhe kjo gjë sot (shekulli i XX) bëhet automatikisht e pranueshme, ndërkohë që është mashtrimi më i madh. Greqia ishte kundërshtuesja më e madhe e krishtërimit! Greqia, grekët dhe qytetërimi grek është viktima-trofe më e madhe e krishtërimit, i cili lindi nga fisi hebre dhe si një stuhi e zezë sheshoi çdo gjë të bukur, të mirë dhe të fuqishme, që kishte nxjerrë deri atëhere njerëzimi…[19]
Por tani, në kohët e reja, Greqia e krishterë, u kthye në shtetin antropofag të popujve fqinjë të saj, të krishterë, apo myslymanë. Parrulla: çdo i krishterë është me domosdo grek, dhe çdo myslyman nuk ka vend në shtetin grek, ishte një tallje e vërtetë me atë që grekët e vërtetë kishin vuajtur nga krishtërimi në shekujt e parë të erës sonë. Por kjo nuk ishte më Greqia që kishte qënë. Ajo ishte shpërfytyruar dhe transformuar në një përbindësh. Nga një vend që në lashtësi rezatonte kulturë dhe qytetërim, ajo nuk rezatonte më qytetërim, përkundrazi, ajo ishte kthyer në një përbindësh që gëlltiste fqinjët e vet. Por edhe grekët e shekullit të XIX dhe XX, nuk ishin më grekët e lashtë, dhe ata që mbijetuan prej tyre deri në shekujt e parë të mesjetës së hershme, pra grekët e vërtetë. Këta vetëm emrin kishin grekë, pasi nuk ishin grekë dhe nuk kishin pothuajse asnjë lidhje me grekërit e lashtë, përjashto arvanitasit.
Këta ishin grekët e kllonuar në gjuhë dhe në fe, pra të vetëquajturit grekë, që në të vërtetë, siç është thënë nga mjaft autorë, shumicën e popullsisë së Greqisë e përbënin: sllavët, çifutët, vllehët, egjyptianët, arrixhinjtë, arabët, arvanitasit etj, që pasi u greqizuan në gjuhë dhe u kristjanizuan në fe, morën emrin grekë. Pra, Greqia e re dhe banorët e saj nuk kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe grekërit e lashtë, përjashto këtu gjithmonë vetëm arvanitasit autoktonë. Ky është Mashtrim më i Madh i krijuar, po themi, edhe nga Fuqitë e Mëdha.
(fundi i pjesës së I-rë, vijon)
Besnik Imeri (marë nga libri “Greqizimi i Epirit”)
[1] Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqipërisë”,Bot.Plejad-2004,Përkth.Fr.Gent Ulqini, f,34-35
[2] Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqipërisë”,Bot.Plejad-2004,Përkth.Fr.Gent Ulqini, f,158,163
[3] Robert D’Angely, Enigma, Bot.Shqip.TOENA-1998, Përkth.Frëngj.Xhevat Lloshi, f, 279
[4] Aristidh Kola,Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f. 154
[5] Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f. 170
[6] Aristidh Kola,Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f. 143
[7] Aristidh Kola,Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f. 519
[8] A.Kola,Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f. 139
[9] A.Kola,“Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f. 520, 140
[10] Neritan Ceka,“Ilirët deri tek shqiptarët ”. Bot.MIGJENI, Tiranë-2014, f. 146, 428
[11] N.G.L.Hamond, Epiri, Bot.shqip, QSN-2004, Përkth.Angl.Leka Ndoja, f, 12,13,14
[12] Dhimitër Pilika, Pelloazgët Origjina Jonë e Mohuar, Bot.ENCIKLOPEDIKE-2005,f,209,275
[13] S.Xhyheri, S.Muça, E.Halilaj, L. Sheremetaj, “Kërkime arkeologjike në zonën e Vlorës”, ILIRIA XXXVII-2013, f. 453-454, 455-456
[14] Neritan Ceka, “Mbishkrime byline”, ILIRIA Nr.2 – 1987, f. 69
[15] A.Kola,“Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f.520-521
[16] A.Kola,“Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f.143
[17] Robert D’Angely, Enigma, Bot.Shqip.TOENA-1998, Përkth.Frëngj.Xhevat Lloshi , f. 280
[18] Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqipërisë”,Bot.Plejad-2004,Përkth.Fr.Gent Ulqini, f. 167
[19] A.Kola,“Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”,Bot.”55”-2002,Përkth.Gr.A.Agora, f.143