FATKEQËSI NË MBRETËRINË E BASHKUAR: 92 % E TË VDEKURVE ME COVID JANË TË VAKSINUAR!

FATKEQËSI NË MBRETËRINË E BASHKUAR: 92 % E TË VDEKURVE ME COVID JANË TË VAKSINUAR!

Të dhënat e qeverisë vërtetojnë se fushata eksperimentale e injektimit Covid-19 ishte një fatkeqësi absolute!

Nga Waldo Holz, më 24 mars 2022

E lënë në hije nga konflikti në Ukrainë, qeveria britanike ka publikuar të dhëna që vërtetojnë dështimin e plotë të fushatës së vaksinimit. Më shumë se 80 për qind e infeksioneve Covid prekin njerëzit e vaksinuar dhe shkalla e vdekjeve është edhe më shkatërruese.

Siç u raportua të enjten (më 24 mars), Vjena thotë se spitalet janë ende të pushtuara kryesisht nga pacientë të pavaksinuar. Por krejt ndryshe është në Britaninë e Madhe, ku fushata e vaksinimit është zhvilluar në një fatkeqësi të madhe.

Raporti Covid i datës 17 mars 2022 thotë, pothuajse të gjitha vdekjet nga Covid në muajin e fundit janë të vaksinuar, madje shifrat janë rritur. Më shumë se 80 për qind e të vdekurve ishin mbi 70 vjeç, 75 për qind e tyre mbi 80 vjeç.

Të vdekurit nga Covid janë të vaksinuar edhe me dozën përforcuese (të tretë)

Por qeveria britanike nuk sheh asnjë lidhje. Raporti ende thotë në faqen 38 “shkalla e pranimeve në spital është dukshëm më e lartë për të pavaksinuarit sesa për njerëzit e vaksinuar”.

Ndërkaq ndarja e numrit të vdekjeve tregon diçka shumë të ndryshme nga shifrat e raportit: 92 për qind e njerëzve që kanë vdekur me Covid janë të vaksinuar!

72 për qind, pra 3,687 nga 5,084 viktima, janë gjithashtu të rritur. Është e rëndësishme të theksohet se shumica e të vdekurve janë shumë të moshuar, vdekjet e të cilëve mund të mos kenë ardhur për shkak të Covid. 401 persona ishin të pavaksinuar.

Daily Expose, e cila tërheq vëmendjen te shifrat, shkruan: “Shumë do të thonë se kjo është e pritshme kur kaq shumë njerëz janë vaksinuar.

Pra, si ndodh që situata për popullatën e vaksinuar duket se po përkeqësohet javë pas javë, ndërkohë që po përmirësohet për popullatën e pavaksinuar?”

Në fakt, raporti i të pavaksinuarve ndaj të vaksinuarve për sa i përket vdekjeve është zhvilluar në disavantazh të të vaksinuarve.

Në dhjetor/janar 2022 të pavaksinuarit përbënin ende pothuajse një të tretën e vdekjeve. Duke pasur parasysh shkallën e vaksinimit, mund të argumentohet se përqindja e atyre që nuk ishin vaksinuar ishte zhvilluar në përputhje me rrethanat. Megjithatë, numrat nuk ishin një reklamë për vaksinimin.

Por në raportin e fundit, përqindja e personave të vaksinuar ka marrë përmasa shqetësuese. Nuk mund të përjashtohet që kjo të jetë një fotografi. Raportet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi këtë.

Si duken në përgjithësi infeksionet me Covid?

Një total prej 947,555 rastesh Covid-19 u regjistruan në të gjithë Anglinë midis 14 shkurtit dhe 13.03.’22, nga të cilat 619,128 ishin në mesin e popullsisë së vaksinuar trefishë (me tri doza).

Pra pothuajse dy të tretat. Popullsia e pavaksinuar përbënte vetëm 172.564 raste, por nga këto, 112. 192 ishin fëmijë. Rreth 150,000 raste të mbetura janë njerëz që janë vaksinuar, por jo të rritur. Këta njerëz tani gjithnjë e më shpesh në mediat kryesore quhen “të braktisur nga vaksinimi”.

Menaxhimi i fatkeqësive

Në total, popullsia e vaksinuar përbënte 774,991 raste, që do të thotë se ata përbënin 82% të të gjitha rasteve me Covid-19 midis 14 shkurtit dhe 13 marsit 2022.

E njëjta situatë është edhe me numrin e shtrimeve në spital. Shumë ndryshe nga Vjena. Në Daily Expose” shifrat fatale komentohen si më poshtë:

“Pasojat e humbjes së miliarda paundve të parave të taksapaguesve në Mbretërinë e Bashkuar në një sistem ‘testimi dhe gjurmimi’ etj, më në fund kanë filluar të shfaqen, ndërkohë që në të njëjtën kohë detyrojnë sektorë të tërë të ekonomisë të mbyllen…

Pra, narrativa kryesore ka ndryshuar nga përpjekja për të manipuluar publikun përmes frikës nga një virus me një shkallë vdekshmërie 0.2% në të jetuarit në mjerim dhe në pajtueshmëri me këtë gjendje mjerimi, në përpjekje për të manipuluar publikun përmes frikës së Luftës së Tretë Botërore.

Por ndërsa kjo qeveri është e fokusuar vetëm në konfliktin në Ukrainë, ajo ka nxjerrë në heshtje të dhëna që vërtetojnë se fushata eksperimentale e injektimit Covid-19 ishte një fatkeqësi absolute.

(Shqipëruar nga Sheradin Berisha, Facebook 25 mars 2022)

——-

Burimi:

UK-Desaster: 92 Prozent der Covid-Toten geimpft / 24. März 2022 / von Waldo Holz https://tkp.at/2022/03/24/uk-desaster-92-prozent-der-covid-toten-geimpft/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura