RRËNIMI DHE GROPOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE NË VLORË

RRËNIMI DHE GROPOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE NË VLORË

Nga Besnik Imeri, Vlorë 12 prill 2022       

Para dy vjetësh, në një shkrim: Vlora-qëndër historike e pavarësisë së shqiptarëve, apo, qëndër historike e hebrenjve, ngrija shqetësimin për një sulm të mirë organizuar kundër identitetit të qytetit të Vlorës si simboli Pavarësisë së Shqipëtarëve. Dhe atëhere, në atë shkrim, thoshja: Do zoti që nuk është një ëndërr e keqe, se ëndërrat e këqia bëjnë vaki dhe dalin. Zogjtë e çelur nga vezët sorosiane janë shpëndarë si zogjtë e korbit kudo në Shqipëri: në politikë (pozitë-opozitë), administratë, art, kulturë, bashki dhe qeveri, etj.

Menjëherë pas këtij pohimi, vazhdoja: Tani shtrohen disa pyetje: A do ta gëlltisin këtë vlonjatët? A ka mbetur tek vlonjatët, këshilli bashkiak i Vlorës, ndopak ndjenjë atdhedashurie, ndjenjë identiteti dhe krenarie kombëtare; apo do të ulin kokën dhe çorbëngrësit e çorbave të huaja do të bëjnë çfarë të duan me Vlorën, Tempullin dhe Hieroren e Pavarësisë Kombëtare, qytetin simbol të flamurit dhe identitetit kombëtar, të cilin, ata që ja kanë shitur shpirtin djallit, duan ta kthejnë në qytet simbol të hebraizmit?!!!

Pas dy vjetësh, ato që në vitin 2020 ishin vetëm pandehma tani janë bërë realitet. Së pari, u fillua më rrënimin dhe groposjen e Sheshit Pavarësia në Skelë. Për t’ju hedhur hi në sy qytetarëve vlonjatë kjo filloi si një restaurim i tij. Dy vjet vazhdoi ky “restaurim” dhe akoma nuk ka përfunduar. Por deri më tani mund të themi: Se Sheshi Pavarësia humbi, u zhduk pa nam dhe nishan, dhe me plot gojën mund të themi se ai ka vdekur. Për t’u bindur për këtë do të shikoni që bashkia e Vlorës, pas vdekjes së tij, emrin e këtij sheshi ja ka vendosur rrethrrotullimit të Skelës, që vlonjatët e quajnë “kulaçi”. Nuk ka cinizëm më të madh. Nuk ka përdhosje më të madhe. Nuk ka përbuzje dhe zdërhallje më të madhe me këtë shesh historik. Por nuk ka edhe një përqeshje tallëse më të madhe me qytetarët e Vlorës. Tabelën e këtij sheshi historik bashkia dhe vetë myteberi i saj, mavri kryetari, e ka vendosur tek rrotullamja (shih foton). Ku është sheshi zoti kryetar?!!!

Sot në vend të këtij sheshi kemi një minipyll, shtylla betoni, mure, “breshka’ betoni, rrotullame pa fund, një rezervuar të madh uji sikur do të vadisim tokat e koperativës bujqësore dhe një mullar të madh me baltë 20-25 metra të lartë, të cilët si antropofagë prej balte e betoni e kanë rrethuar Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, i cili jo vetëm nuk duket më, por para tyre ngjan si një xhuxh i vogël, që rastësisht ndodhet aty, dhe, që për më shumë nuk e ka vendin aty. Pasi vendin e tij e kanë zënë antropofagët prej balte e dheu. Urojmë, që një ditë këta antropofagë mos të hanë edhe qytetarët e Vlorës, pasi arkitektura e tyre është shumë e dyshimtë. Astrofizikantët duhet të vijnë dhe t’i shikojnë këto struktura sataniste të projektuara nga vetë djalli.

Godinën e muzeut e rrethon një rrotullame e madhe pa pikë hijeshie dhe e shëmtuar e mbushur me rërë deti, dhe, për turp e faqe e zeze, kabinetin e Ismail Qemalit, bustet e tyre, i kanë shpërndarë në të gjitha skajet e këtij rrethi me rërë që të kujton shkretëtirat e ku kanë udhëtuar nomadët hebrenj në lashtësi. Largqoftë, ndonjë ditë përkujtimore të 28 Nëntorit, të fryjë juga nga deti dhe të ngrihet rëra dhe t’u përplaset vizitorëve dhe personaliteteve në fytyrë, sikur të jenë në në shkretëtirë. Zoti kryeministër Mavia: Vlora nuk ndodhet në shkretëtirë; delegatët që shpallën pavarësinë nuk udhëtuan si çifutët nëpër shkretëtirë. Por udhëtuan në malet dhe lëndinat e bukura të gjelbëruara dhe lulëzuara të Shqipërisë etnike.       

Së dyti, pasi pa se qytetarët e Vlorës nuk u ndien për rrënimin e Sheshit të Pavarësisë, dhe e kapërdinë këtë dhun, pas një viti, vegla qorre e Jorgo Sorrosit, avancoi në planet e tij ogurzeza, për rrënimin dhe groposjen e simbolit më të madh të të gjithë shqiptarëve: Sheshit të Flamurit. Për këtë fillimisht, shkatërroi podiumin madhështor mbi të cilin ngrihej Monumenti i Pavarësisë, duke e shkurtuar nga këmbët atë dhe i gjithë monumenti duket si një gjatosh i shëmtuar dhe pa vlerë, siç është vetë ai ideatori ogurzi i rrënimit të këtij sheshi. Skulptori i shquar Muntaz Dhrami tregoi se ky dhumin që ju bë monumentit jo vetëm që i hoqi madhështinë, bukurinë dhe dinjitetin, por dhe e shëmtoi atë. Ky ishte një poshtërim që ju bë monumentit si simbol i atyre burrave shqiptarë që shpallën pavarësinë.

Pastaj, pasi pa që vlonjatët përsëri nuk u ndien, vazhdoi me shkatërrimin e katër topave dhe shatërvanit historik në mes të Sheshit të Flamurit. Prishi lulishten historike të gjelbëruar për ta mbushur me beton, gurë dhe kanale me ujë të qelbur. Por e keqja nuk përfundoi këtu. Kryeministri ogurzi në urrejtjen e tij ndaj çdo simboli kombëtar zhduku vetë sheshin historik, pasi në mes të tij ngriti struktura prej betoni që të nxjerrin mallin e hangarëve të koperativave bujqësore, apo haneve të kohëve mesjetare. Këto hangar e ndajnë sheshin më dysh, dhe nga pjesa lindore e sheshit monumenti i Pavarësisë nuk duket më. Shesh të Flamurit nuk ka më. Ai vdiq. Shqiptarët vërtet do t’u duhet të bredhin si çifutët në shkretëtirë për të gjetur sheshin e tyre historik, por nuk do ta gjejnë më.

Tani rradhën e ka vetë monumenti i Shtizës së Flamurit e projektuar dhe ndërtuar nga i madh Ali Asllani; dhe pas saj, vetë varri i Ismail Qemalit me monumentin e Ushtarit të Panjohur të Odhise Paskalit. Qeveria dhe bashkia kuislinge, të cilat me bolori të madhe trumbetuan se ringritën qëndrën historike të Vlorës, ku bën pjesë dhe “Rruga e Çifutëve”, si pa dashka, haruan godinën e parë të Bashkisë së Vlorës të ndërtuar nga Ali Asllani, sot Muzeu Historik, ndërkohë që nuk lanë kolibe dhe ‘zgëqe’ në rrëzat e lagjes Muradie pa rregulluar dhe bojatisur, dhe, këtë godinë në qëndër të qytetit e lanë ashtu siç ishte para shtatëdhjetë vjetësh. Por jo vetëm kaq, kompleksin e bukur arkitekturor të Sahatit të Qytetit, ndërtuar nga Ali Asllani, e lanë ashtu siç ishte qysh nga vitet 60-të të shekullit të kaluar, megjithse nuk ishte më shumë se 20 m larg nga “Rruga e Çifutëve”. Trotuarin tek Pallati i Postës, para Sahatit të Qytetit, të ndërtuar në vitet 70-të shekullit të kaluar, e lanë në gjendje të mjerueshme, me pllaka të shqyera dhe gropa uji. Kështu e rregulluan Qëndrën Historike të Vlorës këta myteberët e “Ringjalljes Urbane”?!!! Të mos flasim për ndërtimet tek sheshi para bashkisë, edhe ky një shesh historic, ku prishën një lulishte të bukur të ndërtuar nga paraardhësit e kryetarit të sotëm, dhe në vend të saj po ngrenë struktura antropofage prej betoni.

Por, për të qënë i saktë, duhet të them se Mavia para se të rrënonte këto simbole kombëtare; edhe duke menduar se në dejet e vlonjatëve rridhte ai gjak i nxehtë patriotic i para 100 viteve; ndoshta edhe me porosi të shefit të tij, bëri një testim. Ai, në një përvjetor të pavarësisë, qëllimisht, shkeli protokollin e veshjes së personaliteteve dhe u paraqit tek varri i Ismail Qemalit me çitjane. Ky veprim i paramenduar kishte si qëllim poshtërimin dhe talljen me këtë përkujtim që shqiptarët bëjnë në nderim të atyre burrave, por edhe të vetë Ismail Qemalit, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Nëqoftëse do të kishte një reagim të fortë ai do të tërhiqej. Por ai nuk kishte gabuar, vlonjatët kishin ndryshuar, nuk ishin më ata të parët. Në Vlorë nuk u ndie njeri. Me ata mund të talleshe, t’i dhunoje dhe poshtëroje dhe ata do të ulnin kokën me përulësi.

Dikur, më 2012, para dhjetë vjetësh, në një libër të publikuar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, jam shprehur: Mos vallë vlonjatët do të bëhen lepuj që t’i hanë korbat helenë? Por këtë-kam vazhduar më tej- le t’ia lemë historisë. Për të ardhur keq, por sot pas dhjetë vjetësh historia na provoi se vlonjatët janë kthyer në “pula dhe kokosha që i gënjejnë me nga një kokër misër”. Kështu, Mavia, pasi pa se vlonjatët nuk u ndien për këtë poshtërim që u bëri, vazhdoi me planin e tij ogurzi. Ju kujtojmë se vlonjatët e para 100 vjetëve, megjithëse të pushtuar nga ushtria italiane, një provokimi dhe poshtërimi të tillë, kur flamuri ju vendos një qeni në bisht nga ushtarët italianë, ju përgjigj duke u ngritur në luftë. Por atëhere ishin kohë të tjera, dhe për më tepër Vlora kishte burra si Osmën Haxhiu që, pa ju dridhur qerpiku i syrit, e qëlloi me pëllëmbë në fytyrë italianin pushtues. Ndërsa sot, vlonjatët as gojën nuk e hapin, sikur atë e kanë vetëm për bukë.

Tani po ju drejtohem shqiptarëve që ndodhen jashtë kësaj Shqipërie të mjerë: Sheshi i Pavarësisë, Muzeu i Pavarësisë, Rruga Ismail Qemali, dhe, vet Sheshi historik i Flamurit nuk janë më, ata kanë vdekur, simbolet kombëtare janë dhunuar nga kuislingët në pushtet. Vlora, qyteti që mban titullin e lartë “Heroi i Popullit”, marrë në vitin 1962 me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka vdekur. Vlonjatët, siç duket, janë të vdekur dhe të pakallur. Ju shqiptarët e diasporës, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteteve të Europës, do ju duhet të bridhni si çifutët në shkretërirë për të gjetur Vlorën Tuaj, qytetin simbol të Pavarësisë së Shqipërisë. Por nuk keni për ta gjetur. Ajo ka për të qënë një imazh në shkretëtirë, gjithmonë e pakapshme. Vlora vdiq. Ju mund të vini vetëm pët të “shtatat” dhe “të dyzetat” e saj. Na ishte dikur një Vlorë. Besnik Imeri, 12 prill 2022       

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura