COPTIMI, TKURRJA, VRASJET DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE (1877/1878), NJË DHIMBJE HISTORIKE! (FOTO DËSHMI)

Copëza të dhimbshme historike!

COPTIMI, TKURRJA, VRASJET DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE (1877/1878), NJË DHIMBJE HISTORIKE!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 10. 2022

„Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota…!” – Amie Boue, 1794 – 1881).

***

Areali i gjeografisë shqiptare në gjirin e perandorisë osmane, në fillim të shek. XVII, zinte një sipërfaqe të tokës ilirike prej rreth 120 000 km2. Copëtimi dhe tkurrja e gjeografisë shqiptare, padyshim ishte një dhimbje historike – kombëtare, e cila ka nisur në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek, XIX, atëkohë kur Fuqitë e Mëdha shkëputën nga gjeografia shqiptare rreth 5 000 km2, për t’ia bashkuar Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, të cilat u njohën si shtete. (Kjo gjëmë historike për fatin tonë të keq ka vazhduar deri në ditët e sotme.)

Rrjedhimisht me “Traktatin e Paqës së Shën Stefanit”, të arritur më 3 mars 1878, përfundon lufta ruso – osmane 1877-1878, në dëm të shqiptarëve, për faktin sepse parashihej copëtimi i 4/5 të tokave shqiptare, në dobi të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Ndonëse ky traktat favorizonte interesat e Rusisë në siujdhesën ballkanike dhe atë mesdhetare, dhe rrezikonte interesat strategjike të fuqive europiane, si të: Gjermanisë, Francës, Anglisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë, më 13 korrik 1878 (në njërën nga seancat e Kongresit të Berlinit), u aprovua, një Traktat i Ri, i cili bëri një copëzim tjetër në dëm të shqiptarëve.

Sipas këtij Traktati, nga areali i katër vilajeteve shqiptare shkëputën rreth 24 458 km2 tokë me shumicë shqiptare.

– Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare,

– Serbia për rreth 10 500 km2 tokë shqiptare dhe

– Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë 100% shqiptare.

***

VILAJETI I KOSOVËS

Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877 dhe përfshinte një sipërfaqe të gjerë gjeografike prej 32.900 km katrorë. Brenda kufirit administrativ të Vilajetit të Kosovës bënin pjesë gjashtë sanxhaqe:

-Sanxhaku  i Prishtinës,

-i  Shkupit, i Prizrenit,

-i  Jeni Pazarit,

-i  Pejës dhe

-i  Tashllixhes (Plevljes).

Në shënimet zyrtare të Perandorisë Osmane të shpallura në gazetën zyrtare të qeverisë së atëhershme Osmane ‘La Turquie’ (maj 1878), thuhet se Vilajeti i Kosovës i kishte 1.199.154 banorë, ndërsa sipas statistikave turke të viteve 1896 dhe 1900, Vilajeti i Kosovës kishte një popullsi të përgjithshme prej 996.738 banorësh. Ndërkaq sipas regjistrimeve të viteve 1896-1900, Sanxhaku i Shkupit kishte 324.982 banorë. Në këto statistika vetëm kryeqendra e Vilajetit të Kosovës – Shkupi kishte 4.682 shtëpi me afër katërdhjetë mijë banorë, me shumicë  shqiptare.

* * *

STRATEGJIA E TOKËS SË DJEGUR!

Në periudhën e luftës ruso – osmane 1877-78, Serbia u rreshtua përkrahë Rusisë Cariste, me qëllim që më lehtë t’i realizonte pretendimet ekspansioniste në trojet shqiptare. Dhe këtë gjë e realizoj në dimrin e viteve 1877-78, pas marrëveshjes së ashtuquajtur të Shën Stefanit. Në këtë kohë ushtria serbe, para syve të fuqive të mëdha kreu GJENOCID dhe SPASTRIM ETNIK ndaj POPULLIT AUTOKTON SHQIPTAR! Dhe si rezultat i këtij terrori u vranë qindra mijëra shqiptarë, ndërsa qindra mijë të tjerë u detyruan t’i lënë vatrat stërgjyshore dhe si Muhaxherë u vendosën në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe në vilajetet tjera shqiptare.

Pra rrjedhimisht Serbia, ashtu sikurse Mali i Zi dhe Greqia, në spastrimin e shqiptarëve etnikë nga viset e aneksuara të Sanxhakut Nishit, që ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, përdori Strategjinë e tokës së djegur. Kësaj strategjie, të bazuar në projektin “Naçertanija” të Garashaninit, i dha frymë princi i Serbisë, Millan Obranoviqi, i cili ushtarët e tij i ka motivuar me thënjen: “Meritat më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë sa më shumë shqiptarë!”

Dhe, në këtë mënyrë Serbia i shpërnguli me dhunë rreth 300 000 shqiptarë nga 700 vendbanime etnike shqiptare, ndërkohë që mbi 350 000 shqiptarë të tjerë po shpërnguleshin nga trojet e tyre etnike edhe nga ushtria greke e ajo malazeze.

DËSHMI RRËNQETHËSE PËR SHPËRNGULJEN DHE VRASJEN E SHQIPTARËVE (1877 – 1878)

Për të argumentuar tmerrin që kishin përjetuar shqiptarët në fund të vitit 1877 – deri në prill 1878… me këtë rast sjell tri dëshmi të dëshmitarëve që kanë parë me sy, ikjen dhe vrasjen e shqiptarëve nga ushtria serbe.

Një perëndimor JOHN ROSS në kujtimet e tij ndër të tjera shkruan: “Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perëndimore të Sanxhakut të Nishit që iu dorëzua Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman…, prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushtuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur.”.

Një mesues serb, JOSIP H.KOSTIQ, kështu e përshkruan dimrin e vitit 1877-1878: “Në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall…Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit.” !

Ndërkaq udhëpërshkruesi serb, Sreten Popoviq në kujtimet e tij ka shkruar: “Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit.”!…

VENDBANIMET SHQIPTARE NË SANXHAKUN E NISHIT…

Gjatë viteve 1877-1878 soldateska serbe (e ndihmuar nga ushtarë e oficerë rus etj.) siç e theksova më lartë i spastroj rreth 700 vendbanime shqiptare, nga Sangjaku i NISHIT, ku përfshihej PROKUPLJA, PIROTI, KURSHUMLIA, LESKOVCI, VRANJA etj.

Në vijim lexoni, një listë të vendbanimeve (jo te gjitha) nga këto troje shqiptare, të rradhitur sipas shkronjës së parë të emrit të vendbanimit!

(…)

Vendbanime me A:

Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci (edhe Asanovic).

Vendbanime me B:

Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Bujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byçmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci.

Vendbanime me C:

Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova;

Vendbanime me Ç:

Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci.

Vendbanime me D:

Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi.

Vendbanime me G:

Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethin të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gërguroci, Gurgurova, Gurgora.

Vendbanime me Gj:

Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci.

Vendbanime me H:

Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme.

Vendbanime me I:

Igrishta (e Vranjës), Igrishta ( e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna.

Vendbanime me J:

Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca.

Vendbanime me K’:

Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina.

Vendbanime me L:

Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha.

Vendbanime me Ll:

Lalinca, Llazalla, Llapashtica e Epërme, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari.

Vendbanime me M:

Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, MegjanaMehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me e paza pas M, Megjurova, Milina, Miroqica, Mikulloci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi.

Vendbanime me N:

Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (në Qarkun e Toplicës), Novosella (në Qarkun e Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta

Vendbanime me O:

Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obërtinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci.

Vendbanime me P:

Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, (përkatesisht Pllashniku i Epërm), Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popovci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (në qarkun e Vranjës), Pollomi (në qarkun e Prokuples),Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica.

Vendbanime me Q:

Qyqalla, Qunglla.

Vendbanime me R:

Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reçica e Epërme, Reçica e Poshtme (në Toplic), Teçica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci,Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci.

Vendbanime me S:

Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starabaja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Svirrca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca.

Vendbanime me Sh:

Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, (përkatësisht: Shylyshi), Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca.

Vendbanime me T:

Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Epërme, Ternava (Nish), (Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-pa za pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Tovërlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari (Jabllanic), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde.

Vendbanime me U:

Umi, Uzllok, Ushi.

Vendbanime me V:

Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuplës), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish).

Vendbanime me Z:

Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica.

Vendbanime me Zh:

Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhitnipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi.

***

Shqiptarët e vjetër të Sanxhakut të Nishit

Shqiptarët e vjetër të Sanxhakut të Nishit. Policia serbe… – Gjurmë Shqiptare – YouTube

***

Harta e shqipërisë etnike: Hartë e Ministrisë së Punëve të Jashtme britanike: Shqiptarët e përfshirë dhe ata jashtë kufjve të shtetit shqiptar pas përcaktimit të kufijve, ndarjes së trojeve shqiptare dmth, në vitin 1913. MAP 910.05 Carte de l’Etat Albanais Showing Boundaries included and not included in Delimitation of 1913.

LUFTA E PARË BALLKANIKE DHE KONFERENCA E LONDRËS SËRISH I COPTUAN TOKAT SHQIPTARE!

Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli sërish ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike.

Shtetet fqinje:

– Serbia,

– Mali i Zi,

– Bullgaria dhe

– Greqia, që përbënin “aleancën e shteteve ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan teritoret etnike shqiptare.

***

Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2.

1 – Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km2,

2 – Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km2,

3 – Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km2 dhe

4 – Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.

Prandaj më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km2.

***

Në këto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor 1912, për të “zgjidhur” problemet e pazgjidhura nga lufta midis shteteve ortodokse të “Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë (pa u përfshirë këtu shqiptarët). Kjo konferencë zgjati tetë muaj dhe më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha, në vend se ta njihnin pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km2, ata e pranuan një Shqipëri prej 28748 km2, ndërkaq 61 522 km2 të teritorit etnik shqiptar ia dhuruan shteteve ortodokse ballkanike si: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë!!!

Si përfundim,

Sot shqiptarët më shumë se kurrë duhet të punojnë për bashkimin e arealit gjeografik të Shqipërisë!

_________________

Referenca:

– Prof. dr. Muhamet Pirraku: Copëtimet e Shqipërisë nga fillimi i shekullit XVIII deri në fillim të shekullit XX

– K.Bytyqi – Spastrimet etnike serbe ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit 1878

– Lokalitete Shqiptare në Principatën serbe (1817-1865), wikipedia)

– Portali www.pashtriku.org.

________________________

SHTRIRJA DHE TKURRJA E ETNIKUMIT SHQIPTAR!

Nga Sheradin Berisha  

Total
0
Shares
2 comments
  1. ËËËH, RASISHT MË RA NË DORË NJË HISTORI E VJETËR AMERIKANE USA QË NË HARTEN E
    GADISHULLIT ILIRIK SHKRUNATE VETËM ILIRIA! A, DY SHEKUJT E FUNDIT GJATË LIDHJES
    MBARË SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-79 ME FUTJEN E RUSISË NË GADISHULLIN ILIRIK
    DUKE I DHENË PËRKRAHJE ARDHACAKËVE RUSO SERBEZO JUGOSLLAVË SI EDHE PLANI
    I NJEJTË EDHE ARDHACAKËVE ENDACAKË NGA LINDJA NË GREQI DUKE SHKATRRUAR O,
    OKUPUAR DHE ASGJASUAR OR, ASIMILUAR ME MBI 700 LOKALITETE TROJE SHQIPTARE
    NË GREQI SI DHE PO I NJEJTI PLAN EDHE PËR SERBINË, QË PREJ TUNES DANUBIT GJËR
    DETIN JON, ADRIATIK DHE DETIN E ZI, GATI 80% TË ILIRO SHQIPTARISË NA AGJASUAN E
    ASIMILUAN DHE TROJET E SHQIPTARISË RRUDHËN E HUDHËN NË ASGJASIM, KATARZIM,
    SI EDHE NE LUFTEN E PARË BOTËRORE, PRAP DUKE BERË TREGTI, KËRRDI, GËRRDI O ME
    POPULLKOMBIN DHE TROJET E MBARË SHQIPTARISË, POSI PLAÇKA LUFTË ËH, PRAÇKA
    FUTE; DUKE UA FALUR, PA U NDALUR NË MARRËVESHJE, VARRERESHJE NGA EUROPA A,
    DUKE NA NDARË E PËRÇARË COPA COPA, QË EDHE NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE DUKE
    NA ÇFARROSUR, ÇVARROSUR, ME MASAKRIME E KASAPRIME, NGA FASHIZMI OH, RUSO
    SERBO JUGOSLLAVO EUROPIANE; ËH, MOJ MË MJERANE; QË PRAPË TEPRAPË DUKE U
    PËRSERITË, STRESENGRITË, ME LUFTEN ÇLIRIMTARE TË UÇK-SË NË KRYE O, ME ADEM
    KRYLEGJENDARIN QË ME HEROZMIN E TYRE DUKE THËNË QË, MË MIRË TË FLIJOHEMI
    NE, SE SA TË FLJOHEJ E TERË KOSOVA E GJERË SHQIPTARIA!” DHE, EDHE PSE QË UÇK
    +USA+NATO+TERË BOTA DEMKRATIKE+MBARË DIASPORA+MBARË TROJET SHQIPTARE;
    QË MEMXI FITUAM NË LIRI, PAVARËSI TË KUSHTËZUAR, QË EDHE PAS DY DECENJE QË KY
    NGEC RENJË; DUKE NA MOHUAR DHE TENSIONUAR DHE ASGJASUAR PËR T’NA RRËXUAR
    PRAP TEPRAP SHTETSINË E LIRINË E KËSAJ TROHË KOSOVE AH, VAJ MOHE HORRPROVE,
    KOSOVË AHTISARI ËËËH, HORRPROVE ATI VARRI, HEJ MOJ EUROPË QË NA RROPË DHE NA
    KOPE, DUKE NA SHKATRRUAR, SHPARTALLUAR, DHURUAR DHE SKURRUAR MU PËR HATËR
    TË KËLYSHVE TË RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE-PUSO VERBO FERRKO TUGOSHKAVE!!.
    OREEE, TË MALLKOFTË DHE T’SHKALLOMOFTË GJAKU E PRAGU ËH, MBARË SHQIPTARISË!.
    NGA MANI USA REFUGJATË TË LUFTËS NGA TROJET MBARË SHQIPTARE, RUGËVE BOTES!!

  2. Selman po te jap kete faqe per te lexuar: mentealternativa1.blogspot.com
    Ke dhe faqen angleze whale.to
    Ca eshte mendon ti per keto faqe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura