Autorja Shaqe Gjini
SEÇ KISHA NJË NDJESI …
Ti mu lute të më puthje
Nuk e di se ç’ishte një ndjesi
Shpirtin kisha tutje, shumë tutje
Mendimet më kishin marrë në arrati!
….
Ti mu lute të më prekje
Nuk e di se ç’ishte kjo ndjesi
Mu në zemër s’ndjeva trokitje
Në kopshtin tënd s’mund të rri!
….
Ti mu lute të më ledhatoje
Nuk e di se si s’e di
S’ndjeva gjë të më ngrohte
Dhe kjo gjë s’është dashuri!
…
Ti mu lute të bisedojmë
Se di as vet s’mund të kuptoj
Asgjë të ëmbël s’po më tregon
Çfarë ta quaj ma thuaj ti vetë?
….
Ti mu lute një got të kthenim
S’e di ç’ndjesi as vetë s’e di
Mendja ime është shumë tutje
Si mund të bëjë unë shoqëri??
@ Shaqe Gjini @ …
* **
INTUITA NDJEN …
Një femër e ndjen kur vërtetë e dashurojnë
Ajo nuk e beson kur të tjerët ja thonë
Intuita e ndjen, është apo jo dashuri
Dhe thikat kur i ngulen i përballon dhe pse me vështirësi!!
….
Ja kush jemi ne femrat, qenia e brishtë
Ndjejmë, nuhasim çdo lloj pabesie
Ndrydhemi, heshtim zërin rrallë e ngrejmë
Koha, durimi goj s’ka por një ditë vjen!
….
Intuita ndjen kur vërtetë të dashurojnë
I jepesh e tëra, e ngrohtë si rrezja e Diellit kur lëshon
Embëlsirë në fytyrë, shpirt, zemër e kudo
Është vetë femra që ndjen kur e adhurojnë!!
….
Edhe pse me kilometra shumë larg
Ndjehet, dëshira malli që të djeg
Mall për të vërtetën, të vetmen që ndjen
Dashuri pa kushte, rrallë kur e gjen!!
….
Nuk duhet besuar, kur vetë nuk e ndjen
Çfarë të kanë premtuar, kurrë ti mos hesht
Çirrja maskën, përplasja në fytyrë e zemër të zezë
Intuita ndjen, jo kur ta thonë të tjerë…
@ Shaqe Gjini @ …
***
VËRTETË E BUKUR …
E bukura orkide (*), gjithmonë të kam adhuruar
Me ty jam çdo ditë, ngjyrat e tua i ruaj
Nuk dua të më vyshkesh, as tjetër ngjyrë të marrësh
Është ngjyra emrit tim, ngjyra Manushaqe!!
Mund të jetë një imazh i një personi dhe lule
….
Kur nga puna kthehem, ti më fal kënaqësi
Ndjehem shumë e shplodhur kur afrohem tek ti
Ngjyra jotë e bukur, mua më magjeps
Orkideja ime, e veçantë je për bes!!
….
Duhet të mbaj mirë, për këtë jam siguruar
Do të ujit sa më pak, që ti të mos vuash
Dua të lulëzosh, të gjitha stinët e vitit
Bukuria jote kurrë mos të venitet!!
….
Jemi së bashku, me shoqërinë e njëra tjetrës
Ti më fal bukurinë, unë të jap shërbimin
Afrohem të flas, dhe më frymëzon
Me petalet e tua të bukura, ti më gjallëron!!
@ Shaqe Gjini @ …
——–
(*) Orkidé,-ja emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) term në botanikë; barishte zbukuruese e vendeve të nxehta, me lule të bukura…
* * *
JETO …
Mos zgjidh dashurinë, vetëm jeto
Se vdekja të zgjedh ty, dhe ti s’e kupton
Mos dëgjo se çfarë flitet, në rrugën tënde ti shko
Asgjë mos lerë në gjysëm, njëqindpërqindin plotëso!
……
Mos mendo të keqen, se ajo vjen vetë
Të vjen e paftuar, këmbëkryq mbledh
Mendo njëmijë të mira, që të vinë në çast
Të rinojnë në shpirt, që kurrë mos të mplak!
……
Çdo ditë të re, çdo hap që merrë
Mos rri në tension, duke menduar përsenë?
Mos zgjidh frikën, por hidhë nga pas
Përse stërmundohesh, nga ziliqarët përqark?
….
Të thash më the, me qindra vite prezent do jenë
A ja vlen të torturohesh, nga ky vesi keq?
Mos zgjidh të dëgjosh, që rruga në gjysëm të pritet
Me vesh të gjysëmshurdhuar, jeto dhe mos dëgjo për t’ju lënduar!
……
Jeta është e bukur, jetoje
Shëndeti kryesori, ruaje
Mendja kokërr gruri, mbaje …
@ Shaqe Gjini @ …
© Pashtriku.org