INTELIGJENCA, BESIMI DHE SHKENCA MBI DYSHIMIN!

INTELIGJENCA, BESIMI DHE SHKENCA MBI DYSHIMIN!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 1 dhjetor 2022

“Feja është kultura e besimit; shkenca është kultura dyshimit.” ka thënë fizikanti i shquar amerikan Richard Feynman (1918 – 1988), i cili në vitin 1965 mori çmimin Nobel për Fizikë. Rrjedhimisht “Shkenca e vërtetë na mëson mbi të gjitha të dyshojmë.”, thoshte eseisti, romancieri, poeti, dramaturgu dhe filozofi spanjoll, Miguel de Unamuno (1936 – 1864). Ndërkaq filozofi skolastik francez mesjetar, teolog, poet dhe kompozitor, Pjer Abelardi (1079 – 1142)  lidhur me dyshimin, ngritjen e pikëpyetjeve për të mësuar të vërtetën ka thënë: “Të ngresh pikëpyetje vazhdimisht është baza e mençurisë. Pasi, nëpërmjet dyshimit shkojmë drejt hulumtimit, dhe nëpërjet hulumtimit shkojmë drejt së vërtetës.”

———–

Më 17 dhjetor 2019 në rrjetin tim facebook, kam shkruar: “Njeriu është inteligjent për të dyshuar, jo për të besuar! Kush dyshon mendjen e zhvillon, kush beson mendimin e ndalon!”

Thënia ime ka nxitur mikun tim Besnik Kryeziu dhe në vijim kemi zhvilluar këtë bashkëbisedim:

Besnik Kryeziu

Nuk po pajtona me kete konstatim, miku im!

***

Sheradin Berisha

Ani mik, pse e kemi mendjen, me dyshu e me besu! Ha ha ha!

***

Besnik Kryeziu

Sheradin Berisha, me besue. Dyshimi eshte loj e egos, qe nuk ka te bej fare me unin tone te vertet.

***

Sheradin Berisha

Besnik Kryeziu, ne fe dogmat ‘ postulatet besohen, dhe nuk lejohen te komentohen Ndersa njeriu ka mendjen dhe inteligjencen per te dyshuar, sepse permes dyshimit e fut veten ne precesin e hulumtimit – gjurmimit! Kjo eshte shkenca! Me besim, pa hulumtim s’ka shkence, as zhvillim!

***

Besnik Kryeziu

Sheradin Berisha, nuk fola me dogma fetare, fola per besimin shkencor, te cilin e shpjegon Xhozef Marfi ne detaje.

***

Sheradin Berisha

Besnik Kryeziu, ne shkence nuk eshte kriter besimi, por hulumtimi e studimi, te cilave iu paraprine dyshimi!

***

Besnik Kryeziu

Pse dyshimi?

***

Sheradin Berisha

Filozofi gjerman Gete thote: “Dyshimi rritet me rritjen e dijes.” Prandaj dija pa dyshim ka stagnim, s’ka zhvillim! Kjo eshte aq e thjesht, saqe komentet tona mund ta mjegullojne ate!

***

Besnik Kryeziu

Sheradin Berisha, besimi na çon perpara, ndersa dyshimi eshte çakordim.

***

Sheradin Berisha

Besnik Kryeziu, ani beso pa dyshim! Shkrimtari i shquar argjentinas, Jorge Luis Borges, thote: “Dyshimi është një nga emrat e inteligjencës.” Pra dyshimi natyrshem lidhet me intelegjencen, sepse intelegjenca,  njeriun permes dyshimit e fut ne hulumtimin e dukurive dhe fenomeneve qe ndodhin!

Madje filozofi anglez Betrand Russel, ka nje thenie interesante: “Problemi i njerëzimit është se budallenjtë dhe fanatikët janë tmerrësisht të sigurt në vetvete, ndërsa njerëzit e mençur janë plot me dyshime.”

Kjo besoj s’do koment!

***

Besnik Kryeziu

Psikologjia moderne po na thote se ne jemi cfare mendojna, atehere pse te dyshojna?

***

Sheradin Berisha

Po pra, ne jemi cfare mendojme, por jo cfare besojme! Dramaturgu amerikan, Wilson Mizner, ka nje thenie: “Unë e respektoj fenë, por është dyshimi ai që të jep dije.”

Pra kjo do te thote se vetem ne fe ka besim dhe nuk e lodh dogmati shume mendjen, ndersa dija zhvillohet me dyshim, sepse futesh ne hulumtim e zbulim!

***

Besnik Kryeziu

Sheradin Berisha, besimi nuk eshte feja, kuptoje e dalloje, te lutem.

***

Sheradin Berisha

Besnik Kryeziu, per cfare besimi mendon ti? Sepse une tere kohen po flas per dyshimin qe te con ne thellim te dijes dhe per besimin qe ta neutralizon mendjen per ta thelluar dijen!

***

Besnik Kryeziu

Sheradin Berisha, metafizika na meson se ne nuk jemi as mendja, jemi shume me shume pertej saj.

***

Sheradin Berisha

Edhe Metafizika eshte disipline filozofike! Eshte e vertete se ka si lende studimi pertej boten fizike! I pari qe eshte marre me kete fushe eshte Aristoteli!

Nderkaq ne kete drejtim jane marre dhe shume filozof te mevonshem, vecanerisht Kanti, i cili ka shkruar nje liber “Kritika e mendjes se kulluar”! Kanti kryesisht eshte marre me Metafiziken Transcendentale, pikerisht me ate lende, qe ti e thua si pertejmendje!

Ne fakt kjo disipline filozofike merret me natyren e qenesise dhe realitetit duke shtruar shume pyetje, qe i perkasin pertejmendjes!

Por duhet kuptuar se me mendje pra me inteligjence njeriu hulumton dhe perpiqet t’i kuptoj edhe ato ceshtje qe shkojne pertej mendjes!

Metafizika ka dy dege kryesore: Kozmologjine dhe ontologjine, me ane te te cilave shkohet ne studimin e realitetit fizik, shqisore, te arsyes e pertej mendjes!

Dhe kjo behet me dyshim per hulumtim e studim, e jo me besim qe te çon ne stagnim!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura