Albin Kurti kërkon tri doza të vaksinës … për të hyrë në Kosovë!
ÇMENDIA E QEVERISË KURTI! MBYLLË KUFIRIN, KUKËSI PROTESTON!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 24.01.2022 – Pashtriku 24.01.2023
Albin Kurti oo djalosh mos luaj me ndjenjat e shqiptarëve, anuloje këtë vendim diskriminues! E ju heshtakët e Lëvizjes – Agush Buja, Sadri Ramabaja Emrush Xhemajli Xhevat Gjini Sejdi Gega Halil Selimi Agim Sylejmani Fatmir Brajshori-Tushi Besnik Kryeziu Afrim Emini Afrim Hoti Mustafë Krasniqi Sahit Berisha Avdyl Hima Kushtrim Hadergjonaj Metë Dura Ismet Sylejmani Sinan Morina Nuhi Bytyçi Sami Kurteshi Ismajl Kurteshi Tafë Tafa Ibish Neziri Nuri Pulaj Osman Osmani Faton Topalli Abdullah Abdullahu Abdullah Zhegrova e shumë të tjerëve si këta, mos heshtni përballë kësaj çmendie të Qeverisë!
Dëshmi:
Qytetarë të Kukësit por jo vetëm protestojnë në Morin kundër masave kufizuese të vendosura nga qeveria e Kosovēs për hyrjen në territorin e saj. Pēr pak minuta protestuesit tentuan te bllokojnë rrugēn, por policia nuk lejoi tē ndërmarrin veprime të tjera.
https://www.facebook.com/rtshkukesi/videos/3027973284183506
***
Aktualisht Republika e Kosovës është i vetmi shtet në botë që, për të hyrë brenda teritorit të saj kërkon tri (3) apo dy (2) doza të vaksinës bashkë me një Test PCR jo më të vjetër se 48 orë!
Është e çuditshme, madje tmerrësisht trishtuese, se si qeveria në krye me Albin Kurtin ka pranuar të marrë masa të tilla çmendurake detyruese, diskriminuese dhe në vetvete kriminale, të cilat masa nuk i kanë marrë deri më sot as Kina e Rusia – që konsiderohen si shtete më diktatoriale në botë.
Sot gjatë ditës, derisa në kryeqytetin e Bashkimit Europianë – Bruksel, protestonin qindra mijë qytetarë të lirë (në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë me flamuj kombëtar), kundër kësaj diktature sanitare dhe jo vetëm, në kufirin Shqipëri – Kosovë në Vërmicë, me vendim të qeverisë Kurti, Nr01/55, datë 21.01.2022, iu ndalua hyja brenda territorit të Kosovës (që unë aktualisht e quaj burg pa mure) qindra vëllezërve tanë të cilët nuk i kishin tri (3) doza të vaksinës. Madje edhe ata që i kishin nga dy doza të vaksinës, por nuk e kishin Testin PCR, nuk iu lejua hyrja brenda këtij burgu pa mure!
Dëshmi: Protesta kundër çmendisë kriminale „Covid 19“
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220125125854805/670898647260911
***
Kam thënë dhe e përsëris se, kjo qeveri me këtë vendim të pashembullt ka mbushur kupën e cila tashmë po derdhet!
Vetëm zgjimi dhe protestimi është shpëtimi nga kjo Lukuni ujqish global e lokal!
———–
Shtojcë
VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Qeveria e Kosovës me aneksin B të vendimit Nr. 01/55, datë 21.01.2022, në Kosovë ua lejon hyrjen vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë vetëm një dozë të vaksinës ua ndalon hyrjen në vendlindjen e tyre! Qëllimi i kësaj mase është shtyrja për vaksinim të qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza …
Nga Sheradin Berisha
_____________
QEVERIA NXJERR NË RRUGË NJËSINË SPECIALE PËR TË ZBATUAR ORËN POLICORE!
Vaksinat jane helme qe nuk duhen bere! Jane plehra keta qelbesira!
Elita boterore qe komandon vendet e botes e ben qellimisht keto gjera! Mos beni VRASTINAT KJO ESHTE NJE TEKNIK LIRIM – SHTRENGIM E PLEHRAVE TE ELITES GLOBALE!
Mediat zyrtare po mashtrojne sepse polica vete mund te kerkoje ne hyrje dhe nje test. Mund te hysh ne Kosove dhe pa i bere vaksinat por edhe testi eshte cmenduri sepse si vaksinat permban edhe ai helme! Keto rreguklla jane cmenduri!