DHJETË VJET NGA MARRËVESHJA E PARË E BRUKSELIT
Më 19 prill të viti 2013, d.m.th. para dhjetë vjetëve, u nënshkrua në Bruksel ajo që u quajt Marrëveshje e parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur edhe si Marrëveshje e Brukselit, e arritur nën mbikëqyrjen e BE-së.
Dialogu u udhëhoq nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi si dhenga kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, politikanes britanike Ketrin Eshton (Catherine Margarte Ashton, Baroness Ashton, 1956-).
Marrëveshja me të cilën filloi normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmban 15 paragrafë (pika). Gjashtë të parët kanë të bëjnë me themelimin, me fushëveprimin dhe me funksionet e bashkësisë së komunave serbe. Tre paragrafët vijues kanë të bëjnë me policinë dhe me sigurinë, ku parashikohet një forcë e vetme policore për tërë Kosovën, duke përfshirë veriun e Kosovës. Kjo forcë do të quhet Policia e Republikës së Kosovës.
Në paragrafin 11 parashikohet që zgjedhjet komunale të mbahen në tërë territorin e Kosovës sipas ligjit të Kosovës.
Me paragrafin 12 parashikohet hartimi i planit të implementimit dhe saktësohet data deri kur duhet të mbyllet plani.
Me paragrafin 13 parashikohet detyrimi i intensifikimit të dialogut për energjetikën dhe për telekomunikimet.
Sipas paragrafit 14 palët kanë rënë dakord që asnjëra prej tyre të mos e bllokojë dhe të mos i nxitë të tjerët ta bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE-së.
Me paragrafin 15 parashikohet krijimi i komitetit të implementimit, me ndihmën e BE-së.
Marrëveshja e Brukselit përmban edhe një dokument që ka të bëjë me integrimin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, në sistemin juridik të Kosovës, me dy garanci:
– Të gjitha çështjet gjyqësore rregullohen sipas ligjit të Kosovës, por në këshilla gjyqësore të caktuara, serbët e Kosovës duhet të jenë shumicë. Këshilli (Gjykata e qarkut në Mitrovicë) seancën duhet ta mbajë në veri të Mitrovicës.
– Krejt punën e policisë duhet ta ushtrojë Policia e Kosovës, por komandanti rajonal i policisë në rajonet me shumicë të popullsisë serbe duhet të jetë serb i Kosovës, i zgjedhur nga lista që e dorëzojnë komunat e serbëve të Kosovës.
* * *
Deri më sot, Kosova është njohur prej 115 shteteve të botës. Ndërkohë priten edhe njohje të reja. Deklaratat e pushtetarëve të Beogradit se në 15 vjetët e fundit, 27 shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë të pavërteta.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, filloi në mars të vitit 2011. Marrëveshja e parë e Brukselit është nënshkruar më 19 prill të vitit 2013.
* * *
Dy vjet më vonë, d.m.th. më 25 gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, me të cilën harmonizoheshin parimet e përgjithshme.
Marrëveshja e viti 2015 përbëhet prej 22 pikave, me të cilat saktësohen korniza ligjore, objektivat, struktura organizative, marrëdhënia me pushtet qendrore, buxheti dhe mbështetja.
Në përputhje me Marrëveshjen e parë të Brukselit, bashkësia e komunave me shumicë serbe do të duhej të formohej në bazë të Statutit, një version të të cilit e ka hartuar në vitin 2018 Ekipi drejtues, me miratimin e BE-së, në bazë të marrëveshjes së vitit 2015. Ky version kurrë nuk i është shfaqur publikut, apo është publikuar shumë vonë.
* * *
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI E VITI 2015
Më 25 gusht të vitit 2015, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhekryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq arritën në Bruksel marrëveshje për energjetikën, për telekomin, për krijimin e asociacionit, përkatësisht të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe për qarkullimin e lirë në urën e Ibrit në Mitrovicë.
Lajmin e bëri publik përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, politikania italiane Federika Mogerini (Federica Mogherini, 1973- ), e cila në atë kohë ishte ndërmjetësuese e dialogut.
Me këtë rast, shefja e diplomacisë evropiane deklaroi: “Marrëveshja e kryeministrave të Serbisë dhe të Kosovës paraqet kthesë në dialog. Ata u morën vesh për parimet e përgjithshme dhe për elementet kryesore të asociacionit / bashkësisë së komunave serbe, gjë që e hap rrugën për formimin e saj. Po ashtu, ata u morën vesh për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes për energjinë dhe për Planin aksional për Telekomin, gjë që do ta lehtësojë funksionimin e sistemit telekomunikimit në Kosovë. Dy kryeministrat u morën vesh edhe për lirinë e qarkullimit në urën e Ibrit në Mitrovicë”.
* * *
Në deklaratën për Radiotelevizionin e Serbisë, në atë kohë Vuçiqi deklaron se bashkësia e komunave serbe do të ketë autorizime të gjera: “Bashkësia do ta ketë kryetarin, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin e vet. Ajo do të vendosë për të katër çështjet e Marrëveshjes së Brukselit – që nga shëndetësia, arsimi, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik, deri te financimi nga Serbia. Prerazi thuhet se Serbia ka të drejtë ta financojë pa tatime dhe pa taksa”.
Me këtë rast ai ka përmendur të dhjetë komunat që do ta përbëkan bashkësinë e ardhshme të komunave serbe: “katër komunat në veri – Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, si dhe komunat Graçanicë, Shtërpc, Novo Bërdo, Ranilug, Pasjanë, Partesh dhe Kllokot”.
Në vijim ai shton: “Për energjetikën u nënshkrua marrëveshje, por pa arritur pajtim rreth sistemit operativ-shpërndarës si dhe rreth pronës”.
Sipas tij, në lëmin e telekomunikimeve, nuk ndryshon asgjë: “Serbët e Kosovës, kur i thirrin serbët në Serbinë qendrore, edhe më tej rrotullojnë vetëm 011 dhe anasjelltas. Kur ne e thërrasim Mitrovicën, rrotullojmë vetëm 028, pa kurrfarë numri referues”.
Ai foli edhe për urën e Ibrit në Mitrovicë: “…qytetarët në Mitrovicën veriore nuk duhet të brengosen…”
* * *
Marrëveshjen e viti 2015 për formimin e Asociacionit të komunave serbe, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa,einterpreton ndryshe. Sipas tij, asociacioni është pa autorizime ekzekutive. Ai deklaron: “Ne konsiderojmë se marrëveshjet e arritura janë të suksesshme, sidomos për shkak të shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e vendit. Të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Asociacioni i komunave serbe do ta ketë mbështetjen dhe do të bashkëpunojë me Qeverinë e Serbisë, nuk do të ketë kurrfarë autorizimesh burimore, por funksionimi i këtyre komunave do të jetë në funksion të zhvillimit të tyre”.
Kur është fjala për energjetikën, përkitazi me pronësinë, dikur ka pasur mosmarrëveshje. Sipas Isa Mustafës, pozicioni i Kosovës është fare i qartë: “Sipas Kushtetutës, kemi të bëjmë me një pronë të Kosovës, madje kjo është në përputhje edhe me Rezolutën 1244. Dihet, pala serbe çështjen e sheh ndryshe, por kjo do të zbatohet në territorin e Kosovës, ndaj këtu do të vlejnë ligji dhe kushtetuta e Kosovës. Kësisoj do t’i zgjidhim të gjitha problemet e deritashme në rrjet. Do të ketë vetëm një shpërndarës, por atë do ta administrojë rrjeti energjetik i Kosovës”.
* * *
Shefi i diplomacisë së Kosovës i asaj kohe, Hashim Thaçi deklaron: “Pala serbe ngulte këmbë që asociacioni të ketë autorizime ekzekutive, por në fund u arrit një marrëveshje e tillë saqë ai i ngjan një organizate joqeveritare. Delegacioni serb ishte tejet nervoz, por në fund e nënshkroi marrëveshjen”.
* * *
Dialogët e deritashëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar në Bruksel, nuk kanë qenë aq transparentë. Për marrëveshjet e arritura, publiku njoftohet vonë dhe në mënyrë jo të plotë, d.m.th. në mënyrë të pjesshme. Marrëveshjet e arritura, palët e dialogut i interpretojnë ndryshe nga njëra-tjetra. Kujt si i përgjigjet.
Marrëveshjet që synohen të arrihen në dialog, duhet të shtrohen në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk mund të ketë mandat të nënshkruajë në dëm të sovranitetit të shtetit dhe të integritetit tokësor të tij. Qoftë ky kryetar shteti apo kryeministër i tij. Kjo është dhe duhet të jetë vetëm në kompetencë të Kuvendit të shtetit.
Xhelal Zejneli
ËH, DHJETË VJETË NGA MARRËVESHJA E PARË E BRUKSELIT TË ASOCIACIONI!
HË, SHKIJETË MJETË SA VARRËRESHJA GARË KUKËNGELIT MAKROFRAKCIONI!
NJË DECENJË ZIJË NGECRËNJË O NGA DY MARRËVESHJE ZËR MËSA VARRËRE-
SHJE, SI 2013 NGA KRYEMINISTRA KOSOVE-THAÇI PDK DHE NGA ISA LDK 2015
MORE JU, THAÇIT DHE ISAT O SYTË U PLAÇIT ORE SI PISAT; A KENI PASUR SYTË
NË BALLË DHE PAK MEND NË KOKË; PORSI I KENI KALLË TIM OR FLAKË MBI 425
VARRE MASIVE, PREJ BANDAVE MAFIVE, MARRËZIVE; SI DHE, DUKE FLAKËRUAR
NGA VARRI AH, ZJARRI; KRYELEGJENDËN-HYREGJENDËN SHEKULLORE TEMPU-
LLORE; NËN THIRRJEN DHE SHTRIRJEN NGA SHTATË GJERË NËNTË PALË OOOJ
GJENË TOKË DHE, NGA SHTATË GJERË NENTË PALË OOOJ BREZE QIELLI; O DHE
NGA SHTATË GJERË NENTË VALË KRENË OOOJ NENË LOKË; EDHE, NGA SHTATË
GJERË NENTË VALË OOOJ RREZE DIELLI; PËR RIZGJIMIN-RIHIMNIN NGA ZJARRI
OUH NGA VARRI, SI VULLKAN OU KULLXHAN; SEPSE QE PSE, PA VETËDIJE A, ME
VETËDIJE, DY PRISA PORSI PISA NËNSHKRUAN, NËNSHTRUAN DUKE RISJELLUR
RIPJELLUR PRAPË-PRAPË: FASHIZËM, DRAZHIZËM, KANIBALIZËM O SATANIZËM
NËN THUNDËR T’BISHES ISHES KISHES MË TË TËRBUAR, VËRBUAR; SHFAROSJE
TOTALE, GLOBALE, KORBALE, KANIBALE OUUH RUSO SERBO JUGOSLLAVE HEEJ
NUK NGOPEN AS KOPEN KURRË HË BURRË A GRUA, NGA KJO GURRË A KRUA AS
MBI 80% POR, KERKOJNË, TENTOJNË 100% TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË Q’NA
SHKRIPKA VËRRINË; OUUU, GJERË PELLALLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË O,
MBARË SHQIPTARINË?! OOOJ GJENË TOKË, KRENE KOKE; ËH OOOJ, NENË LOKË:
GJËMË DHE NËMË TOKE QIELLI DHE LOKE QE DIELLI; RIGJALLËRIMI SI EDHE OH,
RIMADHËRIMI NË HYE REGJENDA ORE KRYLEGJENDA, PËR TA RIKTHEYER EDHE
RISHPËRTHYER O RISHPËRLYER PËR RIBASHIKIM RITRASHËGIM, RIATDHESIM O,
RIPAVARËSIM PËR LIRI PAVARËSI DEMOKRACI KOMBËTARE TERË SHQIPTARISË!
MANI USA