EKUACIONI I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI …

Ekuacioni i demokracisë politike shqiptare: pozitë+opozitë=korrupsion

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Në Shqipëri korrupsioni është ngritur në sistem . Dhe cmontimin e tij e bëjnë vetëm SHBA e BE, sepse politika e tranzicionit e ka montuar sistemin korruptiv , dhe prandaj ajo nuk mundet dhe as nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për cmontimin e korrupsionit dhe as vënien në funksionim të ligjit, shtetit e të shoqërisë. Kjo pra  është kështu sepse në Shqipëri prej 30 vitesh  ka pushtet të korruptuar  dhe opozitë ortake me pushtetin  në korrupsion, pra politikë pozitë+opozitë=korrupsion. 

Demokracia shqiptare është betejë  e politikës për pushtet me qëllim per  të kapur korrupsionin ose pjesë të tij.    

Shqipëria ndodhet në këtë udhekryq korrupsioni sepse politika, demokracia, drejtësia,diplomacia dhe shoqëria civile  nuk funksionojnë lirshëm dhe me transparencë por funksionojnë korruptivisht. Nuk ka alternativa ndryshimi e përmirësimi, nuk ka elita të reja politiko-shoqërore dhe as në administratë e as në shërbimin civil  sepse rektutimi nuk bëhet bazuar te merita, as te morali,  as te patriotizmi e as te pastërtia, por rekrutimi bëhet mbi baza partizane, klanore, nepotike, servilizmi e sidomos nga paraja e korrupsioni.

Tranzicionin në Shqipëri e ka sunduar, kapur e qeverisur korrupsioni dhe se për korrupsionin është thënë se:“Korrupsioni është më e keqe se prostitucioni…prostitucioni mund të rrezikojë moralin e një individi. Korrupsioni rrezikon moralin e gjithë vëndit” . Karl Kraus

Ndërrimi i pushteteve në Shqipëri vetëm sa ka ricikluar në pushtet po korrupsionin.

Pozita e opozita politike shqiptare kanë qenë dhe janë  të bashkëlidhura e të zhytura në  korrupsion. 

Shqipëreia vëndi kampion Europe  në këto vite për korrupsion dhe askush nuk u ndëshkua për korrupsion deri sa filloi punën SPAK. 

Të korruptuarit dhe hajdutët akuzonin e akuzojnë njeri-tjetrin për hajni e korrupsion, në fakt   mbronin dhe mbrojnë njëri-tjetrin dhe trafikojnë e matrapazojnë  mes vete  hajni e korrupsion.

Nuk kanë për qëllim politikanët e politikanet shqiptare të luftojnë korrupsionin por kanë synim që të bashkëpunojnë e të kapin korrupsionin ose pjesë të tij. 

Me dogmën dhe me vellon antikorrupsion politika, politikanët  e politikanet shqiptare mashtrojnë publikun që t’i marrin  votën, mandatin e deputetetit, te qeveritarit, pushtetarit e komunarit  vetëm për të pasë mundësi që të bëhen pjesë e hajnisë dhe e korrupsionit. 

Këtë e ka vertetuar koha apo periudha 30 vjecare e këtij tranzicioni, ku nga pushteti në pushtet , dhe nga qeverisja në qeverisje, pra cfarëdo rotacioni politik që ka ndodhur,  vetëm sa është rritur e shtuar numri i të korruptuarve, dhe vetëm sa është rritur shkalla e korrrupsionit dhe vetëm sa është perfeksionuar korrupsioni. Po e mbyll këtë thënie për atë kategori politikanësh e politikanesh që H.L. Mencken i ka cilësuar  kështu:  

“Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken

Dhe kur politiken  dhe politikanin koha e nxjerr vërtetësinë se ai përfundon kështu,atëhere atë nuk ka pse e mbeshtet më  kush.

Total
0
Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura