REAGIM I KMDLNj-së: EKUILIBRIMI I PAMORALSHËM I GJYKATËS SPECIALE RACISTE DHE EKATERINA TRANDAFILOVËS

REAGIM I KMDLNj-së: EKUILIBRIMI I PAMORALSHËM I GJYKATËS SPECIALE RACISTE DHE EKATERINA TRANDAFILOVËS

Ekaterina Trandafilova ishte në një vizitë provokuese në Prishtinë me ç’rast u takua me një pjesë klienteliste të shoqërisë civile për t’i informuar për punën që e bënë kjo Gjykatë. Gjatë këtij rrugëtimi dezinformues u përballë me protesta të shoqëruara me tym dhe “zjarrë“,  me ç’rast Policia e Kosovës përdori forcë të tepruar në mbrojtje të një manipuluese kundër drejtësisë dhe dashakeqe e të drejtave të njeriut dhe Kosovës, Katerina (Mediçi) Trandafilova. Pas takimeve me të huajt e fuqishëm në Kosovë, u takua, fshehurazi me të ligjtë e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin shumë të suksesshëm me ta edhe në të ardhmën dhe për të marrë bekimin e tyre për dënime drakonike sikur edhe për të siguruar “dëshmitarë të mbrojtur“. Jo shumë kohë pas kësaj vizite të kurdisur, Gjykata e Apelit e GJRS shqyrtoi kundërshtimin e avokatit të Salih Mustafës për dënimin kapital prej 26 vjetëve që paraqet nonsens, krahasuar me dënimet që pati shqiptuar, për raste të njëjta Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish – Jugdosllavi në Hagë dhe gjykatat e ngjashme në botë! Në ndërkohë “njohësit“ e çështjeve juridike deklaronin se dënimi do të ulet shumë shkaku se duhet të zbatohet ligji më i favorshëm për të dënuarin që ishte zbatuar ndaj një serbi të Hoçës së Rahovecit të cilit Gjykata ia uli dënimin e shkallës paraprake duke u thirrur pikërisht në këtë ligj. KMDLNj –ë, pasi e ka shqyrtuar rastin nuk ka qenë optimist se do të ketë ulje të ndjeshme të dënimit e as kthim të procesit në rishqyrtim. Ridënimi ndaj Salih Mustafës mbeti kapital ndërsa “zbutja“ e dënimit ishte falco e sidomos arsyetimi për këtë zbutje. KMDLNj-ë konsideron se Gjykata nuk ka arritur ta arsyetojë pretendimin për vrasje të një civili nga Salih Mustafa, përkatësisht përgjegjësinë e tij direkte. Ndërkaq, sa i përket aplikimit të ligjit më të favorshëm për të dënuarin, KMDLNj –ë e përkujton opinionin se kjo mundësi nuk parashihet në Ligjin për Gjykatën Speciale prandaj edhe nuk zbatohet ndërsa, në rastin konkret GJRS e zbaton të Drejtën Zakonore Ndërkombëtare që ia mundëson shqiptimin e këtij dënimi. GJRS i ka hudhur në “kosh të plehrave“ të gjitha kundërshtimet e avokatit të Salih Mustafës ndërsa “zbutjen“ e dënimit e arsyeton me praktikat e ngjashme në Kosovë dhe në vendet tjera  e jo se ka gjetur shkelje në vendimin paraprak. Kjo gjykatë vendimin e fillon dhe e mbaron duke u thirrur në “emër të popullit të Kosovës“ që, përveç se është imoralitet i skajshëm, paraqet dhunim flagrant të vullnetit të popullit të Kosovës.

Për të balancuar krimin juridik kjo gjykatë, po të njëjtën kohë liroi me kusht Nasim Haradinajn, të cilin, bashkë me Hysni Gucatin e pati dënuar me një dënim drakonik për një vepër penale për të cilën realisht është dashur të dënohen pjesëtarë të GJRS që lejuan rrjedhjen e dosjeve të ndjeshme pas së cilave, me pretekst të mbrojtjes së dëshmitarëve, i arrestuan dhe i dënuan. Ndonëse, të dy ishin dënuar me dënim të njëjtë, Hysni Gucati u lirua më herët ndërsa Nasim Haradinaj u lirua tash për ta mbuluar skandalin e ridënimit të Salih Mustafës. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u liruan me kushte poshtëruese (mbyllje goje deri në fund të vitit 2024) gjë që nuk është praktikë e gjykatave tjera, ndërkombëtare e as vendore kur të dënuarit i liron me kusht. Me vet faktin se Katerina (Mediçi) Trandafilova është ajo që e ka “liruar“ Nasim Haradinajn, pa asnjë dyshim tregon se prapa kësaj qëndron një marrëveshje e pistë dhe jo një vendim normal gjyqësor.

Kjo vetëm sa e përforcon bindjen dhe qëndrimin e KMDLNj –ës se kjo gjykatë vepron dhe gjykon në bazë të përkatësisë etnike dhe racore e jo në bazë të provave prandaj e ka kundërshtuar dhe e kundërshton fuqishëm. Koha do të dëshmojë se qëllimi i kësaj gjykate është politik dhe as që i intereson drejtësia për viktimat dhe përgjegjësia për ata që kanë bërë krime. Nuk ka qenë e as që është qëllim ballafqimi me të kaluarën (nuk mund të bëhet ky proces në mënyrë të fragmentarizuar) por eliminimi i një garniture politike, stigmatizimi i UÇK-së, rishkrimi i historisë dhe ridisejnimi i proceseve politike, gjë që edhe po ndodhë në praktikë!

Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së, Prishtinë 15 dhjetor 2023           

Total
0
Shares
1 comments
  1. GJYKATA RACISTE SPECIALE, SI PYKATA NACISTE KANIBALE, SI GJYKATË O, MU
    KRYE KRIMINELËVE BOTËRORE, MË ANTI NJERËZORË, PËR SHFAROSJE SI EDHE PËR VARRPSJE DHE ZHVARROSJEN DHE TRUNG SOSJEN ME BURGOSJEN TERË
    EDHE GJERË POPULL KOMBIT MBARË KOMBËTARË E, MBARË PELLAZGO ILIRO FARË SHQIPTARISË OUUUH, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHNDRITKA VËRRISË; ME QELLIME AH, PËRCËLLIME, QË TË HUMBIN MORE SHKRUMBIN, TERË MASAKRA
    E GJERË KASAPRA, QË ME SHEKUJ DHE TEMPUJ NGA KASAPËT, SATRAPËT OH,
    ME KANIBALËT, KATASROFALËT, NGA GRUPE MOJ TURPE SI BISHA TERBUAR OR SI ISHE DHE KISHE TË VËRBUAR, SE PAK PO U DUKËN AH, QË NA ZHDUKËN E NA NDUKËN ME DHUNË, PËRDHUNË, GJERË HOLOKAUSTE GJENOCIDE MBI 80% ËH, ENDË KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË, GJERË PELLAZGO ILRO SHQIPTARINË?
    POR, LE TA DIJE BOTA MBARË, SE GJITHË KËSO PËSO KËRDIE, GËRDIE, TERGTIE,
    PËR SHFARROSJE, VARROSJE, ZHVARROSJE, DUKE U MUNDUAR, TUNDUAR OUH QË AS SHENJTË MË SHTRENJTË PA DOKE AH O LOKË, NGA FASHIZMI, NACIZMI,
    KANIBALIZMI, SATANIZMI, HITELRIZMI, STALINIZMI, PUTINIZMI, MILOSHEVIZMI,
    E VIZMA E SHKIZMA SHKIZOFRENE; PORSE, HORRËSE: NUK SHFAROSEJ AS NUK VARROSEJ AS NUK ZHVARROSEJ, KURRË HË BURRË A GRUA, NGA KJO GURRË A KRUA; POR, HERDO KURDO, DO TË PËRGJIRGJEN PARA GJYQIT TËK NJERËZIMIT TERË KJO GJYKATË FASHISTE, KANIBALISTE, STALINISTE, Q’KËRKON E TENTON
    QË TA LIKUDON DHE AGJASON, POPULL KOMBIN MË TË LATSHTË, STËRLASHTË
    SI BABË E NËN ME SHKABE GJENË NDAJ TERË, GJERË POPUJ KOMBET E BOTES
    HEJ JU, VIÇA, HIÇA, KRIÇA O, VIÇE-VIÇA, HIÇE-HIÇA, KRIÇE-KRIÇA: NUK KA PRAG PA KTHYE; OR ME GJAK, O ME KRYE; HEJ, OU ME GJAK OR ME KRYE!” MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura