Studiuesi Kastriot Dervishi, më 7 dhjetor 2021 në – rrjetin e tij në facebook, ka publikuar dokumentin e mbledhjes së qeverisë shqiptare me kryeministër, Hasan Prishtina, datë 10. 12. 1921.
- Kryeministri Hasan Prishtina (1873 – 1933)
Zoti Dervishi shkruan:
“Kriza e dhjetorit 1921 është ndër më të pashembulltat në historinë e Shqipërisë. Më 6.12.1921 u rrëzua kryeministri Pandeli Evangjeli, nëpërmjet një veprimi agresiv e tipik për grusht shteti.
Më 6.12.1921 u ngarkua Qazim Koculi të formojë një kabinet, por ky duke e kuptuar gjendjen tejet të rrezikshme, dha dorëheqjen brenda 24 orëve.
Më 7.12.1921, një ndër shkaktarët e krizës, Hasan Prishtina, mori vetë përsipër drejtimin e qeverisë, të cilën nuk e drejtoi më shumë se 4 ditë, duke e kuptuar se nuk mund të bënte asgjë. Ai hyri shpejt në konflikt me deputetët (parlamenti ishte shpërndarë) dhe po ashtu me administratën civile.
Qeveria e Hasan Prishtinës mori vetëm një vendim (bashkëlidhur) që është ai nr.946, datë 10.12.1921. Veç tij kanë nënshkruar edhe tre ministra. Tre funksione ministrash janë zëvendësisht. Çështja kryesore e mbledhjes ishte burgosja e dhetarëve (taksa ndaj shtetit ishte 10%).“
Dokumenti: Mbledhja më 10. 12. 1921
___________________
- Paris, 02. 07. 1932: Hasan Prishtina dhe Beqir Valteri, dy kundërshtarët politikë të Mbretit Ahmet Zogu (Nga Kastriot Dervishi)
Film dokumentar Hasan Prishtina (me rastin e 100 vjetorit të emërimit Kryeministër i Shqipërisë)