VETËM GUXIMTARËT SHKRUAJNË PËR NJERËZ TË MËDHEJ 

Nga arkivi personal

VETËM GUXIMTARËT SHKRUAJNË PËR NJERËZ TË MËDHEJ 

Selatin Novosela: “Demaçi Metaforë Lirie”, Prishtinë, 2006.

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia

Të shkruash një vepër, është parakusht që për temën dhe lëndën e saj të hulumtosh, të kesh përgatitje e njohuri të konsiderueshme, argumente e faktografi dëshmuese e të sakta. Por, të shkruash vepër për një kohë, veprimtari e për një atdhetar të madh, mësuesin e atdhetarisë, paraprakisht duhet të plotësosh edhe kushtin për guxim dhe trimëri, e pastaj të përmbushësh edhe kushtin e domosdoshëm, hulumtimi për lëndën e veprës dhe veprimtarinë e zhvilluar të personalitetit-njeriut të madh, siç mori guximin dhe ia doli Selatin Novosela me veprën e këtyre ditëve “DEMAÇI METAFORË LIRIE”. Andaj, vepra e Selatinit për Bacën Adem, është vërtet vepër që përmbush një obligim moral e kombëtar, por njëherit është edhe vepër e cila autorin e rendit në nivelin e autorëve të guximshëm, sepse ai shkroi vepër për një personalitet kombëtar, atdhetar të kulmit dhe emblemë e një kohë të rëndë e të sert historike për shqiptarët këndej Drini. Përgatitja dhe hartimi i kësaj vepre është trimëri e guxim i madh që shkakton droje e dilemë, sa mund të thuash, sepse për këtë vlerë të atdhetarisë ende nuk është thënë sa duhet, apo kur të shkruash për Adem Demaçin, duhet ti matësh bërrylat. A mund të thuash aq sa duhet, dhe a mund të goditësh aq lartë në veprimtarinë që ai ka bërë për 50 vjet rezistence e për 70 vjet të jetës në këtë tokë të djegur e për këtë popull të ndjekur. Të shkruash për thesarin e madhe të një populli që ka dhënë shumë punë e mund, që dekada e shekuj ka sakrifikuar gjak dhe ka shtruar në rrugën e lirisë jetëra të bijve të vetë zgjedhur. Autori është i njohur, jo vetëm për virtyte guximi e trimërie, por edhe për afërsi, vullnet e përgatitje t’i dal zot këtyre mësyemjeve që kërkojnë goditje të forta në lartësi. Andaj, hulumtoi, guxoi dhe ia doli “trimi i mirë me shokë shumë” i ftoi, i gjeti, i erdhën dhe i zgjodhi  bashkëmendimtarët e vullnetit të mirë, bashkëveprimtarët dhe nxënësit e shumë brezave nga distanca të Mësuesit të Popullit, Bacë Adem Demaçit, që të ndërtojnë një kullë të vogël për një burrë të madh. Selatini hulumtoi mblodhi e zgjodhi mendime të zgjedhura të personaliteteve akademike, shkencore, politike e publicistike, mendime të atdhetarëve dhe bashkëveprimtarëve e bashkëvuajtësve,  bashkëmendimtarëve e adhuruesve nga gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga personalitetet shtetërore e shkencore, njohës e përkrahës të Adem Demaçi nga popujt të tjerë, madje edhe mendime nga personalitetet që i përkatësin popujve dhe sistemit që u munduan ta pengonin, ta ndalonin e ta mbyllnin dhe që e persekutuan Bacën Adem afro tri dekada, e torturuan fortesën e pathyeshme, që ta ngufasin zërin e ndërgjegjes shqiptare, t’ia ndalin mësuesinë e artit të atdhetarisë shqiptare për më shumë se gjysmë shekulli. Personalitet i shndërruar në institucion, i kalitur nga mësimet e popullit, nxënësi besnik, që vazhdimisht mësues e kishte popullin dhe nga ato mësime u shndërrua në mësues i popullit. Nga i cili gjitha mjediset, moshat, kohët dhe nivelet e gjinitë e populli shqiptarë, mësuan shumë dhe nga mësuesi i vet i madh, morën notë shembullore.  

Përmbajtjen e kësaj vepre monografike autori e ndau sipas lëndës në katër kapituj dhe shtojcën e cila përmban regjistrin e veprave letrare të Adem Demaçi, Librat me intervistat e Adem Demaçit, Librat e autorëve të tjerë për Demaçin dhe krejt në fund autori ka vendosur një biografi të shkurtër për metaforën e lirisë në gjuhën angleze, që më shumë do të shërbejë për të huajt dhe shënim biografike për autorin guximtar të kësaj monografie. Veprës i prijnë një shkrim në vend të hyrjes nga vet autori, i cili në kaptinën bosht “Për Veprimtarinë Atdhetare-Politike të Adem Demaçit”, përmbledh mendimet e 51 personalitete  të dalluara për atdhetari, ushtarak e komandant lirie, shkrimtarë e historian letërsie, publicistë, politikan, veprimtar fetar, filizof e shkencëtar të çështjes shqiptare  nga gjitha trojet etnike shqiptare. Nga të cilët autori voli të thënat më të përshtatshme për Adem Demaçin, ku mund të lexojmë edhe shumë epitete, të cilat janë sintezë kuptimësie të metaforës  dhe pjesë e tërësisë nga jeta e veprimtaria e Adem Demaçit. Shkrimet dhe epitetet e zgjedhura të shumë autorëve të përfshirë në këtë vepër janë qasje vetëm nga një pikëshikim i një vrojtuesi drejt kësaj figure komplekse. Vetëm emri Adem Demaçi, çdo njohësi do t’i mjaftonte të kuptojë gjitha këto epitetet së bashku, figurë unikale, martir i kombit, promethe i gjallë, histori e gjallë, ideator i lëvizjes kombëtare, udhërrëfyes i lirisë, artikulues i ëndrrave shqiptare, personalitet i pazëvendësueshëm, Yll polar, sfidues i kapitullimit, korife i përpjekjeve, vizionar i çështjes kombëtare, idol i brezave, zë i ndërgjegjes, simbol i qëndresës, flamur i lëvizjes, inspirues i ideve, Metaforë lirie, emër që flet, vullkan i pashuar, simbol i rezistencës dhe ngadhënjimit, atdhetar i paepur, feniksi shqiptar, përmendore e gjallë, Darjfuzi shqiptar, Mandela i Ballkanit, i pa nënshtruari i durueshëm, libër i hapur, legjendë e gjallë, hero i gjallë, përfaqësuesi UÇK-së shpirt i pashitur, udhëheqës shpirtëror e shumë epitete të tjera pozitive të thëna në shumë këngë e krijime letrare-artistike nga autor të vendit dhe të huaj për këtë personalitete, dhe epitete të tjera ende të pa thëna, që i takojnë të thuhen e shkruhen për Adem Demaçin. Ndërsa në kapitullin e dytë ”Për krijimtarinë letrare-publicistike të Adem Demaçit”, janë marr 17 personalitet krijuese e studiues e historian të letërsisë dhe revista “Program”. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç vlerësojnë lartë vlera krijuese letrare të Demaçit, e cila vërtet ende është në pritje të një studiuesi serioz e analisti të thellë sintetik. Autorët analistë Demaçin e quajnë autor i spikatur, letrar i harmonisë shqiptare, krijues kulminant, rast unik në letërsi, model i tregimtarit, shkrimtar i terrorizuar, shkrimtar i dalluar, mjeshtër i rrallë, simboli i moralitetit. Autor i mesazheve, Krishti s’ishte ndryshe.  Ndërsa në kaptinën e tretë “Çka Deklarojnë të Huajt për Adem Demaçin” merren vetëm 7 personalitete jo shqiptare nga ish-Sekretarja e SHBA-ve Medeleine Albright, e Vladimir Sheks, i bashkëburgosuri politik kroat e deri te analisti e publicisti anglez James Pittifer, të cilët shkruajnë me admirim dhe mundohet të zgjedhin epitete në përputhshmëri me virtytet e personalitetit të Demaçit. Kurse në kreun e katërt, autori i monografisë ka zgjedh dy fjalime të  Adem Demaçin, atë në periudhën e përfaqësimit politik të UÇK-së si “njërën nga faqeve më të ndritshme të jetës dhe veprës së Tij” dhe fjalimin e mbajtur në Parlamentin Evropian me rastin e dorëzimit të çmimit “Saharov”, ku Adem Demaçi ju drejtua parlamentarëve “Duke nderuar popullin tim, para historisë keni nderuar edhe këtë institucion të lartë, sepse të mbrosh një popull të pafajshëm nga pushtuesi, gjithmonë ka qenë e është lavdi”. Në këtë monografi janë zgjedh shumë mendime e vlerësime me përmbajtje të qëlluar. Autori nuk i hyri shkrimit të monografisë së mirëfilltët autoriale, me të cilën për mendime dhe vlera pozitive, me siguri do të dilte faqebardhë. Por, e zgjodhi formën e konsideratës respektive ndaj të tjerëve, përgatiti botim monografik sajues, kështu siç doli me këtë formën e llojit të veçantë. Adem Demaçi është personalitet kulmor e shumëdimensional, për te mund dhe duhet të shkruhen apo mbetët obligim i të ardhmes, të shkruhen shkrime të gjëra analitike, të shkruhen vepra të ndara për Adem Demaçin veprimtar atdhetar dhe i burgosur politik, Ademin letrar, romansier, tregimtar dhe poet, Adem Demaçi gazetar, publicist, analist dhe personalitet politik e publik. Të gjitha këto, vetëm sa janë prekur në veprën e Selatin Novoselës, i cili me këtë vepër orientuese ofron mundësi të niset studiuesi dhe shkruesi i ardhshëm për Adem Demaçi,

Me këtë monografi Selatin Novosela shënoi 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin e veprimtarisë atdhetare, politike e krijuese të Bacë Adem Demaçit, për të cilin Selatini me të drejtë konstaton  se  është i “vetmi personalitet shqiptar i gjallë që, me plotë gojën, mund të thuhet se është-Institucion më vete”. Pse heshtin institucionet, shoqatat dhe subjektet të tjera për këtë begati kombëtare, vlerë të cilën po ta kishin popujt të tjerë, do ta vlerësonin jo vetëm vlerë kombëtare por, edhe vlerë kapitale e shpirtërore të mbarë njerëzimit dhe për te me kureshtje do të mësonim edhe ne. Ndoshta për Adem Demaçin në qenien tonë jo natyrshëm reflekton moskujdesi, indiferenca e vetëmohimit i ngritur në shkallën delirante të injorimit mospërfillës. Kjo mund të ndodh kështu vetëm kur fajësimi për ndëshkimin e atëhershëm të Tij, sot është shndërruar në injorancë, sepse në këto rrethana fajtori nuk përgjigjet për fajësimet e së kaluarës së pamoralshëm, përgjegjësia në rrethana tona nuk u shndërrua në institucion të të përgjegjshmit. Fajësimi ka ngelur, sikur dikush jashtë qenies sonë ishte mundësi, e ne të gjithë ishim të munduarit. Vepra e Selatin Novoselës “Demaçi Metaforë Lirie” është një vepër e këndshme, interesante e freskuese për lexuesit e ndershëm e atdhetarin kureshtarë, është vepër e pritur dhe e dëshiruar për ata që duan të njohin kohën kur jetuam dhe pësuam nga gjarinjët. Kjo monografi lexuesit dhe të interesuarit për kohët e serta, i ofron njohuri burimore e studiuesit të ardhshëm i shërben, për vepër pikënisje nga mund të fillon shkrimet për Demaçi nga cili do aspekt që ai vendos ti qaset. Ndërsa brezave të ardhshme kjo vepër do të ju shërbejë për njohjen e afërme të historisë sonë dhe afërsinë me personalitetin më kulmor të kësaj historike.

Total
0
Shares
1 comments
  1. TROJET NËN BISHA
    KTHIMI HIJEVE TOKËS, KRIMI FLJIJEVE LOKËS,
    TOKES QIELLIT LARTË, LOKËS DIELLIT ZJARRTË,
    QIELLIT LARTË O YJE, DIELLIT ZJARRTË O HYJE,
    YJET VEPËR N’TROJE, HYJET TEPËR NËN PLOJE,
    TROJET O MASAKRA, PLOJET O NDËR KASAPRA,
    MASAKRA FASHISTE, KASPRA OUH, DRAZHISTE,
    FASHISTE QE BISHA, DRAZHISTE KE TERË KISHA,
    OJ BISHA E TËRBUAR, MOJ KISHA, MË VËRBUAR,
    TËRBUARA GJAKOSUR, VERBUARA PRANGOSUR,
    GJKAOSUR O KASAPËT, PRANGOSUR SATARPËT,
    KASAPË KASAPHANË, SATRAPË SATARPDRANË,
    KASPAHANE E GJAKUT, STARPDRANE E PRAGUT,
    GJAKUT T’LUFTËTARIT, PRAGUT T’PUSHTETARIT,
    LUFTETARIT TË LIRISË, PUSHTETARIT TË ILIRISË,
    RIHIRIE GJERË HIJEVE, RILIRIE TË TERË FLIJEVE,
    HIJEVE ORE SHPIRTAVE, FLIJEVE HORE HIRTAVE,
    SHPITËRA MË HEROJE, HIRTA GJERË THERROJE,
    HEROJE OR PAVARËSIE, THERROJE O KATARAZIE,
    PAVARËSIE T’ATDHEUT, KATARZIE O, TË ATKREUT,
    ATDHEU Q’KA MBETUR, ATKREU Q’NA KA TRETUR,
    MBETUR SI TË DJERRË, TRERTUR O SHI TË MJERË,
    DJERRË TEK KURRIZIT, DJERRË THERRË MURRIZIT,
    KURRIZI TERË TROJET, MURRIZI FERRË OR PLOJET,
    O, TROJET NËN BISHA, A PLOJET TEK RENË KISHA!
    DRËSHKRIM VEPRA:KRYELEGJENDA SHQIPTARE III
    MANI NEW JERSEY USA 5 PRILL 2024 1:38 PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura