SHERADIN BERISHA: ‘MARRËVESHJA THAÇI – VUÇIQ ËSHTË E GATSHME PËR NËNSHKRIM’ – THOTË DIPLOMATI AMERIKAN, BERNS

Pashtriku, 16 mars 2020: Ish shefi i misionit vëzhgues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, Shaun Byrnes, në një analizë të gjatë ka folur për një marrëveshje të fshehtë që kanë përgatitur Thaçi ‘ Vuçiq me ndërmjetsimin e ambasadorit Grenell.
Berns ka thënë se draft marrëveshja është duke pritur vetëm nënshkrimin.
“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Vuçiq kanë përgatitur një draft marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit, që ka përcaktuar raportet në mes të shqiptarëve për një shekull. Ajo është e gatshme për nënshkrim” – ka thënë ish-diplomati amerikan, Byrnes.

Ish shefi i misionit vëzhgues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, Shaun Byrnes
***
Me 28 shkurt 2020 në një analizë, lidhur me presionin e ambasadorit Grenell ndaj Albin Kurtit për heqjen e taksës pa kushte, kam shkruar, si vijon: “Albin në emër të atyre që të votuan, vendos ashtu qysh them unë – Grenelli (!), sepse marrëveshja finale Kosovë – Serbi është gati, vetëm duhet të nënshkruhet”!
Lexoni analizën e plotë:
ALBIN VENDOS QYSH THEM UNË …!
http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9714

Pashtriku, 28 shkurt 2020:
Kosova në këtë situatë është e ngratë, sepse është duar thatë. dhe si e tillë tërësisht e varur nga SHBA’BE… “Buldozheri” i Trampit, Grenelli (këto ditë kur po qëndron bashkë me Hashim Thaçin dhe Vuçiqin në SHBA) po i thotë Albinit, jo garantim, afatizim a pezullim por, taksa të hiqet pa diskutim, pa garantim, pezullim e afatizim!
Òªka do të thotë kjo?
Kjo do të thotë, “Albin në emër të atyre që të votuan, vendos ashtu qysh them unë – Grenelli (!), sepse marrëveshja finale Kosovë – Serbi është gati, vetëm duhet të nënshkruhet”!
Në këtë rast Grenelli është më i forti, dhe forca e tij flet vet, ndërsa Albini është më i dobët dhe fjala e tij s’na ndihmonë dot!!
Rroftë Grenelli! Òªka po prisni (?) duartrokisni!
Luaje mac kryet e bullit, sepse i forti të rrah e s’të le me qajt!
Në këtë gjendje të krijuar, masa, mediet dhe (b)analistët televiziv, në vend se të mbrojnë interesin shtetëror e kombëtar, ata/o më shumë e (b)analizojnë këtë interes, duke marrë rolin e tifozit partiak! Sa keq! Kthjellu shqipe!
***
Lexoni shkrimin këtu në facebook:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216052486561368&id=1125324528

________________

(Shkrimi fillimisht u publikua në rrjetin facebook, më 28 shkurt 2020)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura