(New York, 20 Prill 2012 ) – Një gabim të madh kishte bërë is-ministri i jashtëm Skënder Hyseni, i cili menjëherë pas Pavarësisë së Kosovës kishte emëruar shokun e tij të ngushtë Avni Spahiun për ambasador në vendin (SHBA) ku Kosova gjeti mbështetjen e pa-rezervë për çlirim dhe pavarësi.
Ky emërim ishte bërë me lidhje shoqërore dhe partiake ku politkanët fitonin derisa populli fillonte hapat e parë të zhgënjimit në institucionet e Kosovës së pavarur. Kishin qenë shokë të hershëm me Skender Hysenin, derisa njëri shiste qebapa në Ulqin, tjetri bënte biznes me paratë e fituara pa djersë. Nuk i zihet për të madhe sepse shoku për shokun nganjëherë nuk pranon të dëgjojë opinionet nga jashtë.
Avni Spahiu
________________________________
Gabimi tjetër më i madh ishte kur Skënder Hyseni i njohur me nofken “Qebapi” u largua nga pushteti derisa shoku i tij Avni Spahiu mbeti me testamentin e tij si një ambasador fuqiplotë në Washington DC.
Nga kryeministri mbrohej si vendas nga Drenica dhe për lokalizëm u bë sakrificë e madhe. Dikush thoshte se Avni Spahiu vjen nga një familje patriotike, babai i tij e dinte përmendësh një këngë të Oso Kukës dhe ishte patriot që i kishte mbajtur mend ato vargje të Fishtës së madh.
Dikush thoshte se Avniu e ka gruan nga familja e Tahir Mehës dhe nuk ka më trim se ky njeri sepse është dhëndërr i familjes së fortë. Të gjitha këto ranë me kalimin e kohës duke e kuptuar se vargjet e Fishtes i dinte edhe Cen Kamenica e edhe magjupët që këndonin në kafenenë e Crepit para 30 vitesh, nuk ishte diçka e pa-arritshme sepse vargjet e Fishtës i dinte kushdo që dëshironte t`i dinte në Kosovë.
Sa i përket familjes së Tahir Mehës, është shumë e vërtetë se gruaja e Avni Spahiut kishte lidhje familjare me ta, por dhëndrri i “famshëm” edhe pse kishte punuar si gazetar, kurrë nuk e kishte ngritur zërin për kusheririn e gruas, por, kishte bërë të kundërtën duke bashkëpunuar më regjimin, i cili e kishte vrarë Tahir Mehen dhe Babain e tij.
Gjatë vizitës së tij të fundit në fillim të Prillit 2012, kryeministri i Kosovës mori shumë vërejtje nga bashkëatdhetarët në Washington DC dhe në New York. Në rastin e New York-ut në prezencën ambasadorit ju tërhoq vërejtja Hashim Thaçit i cili në vend se të përgjigjej e ndërpreu drekën me arsyetimin se i kishte ardhur koha për të shkuar në një takim tjetër.
E mbante afër kryeministri duke besuar se në njëfarë mënyre do t`i kthente një imazh më të mirë në komunitet, mirëpo procedura për largimin e tij veç kishte filluar formalisht nga ministria e jashtme dhe me të kuptuar realitetin për veprimtrinë e mëhershme anti-shqiptare dhe në njëfarë mënyre edhe anti- amerikane Desku për Kosovën dhe Shtëpia e Bardhë e kishin përshpejtuar procedurën dhe Senati menjëherë e kishte pranuar kërkesën për emërimin e një ambasadori tjetër duke kërkuar nga Spahiu që ta dërgonte me shkrim letrën e largimit nga detyra.
______________________________________
Korrespodenti i „RILINDJES“ Avni Spahiu nga Nju-Jorku, në ballinë të kësaj gazete, (më 18 Janar 1984) boton një raport me mbititull: „DEMONSTRATË ANTIJUGOSLLAVE NË NJU-JORK, me titull: „ARMIKU – ME PARULLA TË NJOHURA“ dhe nëntitull: “EKSTREMISTË NGA MËRGATA ARMIQËSORE SHQIPTARE SULMUAN DY REPORTERË TË TV BEOGRADIT“… NO COMENT!
_______________________________________
Ministria e Jashtme dhe personat e tjerë në qeverinë e Kosovës e kishin kuptuar nevojën e ndërrimit sa më të shpejtë të Spahiut, por hasnin në rezistencë nga Presidentja Jahjaga e cila nën influencën e këshilltarit të saj politik Ramush Tahirim, i kishte premtuar Spahiut se do të qëndronte edhe më gjatë në postin e tij.
Kyeministri Thaçi, duke u munduar që të luaj politikën e rehabilitimit të atyre që i kishin shërbyer sistemit Jugosllav, përmes Ministrisë së Jashtme i kishte ofruar postin e ambasadorit në Holandë, e në këtë mënyrë do të shpërblehej disfata e ambasadorit. Kjo ide tani vetëm sa u bë edhe më e pa-realizueshme pas ngritjes së zërit në komunitetin shqiptaro amerikan.
Në komunitetin shqiptaro-amerikan, përpos bashkëpunëtorëve që i kishte pasur gjatë shërbimit të tij në vitet e 80-ta, kishte pasur edhe kundërshtarë që nuk e kishin pranuar në asnjë mënyrë të qenurit e tij si ambasador i Kosovës, për të cilën kjo shtresë e kishte ndihmuar shumë çlirimin e saj.
Ai kishte gjetur disa shoqata që dikur ishin të udhëhequra nga ambasada Jugosllave në Washington DC dhe nga konsullata Jugosllave në New York, e bënë të pamundurën që ta mbanin si krenarinë e tyre por nxjerrja e fakteve për të kluarën e tij e kishte zbehur imazhin e tij edhe ashtu të keq.
Avni Spahiu, në të ardhmen mund të ballafaqohet me drejtësinë amerikane pasi që i kishte quajtur qytetarët amerikan me prejardhje shqiptare si armiq, vetëm pse këta kishin zhvilluar veprimtari anti-Jugosllave.
Para se të bëhej publike për opinion largimi i Spahiut, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit kishte deklaruar se procedura për sjelljen e një ambasadori të ri nga Kosova është përshpejtuar dhe çështja Spahiu është duke u marrë seriozisht.
Me datë 17 Prill 2012, nga Ministria e Jashtme e Kosovës i erdhi Avni Spahiut një shkresë zyrtare me anë të së cilës i kërkuan që pas dy ditësh ta dorëzojnë detyrën tek ambasadori i ri Akan Ismajli.
LEXONI LETRËN ZYRTARE TË MPJ-së…
________________________________