KUR TIRANIA LULËZON PËR SHKAK TË BINDJES SË VERBËR TË MASAVE!

KUR TIRANIA LULËZON PËR SHKAK TË BINDJES SË VERBËR TË MASAVE!

Nga Sheradin Berisha

“Lufta e vërtetë nuk është kundër pushtetit, por kundër atyre që e pranojnë atë verbërisht. Bindja nxit tiraninë. Kërcënimi më i madh nuk është sundimtari, por ndjekësi i pakundërshtueshëm. Çlirimi fillon kur fillojmë të pyesim pse?.” – Noam Chomsky [*]

Shpjegim

Me këtë thënie Noam Chomsky zbulon një të vërtetë të thellë rreth autoritetit të pushtetarëve: tirania lulëzon jo vetëm për shkak të sundimtarëve, por edhe për shkak të bindjes së verbër të masave.

Në këtë drejtim personi më i rrezikshëm në çdo shoqëri nuk është vetëm ai që mban pushtet, por është dhe ai që nuk e vë kurrë në dyshim autoritetin e pushtetarit.

Konkretisht militantët e partive politike në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm, nuk e vënë asnjëherë në dyshim autoritetin e liderëve të tyre partiak e institucionalë!

Kur ndjekim verbërisht pa pyetur “pse?”, ne bëhemi vetë zinxhirët [e pushtetarëve] që na lidhin. Kjo nuk është vetëm filozofi, është një thirrje zgjimi për masën e përgjumur!

Rrjedhimisht bindja e verbër e masave lejon që padrejtësia të lulëzojë e pakontrolluar. Kur fillon ndryshimi? Ndryshimi i vërtetë fillon kur individët vënë në dyshim, sfidojnë dhe refuzojnë të ndjekin pa menduar mirë politikanët sundimtarë e mashtrues, të cilët i kemi me bollëk në politikën shqiptare.

Ndërgjegjësimi, mendimi kritik dhe guximi për t’u mospajtuar janë shkëndijat që ndezin çlirimin e vërtetë. Përfundimisht pushteti sundues humb kontrollin e tij kur mendjet tona zgjohen. Prandaj te zgjimi kurdoherë është shpëtimi! 🤝

…………

[*] Noam Chomsky (i lindur më 7 dhjetor 1928) është një profesor dhe intelektual i shquar amerikan i njohur për punën e tij në gjuhësi, aktivizëm politik dhe kritikë sociale. Ndonjëherë i quajtur “babai i gjuhësisë moderne”, Chomsky është gjithashtu një figurë e rëndësishme në filozofinë analitike dhe një nga themeluesit e fushës së shkencës kognitive. Ai është profesor laureat i gjuhësisë në Universitetin e Arizonës dhe profesor emeritus i institutit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT). Ndër autorët më të cituar të gjallë, Chomsky ka shkruar më shumë se 150 libra mbi tema të tilla si gjuhësia, lufta dhe politika.

÷÷÷÷÷÷÷

LIDERËT E SKADUAR!

https://pashtriku.org/lideret-e-skaduar/

Total
0
Shares
1 comment
  1. HOLOKAUSTE GJENOCIDE
    DRENI, DUKA, GJINI, KOSA MË ATKOSA
    KRENI, UKA, DRINI, OSA O ME FATOSA
    GJERË E GJATË O, MORE DARDANIA
    BJERRË FATË HORRE O KARPATIA
    ARDHACAKË SILLKA O ÇIKLLOPA
    GARDHALAKË O T’I PILLKA EUROPA
    PORSI BISHA A MË KLAN KARPATËSH
    HORRZI ISHA ATË PLAN TRAKATATËSH
    QË NUK NGOPEJ GLLABËROJË NJREIUN
    PSE TUK RROPEJ SHKATËRROJË DJERIUN
    TERË IA SHTYPIN MISHIN PO DHE ESHTRAT
    GJERË TERË PËRTYPIN ISHIN DHE KRESHTAT
    DUKE GLLABËRUAR O, PËR SËGJALLI TRUPIN
    KUKE SKLLAVËRUAR TËRSE E KALLI TURPIN
    NGA KËTA PËRBINDËSHA O, MË KANIBALË
    SA HATA GËRDITSHA FERRË TRANDIBALË
    AH, NUK DO T’NGOPËN RROLO MAUSTE
    AS TUK GROPËN SQOTË HOLOKAUSTE
    GJERË SHFAROSJE TERË NJË KOMBI
    PRERË VARROSJE GRERË ZI KORBI
    TERË VËRBUAR O MU TË DY SYTË
    NGRERË I TËRBUAR FYER MBYTË
    BATAKRIZMA RROLOMAUSTE ETNOCIDE
    KATAKLIZMA ËH, HOLOKAUSTE MË GJENOCIDE!
    MANI N.J. USA MËRGATA AMERIKANO SHQIPTARE
    NGA LIBIRI I BOTUAR:” KRYELEGJENDA SHQIPTARE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura