NËNTOR KRENARIE!

NËNTOR KRENARIE!

(Kushtuar z. Xheladin Rekaliut, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim)

Më 27 Nëntor 1968, u dha fjalë e u lidh besë – i gjithë Llapi u ngrit në protestë.
Të nesërmen, me të gdhirë ditë e re, u vërshua Prishtina nga djem petritë e vasha sokolesha.
Fuqishëm jehoi zëri i Osman Dumoshit, Selatin Novosellës, Xheladin Rekaliut, Adil Pirevës, Skënder Kastratit, Hasan Dërmakut, Ilaz Pirevës, Afrim Loxhës e Skënder Muçollit me shokë.

Mirë se erdhët, vëllezër e motra, nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, Medvegja, Presheva, Bujanoci, Ulqini, Kraja, Plava, Gucia, Gruda, Pazari i Ri dhe mbarë Kosova!

Sot, në këtë ditë të shenjtë, jemi betuar në nderin dhe guximin e Hasan Prishtinës, në lavdinë dhe qeleshen fanar drite të Isa Boletinit.

Duam shkolla dhe universitete në gjuhën e shenjtorëve tanë – Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Naum Veqilharxhi e At’ Gjergj Fishta.
Duam flamurin e Kastriotit, me shkabë që çdo shqiptar e ndien si nënë e babë.

Kujtojmë Fazli Grajçevcin e Shaban Shalën, që me tortura çnjerëzore iu mor jeta vetëm pse mbrojtën gjuhë dhe flamur.
Emrat e tyre s’do të harrohen kurrë!

Kërkojmë lirimin e Adem Demaçit, udhërrëfyesit dhe motivuesit tonë.
Kërkojmë ndërprerjen e dhunës ndaj Ramë Govorit, Hazir Shalës, Kadri Osmanit, Teki Dervishit dhe Metush Krasniqit.

Le të tundën Danubi, Sava e Drina!

Le të ndizet flakë Prishtina!

Mjaft u bëmë urë, mjaft vuajtëm porsi gjarpri nën gurë!

Na u morën tokat,

na u lanë të zbrazëta sofrat,

na u dogjën shtëpitë,

na u shkatërruan qiparis e varre!

Siberiano-shumadianët, në tokën tonë iliro-dardane, po mundohen të na nënshtrojnë – ose të na zhdukin fare.

Por ka ardhur koha t’i dalim zot vetvetes!

Mjaft punuam sharrëxhi, oxhakfshirës, pastrues rrugësh e mullisë.
Adem Demaçi, trim me fletë edhe pse i ndrydhur vetmie, nga burgu skëterrë i Pozharevcit dha kushtrimin:

“Le të valojë lirshëm Flamuri Kuq e Zi!

Le t’i mbushin shkolla e fakultete rinia!

Le të rrojë Shqipëria!”

U alarmua Beogradi, u tërbua Serbia. Sërbi, malazezi, maqedonasi – dreqi dhe i biri – shfrynë mllefin shovin mbi shqiptarë.

Në altarin e lirisë ra Murat Mehmeti, ende fëmijë, që etje të madhe ndiente për të shtrenjtën Liri.

Në gjak u la Prishtina.

Por për asnjë çast nuk u zmbrapsën këta djem trima.

Nëntori i ’68-ës – formulë pagëzimi!

Nëntor Universiteti!
Nëntor Flamuri, Arbënor!
Nëntor Plisi, si dëbora në majat e Sharrit!
Heroizëm i paparë rinie!
Nëntor dinjiteti!
Nëntor lavdie!

ARIF EJUPI

Gjenevë, 27 Nëntor 202

————-

Në këtë shkrim përkujtimor, autori Arif Ejupi rikthen në kujtesën figurën e Xheladin Rekaliut, një prej bartësve të demonstratave të mëdha të nëntorit 1968, ngjarje që shënoi ringjalljen e vetëdijes kombëtare shqiptare në Kosovë. Me gjuhë poetike dhe zemër të ndezur, autori e përjetëson atë brez idealistësh që ngritën zërin për gjuhën, flamurin dhe dinjitetin kombëtar, duke u bërë themel i lirisë që do të vinte tri dekada më vonë. Ky tekst është një himn i kujtesës, lavdisë dhe krenarisë shqiptare.

Total
0
Shares
1 comment
  1. ADEMA EDHE GJERGJA

    ADEMA DHE GJERGJA HYJNORE
    TANDEMA DHE GJEGJA YJORE
    LINDJA DHE PERËNDIMI
    BINDJA E PRETËNDIMI
    GJERË GLOBIT TOKËS
    TERË LOBIT GJËR LOKËS
    GJENE TOKË MË GJENIALE
    DRENE KOKË O MË DRENIALE
    GJENE GJUHE OU, GJAK GJAKUT
    KRENE TË PRARUARA PRAG PRAGUT
    PRAGU I ARIT OUH, PASURI SHQIPATRE
    GJAK TË PARIT DASHURI SHKRIR MBARË
    ZOT PREJ ZOTIT OU, MU I ZOTI I DHEUT
    MOT PREJ MOTIT ORE, MOTI I KREUT
    DIELLI PLOT HYJE O, MË DIELLORE
    QIELLI LOT YJE A, MË QIELLORE
    RREZE FLAKËRUARA ZJARTA
    VERZË PRAUARA TERË ARTA
    RREZATIME OUUU, KOMBËTARË
    BREZATRIME OREEE, LOBË MBARË
    GRAND DEMA O, DASHKA TEK GJEGJA
    HEEEJ, BASHKA ADEMA EDHE GJERGJA!.

    KRYELEGJENDA SHQIPTARE I, NGA AUTORI
    MANI NEW JERSEY USA 28 NËTOR 2025 O,
    PREJ MËRGTATA AMERIKANO SHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura