SAMIT APO JAVË TURIZMI?!

  SAMIT APO JAVË TURIZMI?!

Qeveria e Edi Ramës prej vitesh promovon organizimin e një të ashtuquajturi “Samit të Diasporës” në Tiranë. Një emërtim i madh, që në vetvete ngjall pritshmëri të larta për një organizim serioz, gjithëpërfshirës dhe strategjik për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut.

Por, realiteti që shihet ndër vite lë shumë për të dëshiruar. Deri më sot, nuk është bërë kurrë transparente: Cili është qëllimi konkret i këtij samiti?  Çfarë rezultatesh ka prodhuar ai? Kush i përzgjedh pjesëmarrësit dhe mbi çfarë kriteresh?

Një samit, në kuptimin e mirëfilltë, është një platformë vendimmarrëse, ku diskutohen politika konkrete dhe nxirren rekomandime të zbatueshme. Ndërsa këtu krijohet përshtypja e një aktiviteti ceremonial, më shumë për imazh sesa për përmbajtje.

Pjesëmarrje selektive dhe jo përfaqësuese . Nga ajo që është parë, në këtë organizim marrin pjesë kryesisht:individë të afërt me strukturat qeveritare, persona me interesa biznesi, figura që kërkojnë ekspozim publik.

Ndërkohë, mungojnë: aktivistët e mirëfilltë të diasporës, organizatorët që për dekada kanë qenë shtylla të komunitetit,  përfaqësues të shoqatave serioze dhe funksionale.

Kjo krijon një hendek të madh midis realitetit të diasporës dhe përfaqësimit të saj në këtë “samit”.

Diaspora reale dhe diaspora e ekspozimit. Pas Pavarësisë së Kosovës, dinamika e organizimit të diasporës ka ndryshuar. Në shumë vende të Perëndimit janë krijuar:shoqata formale pa strukturë reale, organizime sporadike “sa për sy e faqe”,  iniciativa që më shumë promovojnë individin sesa komunitetin.

Shumë prej këtyre subjekteve: nuk kanë kryesi funksionale, përfaqësohen nga dy ose tre persona, mbajnë emra të mëdhenj pa përmbajtje reale.

 Pikërisht këto struktura shpesh shfaqen në aktivitete të nivelit të lartë, duke zëvendësuar ata që realisht kanë kontribuar ndër vite.

Samit apo turizëm institucional?Në vend që të jetë një platformë strategjike, ky organizim ngjan më shumë me:një aktivitet protokollar, një mundësi rrjetëzimi për interesa të ngushta,  një formë “turizmi institucional” me fotografi dhe deklarata boshe.

Kjo e dëmton jo vetëm seriozitetin e vetë organizimit, por edhe besimin e diasporës ndaj institucioneve shtetërore.

Çfarë duhet të ishte një samit i vërtetë? Një Samit i Diasporës duhet të jetë: i hapur dhe transparent në përzgjedhjen e pjesëmarrësve,  përfaqësues real i komuniteteve shqiptare në botë,  i orientuar drejt rezultateve konkrete,  platformë bashkëpunimi institucional dhe ekonomik.

Duhet të përfshijë: ekspertë të fushave të ndryshme, sipërmarrës të suksesshëm, aktivistë me kontribut të dëshmuar,  përfaqësues legjitimë të shoqatave funksionale.

Nëse mungon përmbajtja, serioziteti dhe përfaqësimi real, atëherë çdo “samit” rrezikon të mbetet vetëm një skenë ekspozimi, një javë turizmi politik e institucional, pa ndikim të vërtetë në jetën e diasporës shqiptare.

ARIF EJUPI

Total
0
Shares
1 comment
  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t’i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im – i cili më kishte ndërprerë plotësisht – filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura