FAMILJES MORINA I KTHEHET BUZËQESHJA NË SHTËPI. KRYEFAMILJARI HAFIR MORINA FALËNDERON TË GJITHË ATA QË E NDIHMUAN!

Pashtriku.org, 30. 06. 2014 – Më 29 qershor 2014, pas publikimit të shkrimit të Anita Kadriut “Gjashtë fëmijë po vdesin për bukë!” në gazetën “Zëri”, (të cilin e botoj portali pashtriku.org duke e vendosur edhe në rrjetin social facebook) kushtuar familjes së Hafir Morinës nga Lubishta e Malishevës, njerëzit vullnetmirë në Kosovë dhe në shtetet perendimore u vetorganizuan për ta ndihmuar këtë familje. Gjatë ditës shumë bashkëatdhetarë nga Gjermania, Zvicrra, e vende të tjera, telefonuan në numrat e telefonit të redaksisë “Zëri” dhe në numrin e kryefamiljarit Hafir Morina për të dhënë kontributin e tyre.

LEXONI : ANITA KADRIU – GJASHTË FËMIJË PO VDESIN PËR BUKË!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2951

Në Prishtinë Labinot Bytyqi (një bashkëatdhetar që jeton në Los Angeles) me një ekip, për 5 orë në kafenenë “Piazza” (në Sheshin Zahir Pajaziti) në Prishtinë ka mbledhur veshëmbathje, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe 3000 euro për familjen Morina. Kontingjenti i parë i ndihmave ka arritur në mesnatë në familjen e Hafir Morinës në fshatin Lubishtë të Malishevës, dhe Ekipin e donatorëve e ka përcjellur fotoreporteri i gazetës “Zëri”, Driton Bublaku, i cili me anë të fotografive sjellë pamjet nga shtëpia e familjes Morina.

Edhe gjatë ditës së diel ka vazhduar dhënjë e ndihmës për familjen Morina. Kryefamiljari Hafir Morina, shprehet mjaftë i lumtur dhe tejet falënderues për të gjithë ata që i kanë ndihmuar familjes së tij në këto ditë të vështira. Të hënën Hafiri ka treguar se deri më tani i janë dhuruar rreth 5 mijë kilogram miell, edhe para të gatshme e shumë e shumë gjera ushqimore dhe veshmbathje për të gjithë anëtarët e familjes. “Deri më tani të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata dashamirë na kanë ndihmuar me miell diku rreth 5 mijë kilogramë, edhe para të gatshme na kanë ndihmuar, gjëra ushqimore gati 1 mijë euro. Po ashtu na kanë ndihmuar edhe me një frigorifer. Edhe fëmijëve e neve pa ndërprerë janë duke na sjellur veshmbathje. Unë i falënderoj shumë të gjithë ata që na kanë ndihmuar, me të vërtetë siç thonë unë dua të çmendem prej gëzimit. Nuk po kam ku të rri prej gjërave që na kanë sjellur. Unë i falënderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar e po na ndihmojnë”, është shprehur Hafiri për gazetën “Zëri”.
Ndërkaq bashkëshortja e tij, zonja Hidajete, teksa tregonte nuk mund ti ndalte lotët nga gëzimi, pasi që siç shprehet ajo, tani fëmijët kanë ushqim e veshmbathje të mjaftueshme. Hidajetja me lot në sy falënderon të gjithë qytetarët që i ndihmuan dhe vazhdojnë të ndihmojnë familjen.
“Ishalla bëheni ju e të gjithë ata që na kanë ndihmuar si mali me borë që thonë. Dhashtë Zoti që çdo herë të dëgjoj vetëm mirë për të gjithë ata që na kanë ndihmuar. Fëmijtë janë gëzuar tej mase, tash po kanë me ngrënë e me pi, e veshmbathje e të gjitha po i kanë. Prej gëzimit që ua ka bërë shtëpia me gjëra (qante teksa tregonte). Dhashtë Zoti që të gjithë këta njerëz kaq zemërgjerë të kenë vetëm të mira në jetën e tyre, se vetëm fëmijtë sa janë gëzuar mjafton. Nuk e di nuk kam fjalë me përshkru gëzimin e fëmijëve”, u shpreh Hidajetja. (Pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura