KIMETE BERISHA: META, MIXHA I HAJREDIN KUҪIT ISHTE EKSPERT PËR TORTURIMIN E ATDHTARËVE SHQIPTAR, UA KËPUSTE MISHIN ME DARA. E HAJREDINI U JOSH NGA MIXHA QË TË FUTË HUNDËT NË UJËRAT E POLITIKËS ANTISHQIPTARE!

Pashtriku.org, 08. 04. 2013 – Meta, mixha i Hajredin Kuçit, ka qenë ekspert për torturimin e atdhetarëve shqiptar, ua këpuste mishin me dara. Hajredini i ri u josh nga mixha që të futë hundët në ujërat e politikës antishqiptare. Desh u mor në qafë. Puna e Policisë së Kosovës atyre viteve ishte që të rrahë, të maltretojë, burgosë dhe vrasë patriotët shqiptarë. Pas një kohe të shkurtër në polici, Hajredini u pendua. E kuptoi që s’ka as zemër, as kondicion fizik që të vrapojë rrugëve për të ndjekur, rrahur e vrarë bashkëmoshatarët e tij që lypnin liri… Meta e ka pas detyrë të torturojë të burgosurit politikë, Hajredini i ka dhënë detyrë vetes që të largojë nga skena politike të burgosurit politikë…Sipas projektit të bossa-ve fantomë, plani ishte ky: që Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj, ngadalë dhe me “urtësi”, ta “demilitarizonin” partinë. Pra, të largonin nga partia të gjithë luftëtarët dhe të burgosurit politikë. Përveç kryeministrit?! Në projektin 12 vjeçar për “demilitarizimin” e partisë, kontributi i Enverit është boll i madh, po në krahasim me kontributin e Hajredinit është zero. Shumë njerëz të ndershëm dhe të burgosur politikë si me spontanitet janë larguar nga partia ose janë lënë në margjinë, ekskluzivisht duke iu falenderuar Sun Tzu taktikave të Hajredinit.
Profesor Ballthazar
Hajredin Kuçi që nga greva e minatorëve të “Trepçës”, më 1989, jeton në frikë konstante që për të nuk ka mjaft dashuri, nuk ka mjaft pasuri, nuk ka mjaft sinqeritet. Kjo frikë e detyron që pa dashje të bëhet egoist, i rezervuar dhe koprrac. Ka nevojë për rregull, ka nevojë për fonde të sigurta, çdo gjë duhet të jetë perfekt, që të ndihet ai Hajredini i vërtetë, për të cilin ka ëndërruar të bëhet. Për mirëqenien e tij materiale përkujdesen vëllezërit e tij milionerë. Ata, janë të zot, stoikë, kanë pritur derisa bashkëfshatarët e tyre ta çlirojnë Kosovën dhe sapo janë siguruar se Kosova u çlirua, u pasuruan me elegancë. Vëllezërit Kuçi i kanë punët e ndara, më të mençurit prej tyre, Hajredinit, ia kanë besuar që të udhëheqë Kosovën, ndërsa sektorin e parave e mbulojnë ata, gjithnjë duke llogaritur në elokuencën e profesorit, i cili në rast se u bllokohen vëllezërve punët, ndërhyn me shkathtësi, ndërhyn se i ka vëllezër, se edhe paguhet për mençurinë e tij, jo për punë praktike që shihen me sy e që preken me dorë. Edhe Hajredini është praktik. Që ka sens për biznes të gjithë e dinë, po tash është vonë, i penduar, po të mund t’ia niste jetës nga e para, tha, “kurrë më s’do të merrej me politikë”. Se politika e bën që shumë herë të thotë gjëra me të cilat absolutisht nuk pajtohet. Si, për shembull, të thotë që “Kryeministri vendos për çdo gjë, përfshirë për fatin e Hajredinit”!

Përkulja e Binomit Hashim&Hajredin, te varri i “presidentit historik” Ibrahim Rugova!

Politikisht Hajredini është demokrat, e pivatisht është konservativ. Tregon se amanet do t’ua lërë fëmijëve të tij që kur të rriten të merren me çfarëdo që të duan, përveç me politikë. Politika është e poshtër. Bëhet i pari ai që nuk e meriton, e mbetet i dyti Hajredini. Se ndjenjat e tij janë të thella, të fuqishme, intensive dhe komplekse. Të gjithë në parti e dinë që për Hajredinin ekzistojnë vetëm ata njerëz që i pëlqejnë. Kur i pëlqen dikush, siç i pëlqen kryeministri, jepet pas tij totalisht dhe me obsesion, e ata që nuk i pëlqejnë, armiq të ndryshëm brenda partisë së tij, ata për të janë të vdekur, inekzistentë, nuk i sheh me sy. Herë-herë, kur i duket se kryeministri e do më shumë Enver Hoxhajn sesa Hajredinin, kur i duket se nuk po e përfill aq sa ka nevojë Hajredini, i pakënaqur me sasinë e dashurisë që ofron kjo botë mëkatare, bëhet posesiv, thotë: “Kryeministri pa mua s’ka jetë”!
Sipas projektit të bossa-ve fantomë, plani ishte ky: që Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj, ngadalë dhe me “urtësi”, ta “demilitarizonin” partinë. Pra, të largonin nga partia të gjithë luftëtarët dhe të burgosurit politikë. Përveç kryeministrit?! Në projektin 12 vjeçar për “demilitarizimin” e partisë, kontributi i Enverit është boll i madh, po në krahasim me kontributin e Hajredinit është zero. Shumë njerëz të ndershëm dhe të burgosur politikë si me spontanitet janë larguar nga partia ose janë lënë në margjinë, ekskluzivisht duke iu falenderuar Sun Tzu taktikave të Hajredinit. Sensin e tij intelektual e mbërrin vetëm Enver Hoxhaj, në një mënyrë vetëm me të pranon komunikimin. Të tjerët i duken të vegjël, ata s’janë intelektualë si ky. Ka edhe ky momente krizash nervore. Në ato çaste nirvanash, që zgjasin shkurt, rebelohet që nuk ka fat, është i bindur që 100 herë është më i aftë se kryeministri. Kujdeset që këtë mençuri ta transmetojë si me pahir, tinëz, i shfrytëzon paraqitjet e tij në rolin e zëdhënësit të kryeministrit. Po e ka gabim. Kryeministri nuk është ligjërues i librave që i kanë shkruar të tjerët, si Hajredini, kryeministri është krijues vetë, e shkruan fatin e Hajredinëve!
E ka parë nevojën shpirtërore të Hajredinit për t’u bërë kryesori i Kosovës dhe, meqë ia do të mirën, për ta zbritur në tokë, aty ku e ka vendin, ia jep (edhe) detyrën e zëdhënësit, aty ku më së shumti shkëlqen ky bylbyl (mashkull) i Kosovës, se duket entuziast, si nxënësi që reciton vjershën shpejt e shpejt, nga frika se i harron strofët e mësuara përmendësh. Nuk e lejon, se po ta lejojë kryeministri bëhet edhe dogmat mendjengushtë.
Njëherë kur veproi me ndjenja e pa leje, iu hakmor Hydajet Hysenit, Xhevat Bislimit dhe Nait Hasanit. Kërkoi nga zyrtarët amerikanë në Ambasadë që këta tre deputetë t’i largojnë nga Kuvendi. U tha se ata janë mjeranë që po e shfrytëzojnë rastin që kanë dhënë kontribut në luftë. I katërti që deshi ta përfshijë në listën e deputetëve që duhej larguar nga Kuvendi, ishte Xhavit Haliti. Zeka u plak dhe njerëzit vazhdojnë t’i frikësohen. Dinë diçka që ikin nga Zeka si nga djalli! Diçka diti edhe Hajredini kur nuk e përmendi emrin e tij para zyrtarëve amerikanë, sepse jo vetëm që nuk guxoi, por edhe shkaku se Xhaviti, anipse s’ka luftuar, ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës duke mbledhur para për vendlindjen e “tij”.
Hajredini ka kualitet kardinal, është njeri i tokës, e njerëzit e tokës hakmerren. Kryministri i ka besuar shumë pozita në parti e në Qeveri, jo në bazë të meritave të tij në luftën për liri, se ky s’ka luftuar për Kosovë. Të tjerët kanë vdekur dhe e kanë dhënë jetën për Hajredinin. Ky tash, së bashku me vëllezërit e tij, e gëzon lirinë dhe pasurinë që sjell liria e Kosovës, dhe e gëzon të drejtën që ia ka falë kryeministri, që të luftojë kundër atyre që janë dergjur burgjeve të Serbisë për lirinë e Kosovës. Kështu shkon kjo punë.
Nëse futemi thellë dhe i shkruhet biografia, atëherë Hajredini s’do ta meritonte asnjë vend në qeverinë e kryeministrit. Por s’shkon kështu. Shumë më herët, para se Nait Hasani ta bënte publik kallëzimin e tij penal kundër udb-ashëve dhe kriminelëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të armikut, Hajredinit i treguan spiunët e Naitit, prandaj iu hakmor, keq iu hakmor Naitit, se Naiti më 2009 bëri një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë dhe në Prokurorinë Publike të EULEX-it. Naiti kërkoi që të gjykohen armiqtë shqiptarë të Kosovës, e njëri prej këtyre armiqve është edhe mixha i Hajredinit, Metë Kuçi. Meta për Hajredinin ka qenë mixhë, por për shqiptarët ka qenë kriminel. Grupin e Demaçit, Hidajet Hysenin e shumë patriotë të tjerë i torturoi, rrahu e poshtëroi.
E ka ditur edhe SHIK-u që Metës, si shef i sigurimit shtetëror për regjionin e Prishtinës, UDB-ja ia ka besuar sektorin e torturës, sepse aty tregohej më i zoti, i kishte përvetësuar disa metoda speciale që i çonte të burgosurit shqiptarë në vetëvrasje. Ka qenë ekspert për torturimin e atdhetarëve shqiptar. Meta ua këpuste mishin me dara. E shikoj një foto me një viktimë të Metës. E shoh pa asnjë dhëmbë në gojë, si viktimat në Biafër, Meta ia kish thyer dhëmbët një nga një. Nuk është ndëshkuar për krimet që ka bërë kundër njërëzimit. Dhe ka vdekur pas luftës, siç vdesin gjeneralët, pra në shtrat ka vdekur. Viktimat e tij nuk shpresojnë që drejtësia, (e udhëhequr nga nipi i tij Hajredini) do të realizohet ndonjëherë, prandaj i luten drejtësisë së Zotit që tani kriminel Meta në atë botën tjetër të mos presë kiametin atje në Barzakh, por të transferohet drejtpërdrejt në ferr, ku e presin bashkëpunëtorët e tij në krim dhe torturë kundër shqiptarëve.
E kanë në gjen luftën ndaj të burgosurve politikë. Meta e ka pas detyrë të torturojë të burgosurit politikë, Hajredini i ka dhënë detyrë vetes që të largojë nga skena politike të burgosurit politikë. Hajredini i ri u josh nga mixha që të futë hundët në ujërat e politikës antishqiptare. Desh u mor në qafë. Puna e Policisë së Kosovës atyre viteve ishte që të rrahë, të maltretojë, burgosë dhe vrasë patriotët shqiptarë. Pas një kohe të shkurtër në polici, Hajredini u pendua. E kuptoi që s’ka as zemër, as kondicion fizik që të vrapojë rrugëve për të ndjekur, rrahur e vrarë bashkëmoshatarët e tij që lypnin liri. Braktisi policinë për t’u bërë kryesori në Universitet. E ka zanat pendimin. Të gjitha profesionet e Hajredinit fillojnë me germën p: polic, politikan, profesor.
Vetëm Kosova nuk e ka paditur Serbinë për gjenocid
Vetëm ardhmëria e kryeministrit i duket e sigurt, ndaj kapet fort pas tij. Nuk i pëlqejnë të panjohurat, e tmerrojnë përvojat e reja, përveç studenteve femra të reja, prej tyre nuk trishtohet. Rëndomë është mendimtar i kujdesshëm, idealet më ekstreme i ndjek me gusto dhe digjet ngadalë, por nëse e prek në tel, si për shembull nëse ia rikujton që nuk ia ka dhënë Zoti karizmën e liderit (siç ia ka dhënë kryeministrit), kur ia përmend mixhën, patriotizmin dhe policinë, ai e humb kontrollin, i çliron tensionet e brendshme dhe këtë e bën me trup e me shpirt. Shpërthen në skenë kur ia thotë: “S’ka këtu cili është më patriot, e cili më pak patriot. S’ka këtu cili është për flamur e cili kundër flamurit shqiptar”. Ka, ka, o njeri. Nuk vendos ti a ka, a s’ka rëndësi të jesh patriot. S’të pyet askush ty. Populli s’të pyet po mendoj. E dinë SHIK-u se bash për inat të flamurit loboi që ideatori i deformimit të flamurit kombëtar me yllin pesërremësh në të majtë Azem Vllasi të bëhet diku (ku të mundet) ambasador.
I lindur gjatë stinës së dimrit në Ljutogllavë, sa më shumë i nxehet koka, aq më shumë i tëhollohet zëri, i thahet fyti derisa e zbraz nga trupi i tij hidhërimin në formë të sarkazmit dhe ironisë. Edhe ai e di që sarkazmi dhe ironia e tij janë të trasha, por s’ka tjetër armë. Ai s’ka qenë luftëtarë i lirisë që të ketë luksin për të heshtur kur s’ka çfarë të thotë!
Burimet e mia brenda policisë e kanë zbuluar arrogancën e Hajredinit ndaj policëve. Ndaj policëve burra, se me femra police nuk shtyhet, vetë e ka thënë kur në kuvend iu vërsul deputetja Xhylnaze, e injoroi Xhylnazen e tha se nuk është në kulturën e tij që të shtyhet me gra, veç me burra e bën këtë veprimtari. Ani pse ende nuk dihet një rast kur Hajredini u shty me ndonjë burrë. Të tjerë burra shtyhen me burra të tjerë për Hajredinin. Këtu edhe buron liria ime të them gjysmën e asaj që kam për të thënë për të, sepse e di që ai është xhentëlmen dhe nuk shtyhet me mua femrën.
Ëhë, sa herë frikësohet për fatin e tij politik u drejtohet zyrtarëve amerikanë të Ambasadës për “ndihmë”. Lëre ti, zyrtarët amerikanë nuk i përgjigjen, veç e këqyrin seri kah e paramendojnë çfarë do të thoshte për Amerikën, nëse për shembull, mixha i Eric H.Holder (shef i Departamentit të Drejtësisë në USA) do të kishte qenë pjesëtar i Al Kaidës dhe të kishte torturuar amerikanë (siç ka vepruar mixha i Hajredinit kundër popullit shqiptar). E marrin me mend amerikanët e Prishtinës çfarë tragjedie amerikane do të ishte sikur vetë Eric H.Holder për një kohë të shkurtër të kishte qenë punëtor i policisë së Al Kaidës (siç ka punuar Hajredini veç pak për policinë okupatore). Në Amerikë dy nga tri krimet kundër shtetit është tradhtia dhe spiunazhi. Lëre ti çfarë ka qejf Hajredini! Hajredinin e spiunoi Wikiliksi. U bë i pari në botë që për gazetat lokale në shqip, jo në adresë të Assanges, e “demantoi” Wikiliksin, se Assange është xheloz, nga rivaliteti e “sajoi” tregimin për veprimtari spiunazhi dhe diferencimi të Hajredinit ndaj shokëve të tij të partisë!
Ndërkohë që Hajredini u bë ministër i Drejtësisë (dëshirat Metës i plotësohen edhe në ferr) suksesi më i madh i tij deri tani është transformimi i të burgosurve në vegjetarianë, dieta e mishit që po e zbaton për ta. Derisa ta zgjedhë këtë çështje madhore me mish, ne vegjetarianëve po na bën për të vjellë. Të burgosurit shqiptarë nuk torturohen si në kohën kur Meta ua këpuste mishin me dara, po Hajredini i lë pa ngrënë mish. Suksesi i dytë më i madh i Hajredinit është “urdhri” që u dha shqiptarëve të Luginës së Preshevës: “Rrini mirë. Mos e shpallni pavarësinë nga Serbia dhe mos u ngrini kundër shtetit tuaj, Serbisë, se Lugina e Preshevës nuk është juaja”.
Tadiqi guxon, shef të ushtrisë serbe e emëron gjeneralin Ljubisa Dikoviç i cili udhëhoqi krimet ndaj popullatës së Drenicës më 1999. E Kryeministri i Drenicës nuk guxon që pasardhësin e Jasharajve ta bëjë as avokat të popullit, viktimë të Kosovës.
Nëse të përbejmë në gjakun e dëshmorëve, a na tregon:
Pse, z.Kuçi, po vazhdon ta mbrosh Serbinë? Pse vetëm Kosova nuk e ka paditur Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndëkombëtare për Drejtësi në Hagë?!
(Ky shkrim fillimisht është botuar në 20. 12. 2011)

==============================
KIMETE BERISHA: HAJREDIN KUҪI ‘KA VDEKUR’ NË ҪASTIN KUR E KAM

KUPTUAR KONTRIBUTIN E TIJ DHE FAMILJARËVE TË TIJ DHËNË REGJIMIT SERB!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1461

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura