HALIL SELIMI: KOSOVA JOSOVRANE DHE SOVRANËT E VARFËR!

Prishtinë, 06. 12. 2013 – Në një shtet të pavarur, të cilit po i gërryhej sovraniteti përditë, po rriteshin vetëm pushtetarët absolutistë. Dersia, pushteti po koncentrohej tek pushtetarët, tek votuesit e tyre, po shtrihej mjerimi dhe varfëria e paskaj! Po rritej marramendshëm distancat votues-pushtetar. Votuesi, si sovran i delegimit të mandatit tek pushtetari, në vend të mirëqenies po merrte mandatën e të varfërit! Ndërsa të përfituarit po bëheshim vetëm grupe të interesit dhe të pushtetit, numerikisht të kufizuar.
Kosova e paketës së Ahtisarit, arriti të formësohet, të shpallet dhe të ndërtohet si një shtet i pavarur. Por edhe në prag të gjashtëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, sovraniteti shtetëror i Kosovës akoma po nëpërkëmbet.
Formati i saj i paketuar edhe me kushtetutë, sikur nuk po arrinë të del plotësisht nga paketimi i sovranitetit të kufizuar. Edhe pas njohjes masive ndërkombtarisht, rrugët e ndërtimit të plotë sikur po vazhdojnë pafundësisht.

Pushtetarët e pasur dhe sovranët e varfër!

 Raunde negociatash të njëpasnjëshme, në vend se të forcojnë shtetësinë e brishtë, pas çdo raundi të imponuar bisedimesh me Serbinë, Kosova po pagun çmime të dhimbshme në kurriz të sovranitetit dhe shtetësisë! Duke ndërtuar edhe sovranitetin e dyfishtë. Një Kosovë shtet dhe një Kosovë me shtetësi. Kosovë multietnike dhe multisovrane, njëkohësisht.
Krahas sovranitetit të dyfishtë, që po i zë frymën shtetësisë së Kosovës, në zgjedhjet e fundit doli nga heshtja dhe po flet me gjuhën e votës edhe sovrani i vërtetë. Sovrani i votës së lirë, që premton ndërtimin real të një shteti të mirëfilltë demokratik, të denjë dhe të pranueshëm edhe për familjen europiane të demokracisë.
Përfaqësuesit e pavarësisë filluan ta ndërtonin mbrapshtë pavarësinë e tyre pushtetare kundrejt votuesit dhe jo të shtetësisë. Pushtetarët pushtuan pushtetin, absolutisht! Ndërsa, votuesin, sa nuk e shndërruan në një makineri reproduktive të vullnetit të pushtetarëve dhe jo të vullnetit të lirë politik!
Në një shtet të pavarur, të cilit po i gërryhej sovraniteti përditë, po rriteshin vetëm pushtetarët absolutistë. Dersia, pushteti po koncentrohej tek pushtetarët, tek votuesit e tyre, po shtrihej mjerimi dhe varfëria e paskaj! Po rritej marramendshëm distancat votues-pushtetar.
E gjithë perspektiva e pushtetit po orientohej në bisedime shtetëformuese jo shumë afirmative dhe mirëqenje të një klase pushtetarësh numerikisht të kufizuar dhe shërbyesëve servilë të tyre të pafund, si dhe punësim vetëm të të privilegjuarëve. Punësime të të punësuarëve edhe me disa vende pune, ani se ka vendbanime të tëra pa asnjë të punësuar.
Tashmë, mirëqenja, çdo ditë e më shumë, po rritej dhe përqendrohej në individë të kufizuar numerikisht, krahas të cilëve, po rritej dhe varfëria që po shtrihej papërballueshëm masovikisht!
Pushtetarë tanë, pa dallim përkatësie partiake, ngjyre a ideologjie politike, fetare a nacionale, po thellonin shkëputjen nga ata që ju japin mandatin, duke ua këthyer kundërshpërbilimin në formë të mandatës! Votuesi, si sovran i delegimit të mandatit tek pushtetari, në vend të mirëqenies po merrte mandatën e të varfërit! Ndërsa të përfituarit po bëheshim vetëm grupe të interesit dhe të pushtetit, numerikisht të kufizuar.
Prej kohësh, rrjeti i përfituesëve të privilegjuar nuk tejkalon orbitën e pushtetarëve ku veprojnë, afarojnë, harbojnë dhe argëtojnë. Kjo edhe po bëhej orbita ku ata sillen dhe jetojnë në frymën dhe frymëzimin e atyre që rreth tyre sillen të kënaqur pa e kuptuar se ka një botë të tërë njerëzish që vuajnë jetën dhe nuk e shijojnë as ëndërrueshëm të mirat e atyre që i rrethojnë.
Dhe, harruan pushtetarët tanë, se bota e votës është shumë më e madhe se ajo bota e përfituesëve shërbëtorë, të cilët janë rehatuar me fis e me farë. Vërtetë janë pak të kënaqurit që i rrethojnë pushtetarët tanë, përtej të cilëve, ata, nuk lënë të shohin mjerimin që po shtrihet si murtajë, jashtë këtij servisi njerëzish lajkatarë, numerikisht të paktë, por servilë e lavdërues të mëdhenjë. Përtej lavdëratave të pafundta iluzioniste, thuajse nuk egziston asgjë që ja vlenë t’i shqetësojë padronët e tyre pushtetarë.
Dhe, vjen dita kur mandatin e dhënë, votuesi, do ta këthejë në mandatë ndëshkimi e humbjeje për mosmirënjohësit pushtetarë. Kështu edhe na e përkujton të gjithëve se sovrani është ai që voton dhe jo ai që pushteton!
Prandaj edhe ndodhin përmbytjet e mëdha: rënia e pushtetarëve, sado autoritarë qofshin ata!
Kur vendosë sovrani, përtokë bien të “mëdhenjtë” dhe të “vegjlit” fitojnë!
Urime Kosovë!

 …………………………………………………………

(Ilustrimin e përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura